InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Artikuj

Mediat gjermane: Grekët janë përtacë, hileqarë, gënjeshtarë dhe mjeshtra te korrupsionit

16 Dhjetor, 2019
in Artikuj, InfoPress
A A
Mediat gjermane: Grekët janë përtacë, hileqarë, gënjeshtarë dhe mjeshtra te korrupsionit

“Janë pasardhës të padenjë të së kaluarës së lavdishme helene. Turp për ta që janë bërë zhele dhe grindavecë, jo vetëm me Shqipërinë, por me të gjithë fqinjët.”

Nga Sokol Neçaj

Kam patur fatin ta kisha shok zyre një burrë shumë të mençur e të kulturuar. Ishte analist dhe njohës nga më të mirët që kishte në atë kohë Ministria e Jashtme e Shqipërisë. Quhej Pjerin Vata.

Pjerini vdiq në kulmin e pjekurisë së tij intelektuale, shumë i ri dhe i varfër. Vdiq i varfër, megjithëse kishte dy diploma nga shkolla të huaja, edhe pse fliste pesë gjuhë, megjithëse ishte përkthyes zyrtar i Presidentit të Republikes. Ishte i varfër edhe pse bashkëshortja e tij ishte drejtore e Tregtisë së Tiranës.

Por, Pjerini vdiq shumë i lumtur dhe i pasur, sepse kishte dy vajza që ishin pasuria dhe krenaria e tij më e madhe. Pjerini kishte një familje që e çmonte shumë. Pjerini ishte babai i Mimi Kodhelit. Prandaj, kush njeh këtë familje, i vjen pështirë nga sulmet banale e primitive të medias greke. Turp për ta që janë bërë zhele dhe grindavecë, jo vetëm me Shqipërinë, por me të gjithë fqinjët.

Dy vjet më parë, kur nisi kriza greke, një revistë gjermane botoi një imazh të Afërditës në kopertinën e saj, me titull: “Mashtruesi në familjen euro”. Në artikull, grekët modernë përshkruheshin si përtacë të mefshët, hileqarë dhe gënjeshtarë, mjeshtra të korrupsionit, pasardhës të padenjë të kaluarës se tyre të lavdishme helene.

Ironia e artikullit është se Greqia moderne ka pak gjëra të përbashkëta me Perikliun apo Platonin. Nëse ka ndonjë gjë, është projekti i dështuar gjerman. Ishte viti 1832 dhe Greqia sapo kishte fituar pavarësinë nga Perandoria Osmane. “Fuqitë e mëdha” të kohës – Britania, Franca dhe Rusia – emëruan një princ Bavarian si mbretin e parë të Greqisë. Emri i tij ishte Otto. Ai mbërriti në mbretërinë e tij të re me një ekip arkitektësh, inxhinierësh, mjekësh dhe ushtarësh gjermanë, – dhe nisi projektin për të rikonfiguruar vendin sipas idealit romantik të kohës. Shekulli i XIX kishte sjellë një rigjallërim të interesit europianëve për Greqinë e lashtë. Emra të mëdhenj si Gëte, Shelley, Byron, Delacroix dhe shumë artistë të tjerë, poetë dhe muzikantë iu kthyen bukurisë klasike.

Otto u kujdes që Greqia moderne të jetonte në atë imazh romantik. Athina, në atë kohë një katund i vogël u bë kryeqyteti i ri kombëtar. Arkitektët nga Mynih projektuan dhe ndërtuan pallatin mbretëror, një akademi, një bibliotekë, një universitet dhe të gjitha ndërtesat e bukura e neoklasike.

Në këtë mënyrë Greqia moderne u shpik si një sfond i artit bashkëkohor europian dhe imagjinatës. Kështu, u hodhën themelet e keqkuptimit historik, të cilat ndjekin Greqinë dhe marrëdhëniet e saj me veten dhe vende të tjera europiane përgjithmonë.

Grekët ortodoksë të krishterë, konservatorë dhe të konflikteve te ashpra antagoniste ndaj institucioneve të tyre qeverisëse janë e kundërta e atyre që pritej.

Duke pretenduar vazhdimësi të pandërprerë me të kaluarën e lashtë, veçse është rritur hendeku i thellë në mes grekeve antikë dhe modernë. Me kalimin e kohës, ky mit u bë dogma qendrore e politikës dhe identitetit kombëtar grek.

Ashtu si gjuha e saj, shoqëria greke vuan nga një numër ndarjesh.

Greqia moderne nuk u bë kurrë me të vërtetë e pavarur. Ajo ka qenë gjithmonë më tepër e varur nga fuqitë dhe kapitali i huaj. Ngarkuar me peshën që nuk mund ta mbajnë të paraardhësve që gjoja kanë hedhur themelet e qytetërimit perëndimor, të drejtuar nga nënrryma të forta kulturore që dëmtojnë autoritetin e shtetit, ata kapen fort për realizimin e një ëndërre të premtuar nga klasa e tyre politike, se Greqia në njëfarë mënyre mund të bëjë diçka ndryshe nga pjesa tjetër e botës, një utopi ku njeriu mund të jetojë në ëndërra.

Grekët para së gjithash janë në krizë identiteti, një projekt romantik i dy shekujve më parë, me borxhe kolosale dhe të paaftë për të përshtatur me realitetin e shekullit të XXI.

Të Lidhura

Nga Adelina Pali: Ersi Qazolli, një inspirim për gjeneratën e re
Artikuj

Nga Adelina Pali: Ersi Qazolli, një inspirim për gjeneratën e re

19 Mars, 2026
Nga Adelina Pali: Marrëdhënia mësues-prind një udhë e përbashkët
Artikuj

Nga Adelina Pali: Marrëdhënia mësues-prind një udhë e përbashkët

17 Mars, 2026
Alarm nga Brukseli për integrimin e Shqipërisë: Raporti kyç “IBAR” rrezikon të bllokohet pas votimit për imunitetin e Ballukut
Artikuj

Alarm nga Brukseli për integrimin e Shqipërisë: Raporti kyç “IBAR” rrezikon të bllokohet pas votimit për imunitetin e Ballukut

14 Mars, 2026
Bllokimi i ‘arrestit’ për Ballukun hedh hije mbi procesin e integrimit
Artikuj

Bllokimi i ‘arrestit’ për Ballukun hedh hije mbi procesin e integrimit

14 Mars, 2026
Rrëzimi i regjimit në Iran: a do të bëhej vendi më i lirë, më i pasur apo thjesht më i rrezikshëm?
Artikuj

Rrëzimi i regjimit në Iran: a do të bëhej vendi më i lirë, më i pasur apo thjesht më i rrezikshëm?

12 Mars, 2026
Misteri historik i “Albanisë së Kaukazit”: një histori që pak përmendet në lidhje me emrin e shqiptarëve
Artikuj

Misteri historik i “Albanisë së Kaukazit”: një histori që pak përmendet në lidhje me emrin e shqiptarëve

11 Mars, 2026

TË FUNDIT

Gjirokastra e UNESCO-s pa tualete publike, turizëm pa standarde bazë (VIDEO)
Aktualitet

Gjirokastra e UNESCO-s pa tualete publike, turizëm pa standarde bazë (VIDEO)

22 Mars, 2026

Horoskopi ditor, e Diel 22 Mars 2026
Horoskopi

Horoskopi ditor, e Diel 22 Mars 2026

22 Mars, 2026

“ALARM SIGURIE”/ Ambasada e SHBA publikon njoftimin e DASH: Tregoni kujdes!
Bota

“ALARM SIGURIE”/ Ambasada e SHBA publikon njoftimin e DASH: Tregoni kujdes!

22 Mars, 2026

Gimbo i plotëson “live” kërkesën e Selin në “Goca dhe Gra”, poston foton me unazë
Show Biz

Gimbo i plotëson “live” kërkesën e Selin në “Goca dhe Gra”, poston foton me unazë

21 Mars, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com