InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

“Mini-Shengeni Ballkanik”, reagojnë Legalistët, Axhami: Anashkalimi i Kosovës kundër interesave kombëtare

22 Dhjetor, 2019
in Aktualitet, InfoPress, Lajme, Politikë
A A
Paketa antishpifje, reagojnë LEGALISTËT, Shpëtim Axhami: Provokim ekstrem kundër lirisë së medias dhe fjalës së lirë

Projekti i “Mini-Shengenit Ballkanik”, që po diskutohet prej tre ditësh në Tiranë dhe që mblodhi liderët e vendeve të rajonit perëndimor të Ballkanit në kuadër të prezantimit ideor dhe fokusit për vazhdimësinë, ka nxitur një valë të madhe debatesh politike dhe publike, pasi për shumicën e shqiptarëve ky projekt është një zgjatim i vizionit dhe ambicies së kahershme të politkës serbe për formësimin e Jugosllavisë së Madhe.

Kjo ide, përforcohet dhe më shumë, kur tryezës së diskutimeve në Tiranë, i mungon faktori më relevant, Kosova, e cila në optikën e zhvillimeve, është padyshim “nyja gordiane”, mungesa e së cilës e bën thuajse të pamundur funksionalizimin e projektit.

Qëndrimeve kundër këtij projekti, pa prezencën në tavolinën e diskutimeve të faktorit të shqiptarëve të Kosovës, iu është shtuar dhe Lëvizja e Legalitetit, subjekt politik ky me një bosht të fuqishëm kombëtar, ku përmes një prononcimi të kryetarit Axhami, shprehet skepticizmi i këtyre diskutimeve dhe tendenca e një marrëveshjeje me bazë antikombëtare, duke rikthyer sërish hijet e së shkuarës, ku fqinjët e trajtojnë Shqipërinë të rrudhosur, pa pjesët e tjera, në dhunim të plotë të etnicitetit të tyre.

Anashkalimi i Kosovës, -shprehet kryelegalisti Axhami,-është dështimi ende pa filluar i këtij projekti, pasi, askush nuk mund të cënojë interesat gjeopolitike të shqiptarëve të Kosovës. Liria e tyre është garantuar me gjakun e patharë akoma të mijëra e mijëra qytetarëve kosovarë, të cilët shohin sot, në votrën amësore, barbarin shekullor dhe gjakatarin e tyre, teksa sfilon në rrugët e mëmës Shqipëri, në përpjekjen e radhës për të shtrirë kthetra dhe tentakula drejt copëzimit dhe përcarjes së shqiptarëve.

Në deklaratën e tij, kreu i PLL, Shpetim Axhami, apelon fuqishëm se: Interesi kombëtar, duhet të jetë mbi etjen për pushtet, në të kundërt ke tradhëtuar bashkëkombasit e tu.

Lëvizja e Legalitetit, subjekti politik shqiptar që në kolonat bazë të ideologjisë së saj ka cështjen kombëtare, përmes ndrysimeve në lidershipin e saj, është shndërruar së fundi në një vokacion të fuqishën dhe kumbues të identitetit kombëtar dhe përcimit të vlerave kombëtare.

Të Lidhura

MOTI I DITËS, e diel 3 gusht 2025: Temperatura deri në 35 gradë celsius
Aktualitet

MOTI I DITËS, e diel 3 gusht 2025: Temperatura deri në 35 gradë celsius

3 Gusht, 2025
Alimehmeti kërkon riformatim forumesh dhe zgjedhje të reja në PD: Nuk mund të varet veç nga Berisha
Aktualitet

Alimehmeti kërkon riformatim forumesh dhe zgjedhje të reja në PD: Nuk mund të varet veç nga Berisha

2 Gusht, 2025
”Kodi i ri Penal i mbyll gojën shoqërisë”, Fuga analizon ndryshimet: Nuk pashë një nen që mbron gazetarët
Aktualitet

”Kodi i ri Penal i mbyll gojën shoqërisë”, Fuga analizon ndryshimet: Nuk pashë një nen që mbron gazetarët

1 Gusht, 2025
Eduart Ndocaj uron me emocion ditëlindjen e nënës së tij: “Je bekim për këdo që të ka pranë”
Aktualitet

Eduart Ndocaj uron me emocion ditëlindjen e nënës së tij: “Je bekim për këdo që të ka pranë”

28 Korrik, 2025
Dy turiste austriake rrahin shqiptarin në Ksamil, ndërhyn policia! (EMRAT)
Aktualitet

Dy turiste austriake rrahin shqiptarin në Ksamil, ndërhyn policia! (EMRAT)

24 Korrik, 2025
Temperaturat kapin 40°C, njihuni me parashikimin e MOTIT për sot
Aktualitet

Temperaturat kapin 40°C, njihuni me parashikimin e MOTIT për sot

22 Korrik, 2025

TË FUNDIT

Ilir Shyta, një model i mendimit të kthjellët dhe fjalës me përmbajtje
Artikuj

Ilir Shyta, një model i mendimit të kthjellët dhe fjalës me përmbajtje

3 Gusht, 2025

Jonela Spaho – Zëri i Arsyes dhe Ndjeshmërisë në Botën e Fjalës
Artikuj

Jonela Spaho – Zëri i Arsyes dhe Ndjeshmërisë në Botën e Fjalës

3 Gusht, 2025

MOTI I DITËS, e diel 3 gusht 2025: Temperatura deri në 35 gradë celsius
Aktualitet

MOTI I DITËS, e diel 3 gusht 2025: Temperatura deri në 35 gradë celsius

3 Gusht, 2025

Po ju i dinit? Ja kush janë pesë përfitimet shëndetësore nga qëndrimi në plazh
Lifestyle

Po ju i dinit? Ja kush janë pesë përfitimet shëndetësore nga qëndrimi në plazh

3 Gusht, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com