InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Artikuj

“A kishte trashëgimtarë Jezusi?”/ Misteret që fshihen në Vatikan: Nga provat e ekzistencës së Krishtit, tek Iluminati dhe historia e Papës grua …

28 Dhjetor, 2019
in Artikuj, Lifestyle, Të ndryshme
A A
“A kishte trashëgimtarë Jezusi?”/ Misteret që fshihen në Vatikan: Nga provat e ekzistencës së Krishtit, tek Iluminati dhe historia e Papës grua …

Vatikani është një vend misterioz. Ka shumë zëra mbi përmbajtjen e arkivave të tij të fshehta, të cilat mund të vërtetojnë ose hedhin poshtë shumë nga besimet dhe bindjet që kanë sot njerëzit. Ja çfarë mund të fshihet në Selinë e Shenjtë:

Dëshmi se Jezusi ka ekzistuar (ose nuk ka ekzistuar)

Nëse Jezu Krishti ka ekzistuar apo jo, kjo është diçka e diskutueshme midis besimtarëve dhe jo-besimtarëve. Sidoqoftë, disa pretendojnë se Kisha Katolike mund të ketë tashmë një përgjigje për këtë pyetje të vjetër, dhe ajo ndodhet në arkivat sekrete të Vatikanit. Aty mund të ruhet dokumentacioni i linjës së trashëgimtarëve të Jezusit.

Por kjo është vetëm maja e ajsbergut. Disa teoricienë, pretendojnë se Vatikani mund të jetë duke fshehur prova që verifikojnë ekzistencën e Krishtit, ose që vërtetojnë se Jezusi, ose të paktën ai që përshkruhet në Bibël, nuk ka ekzistuar kurrë. Kjo dëshmi, mendohet se vjen nga letërkëmbimi origjinal midis perandorit romak Neron dhe Shën Palit.

Artefakte fetare të rëndësishme

Ekzistojnë shumë objekte legjendare, që lidhen me fetë Judeo-Kristiane në përgjithësi, dhe Katolicizmin në veçanti. Sigurisht, ato mendohen se kanë humbur, apo se disa prej tyre mund të mos kenë ekzistuar. Shumëkush pyet se ku ndodhet kryqi ku u kryqëzua Jezusi? Po Arka e Besëlidhjes? Graali i Shenjtë ? Kurora me tela me gjemba që iu vendos Krishtit, në momentin e keyqëzimit? Disa besojnë, se ato gjenden që të gjitha në arkivat sekrete poshtë Vatikanit.

Projekti i një makine fluturuese të çuditshme

Lourenço de Gusmao, ishte një prift brazilian i magjepsur pas fluturimit dhe lundrimit. Në vitin 1709, ai ndodhej në Lisbonë të Portugalisë, kur lexoi për herë të parë mbi zbulimet e fizikantit anglez Isak Njuton. Aty ai pa sesi ajri i nxehtë pranë flakes së qiriut, ngriti lart në ajër një flluskë sapuni.

Kjo e nxiti të kryente shumë eksperimente publike, të cilat kulmuan me krijimin e pajisjes së parë fluturuese më të lehtë se ajri: një version i vogël i balonës me ajër të nxehtë. Krijimi i tij i fundit, ishte një pajisje misterioze fluturuese, modelet e së cilës janë në pronësi të Vatikanit. Makina e njohur si “Passarola”, kishte një strukturë komplekse.

Gjithcka për Illuminati-n

Shumë teoricienë të konspiracionit, besojnë se Iluminati, një shoqëri sekrete e krijuar disa shekuj më parë, kontrollon ende sot arkivin sekret të Vatikanit. Por kjo bindje buron ndoshta nga një keqkuptim i thjeshtë. Ndërsa arkivat janë jashtëzakonisht ekskluzive, mbi ato nuk ka asgjë “sekrete”.

Nëse shihni emrin e plotë të arkivit “Archivum Secretum Apostolicum Vaticanum”, termi “secretum” nuk do të thotë në fakt “sekret” në një kuptim konfidencial. Një përkthim më i aktë do të ishte “arkivat private të Vatikanit”, që është shumë më pak tërheqës, sesa termi “arkivat sekrete”, që nënkupton zakonisht shumë dije të ndaluara.

Dëshmi të një Pape grua

Papa Joani, një Papë grua që e drejtoi Kishën diku rreth vitit 855, është një temë delikate për Kishën Katolike. Dhe kjo pavarësisht se ajo përmendet në të paktën 500 tekste historike. Thuhet se Joana i shpëtoi dhunës dhe varfërisë së epokës, duke u maskuar si një prifti i quajtur Xhon Anglikus, Gjoni Anglez.

Ajo ishte e aftë dhe shumë popullare, duke arritur të ngjisë shkallët e hierarkisë kishtare deri në rangun e kardinalt, dhe në fund u zgjodh Papë. Ato kohë ishin të trazuara dhe të dhunshme në Romë. Papët dhunoheshin shpesh për vdekje nga klerikët ambiciozë.

Shumë tekste thonë se ajo u zgjodh gjatë kohës që ishte shtatzënë, dhe se e lindi fëmijën në mesin e një shërbese fetare. Ajo dhe fëmija u vranë nga turma. Por disa tekste të tjera, pretendojnë se ajo u dërgua në një manastir, dhe se fëmija u bë më vonë një peshkop. Kisha nuk është një dashamirëse e historisë së Papës Joan. Dhe studiues të ndryshëm, thonë se ajo nuk është asgjë tjetër veçse një legjendë e çuditshme.

Papa Françesku, lajmëtar i fundit të botës

Nëse i besojmë Profecisë së Petrus Romanus – e njohur ndryshe si Profecia e Papëve – Papa Françesku është papa i fundit, dhe një lajmëtar i fundit të botës. Profecia u shkrua në vitin 1143 nga Arqipeshkvi i Armag, që ishte duke vizituar Papën Inncentin II në Romë, kur pa një vizion të çuditshëm për “papët e ardhshëm”, me një gjuhë frazash misterioze që i përshkruan ato. Sipas tij papa i fundit në listë – për të cilin profecia pretendon se është një shenjë e ditëve të fundit të botës – është ai që quhet “Petrus Romanus” ose Pjetri Roman. Disa e lidhin atë pikërisht me Papa Françeskun.

Fytyra e vërtetë e Krishtit

Ekziston një teori, sipas së cilës arkivi sekret i Vatikanit, mund të përmbajë disa “përshkrime bashkëkohore të Jezusit”, pra portrete zyrtare të pikturuara nga njerëzit, që e takuan atë në jetën reale. Por gjykuar mbi artin e bashkësive hebraike në atë periudhë kohore, ngjan shumë e vështirë që dikush të ketë qenë në gjendje të bënte një portret të Jezusit, me cilësinë e veprave të Rilindjes.

Kockat misterioze të Shën Pjetrit

Nëntë pjesë nga eshtrat që Vatikani i paraqet si ato të Apostullit të Parë, Palit, u gjetën në vitin 1939 në një nekropol nën bazilikën e Shën Pjetrit. Në vitin 2013, Papa Françesku, i prezantoi vetë eshtrat e supozuara të papës së parë para publikut në meshën e të dielës.

Thuhet se një punëtori të bazilikës, i ishte thënë t’i vendoste ato brenda një arkivoli me mbishkrimin “Petros Eni” (nga greqishtja “Pjetri është këtu”). Por ai i vendosi në një kuti këpucësh, dhe i ruajti në një dollap. Dekada më vonë, studiuesja Margerita Guarduçi i zbuloi rastësisht, dhe njoftoi Papa Palin VI.

Të gjithë papët që atëherë, nuk kanë dhënë një përgjigje të prerë nëse kockat janë 100 për qind ato të Shën Pjetrit. Në vitin 1968, Pali VI tha se eshtrat ishin “identifikuar në një mënyrë, që ne mund ta konsiderojmë bindëse”. Por shumë arkeologë nuk pajtohen me këtë gjë./Toptenz.net-Përshtatur nga CNA.al

Të Lidhura

TË RIKTHEHEMI TEK LAPSI DHE LETRA/ PËRFITIMET E TË SHKRUARIT ME DORË
Të ndryshme

TË RIKTHEHEMI TEK LAPSI DHE LETRA/ PËRFITIMET E TË SHKRUARIT ME DORË

14 Gusht, 2025
XHUBLETA— Mbretëresha e Heshtur e Bjeshkëve
Artikuj

XHUBLETA— Mbretëresha e Heshtur e Bjeshkëve

12 Gusht, 2025
Rrok Dodaj, Kryetar i Bashkisë Pukë: Puna, vizioni dhe angazhimi ynë për një Pukë më të zhvilluar
Të ndryshme

Rrok Dodaj, Kryetar i Bashkisë Pukë: Puna, vizioni dhe angazhimi ynë për një Pukë më të zhvilluar

10 Gusht, 2025
Ilir Shyta, një model i mendimit të kthjellët dhe fjalës me përmbajtje
Artikuj

Ilir Shyta, një model i mendimit të kthjellët dhe fjalës me përmbajtje

3 Gusht, 2025
Jonela Spaho – Zëri i Arsyes dhe Ndjeshmërisë në Botën e Fjalës
Artikuj

Jonela Spaho – Zëri i Arsyes dhe Ndjeshmërisë në Botën e Fjalës

3 Gusht, 2025
Po ju i dinit? Ja kush janë pesë përfitimet shëndetësore nga qëndrimi në plazh
Lifestyle

Po ju i dinit? Ja kush janë pesë përfitimet shëndetësore nga qëndrimi në plazh

3 Gusht, 2025

TË FUNDIT

Paralajmërimi i pavdekshëm i Dianas për Harryn dhe Williamin
Show Biz

Paralajmërimi i pavdekshëm i Dianas për Harryn dhe Williamin

18 Gusht, 2025

HOROSKOPI I DITËS, e hënë 18 gusht 2025
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e hënë 18 gusht 2025

18 Gusht, 2025

”New York Times” zbulon bisedën e Trump me liderët e BE
Bota

”New York Times” zbulon bisedën e Trump me liderët e BE

17 Gusht, 2025

HOROSKOPI I DITËS, e diel 17 Gusht 2025
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e diel 17 Gusht 2025

17 Gusht, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com