Nga Adelina LACI (Zv/Kryetare e Bashkisë Klos)
Kurre se kam pare politiken si dicka qe u perket burrave apo grave apo qe politiken e bejne burrat apo grate, ne kendveshtrimin tim politika eshte arti i atyre individeve (burra apo gra)qe ne ndryshim nga te tjeret, kane arritur te bejne bashke anen praktike te jetes me anen e te menduarit, refleksionit,shpirtit etj
Megjithate,nje femer eshte gjithmone me e gjykuar, dhe me ne fokus se nje burre,kjo jo vetem ne Shqiperi,sigurisht.
Kur shohim nje burre dhe nje grua ne te njejtin nivel arritjesh, gjithnje ekziston nje prirje, e cila na vjen e brendshme , te themi: (ne rastin e femres)nga u be? Si u be? Kush e beri etj.ndersa ne rastin e burrit mbetemi ne ate qe : “punoj fort andej eshte ketu Ku eshte”.Pra ,eshte nje lloj I te analizuarit per individin ne politike qe nuk eshte i njejten per mashkullin dhe femren , si te thuash ndalemi ne element te ndryshem kur objekt bisede Kemi nje burre ose nje grua me angazhim te caktuar politik .
Duke iu referuar kesaj do theksoja fort se kur individi e ka te brendshme deshiren e te berit politike(pra e ben me pasion ate) tregohet I kujdesshem ne krijimin e imazhit te tij( sidomos femra). Pasi mendoj se me i veshtire se te futurit ne politike eshte mbijetesa ne politike !
Dhe pikerisht Ketu qendron dhe ndryshimi midis dy grupimeve te njerezve me nje mase te caktuar angazhimi ne poltike, midis atyre qe jane aty per permbushje te nje pritshmerie apo objektivi te shpejt(aspak te paragjykuar, pasi jane tejet te imponuar , prej menyres sesi operon tregu i punes) dhe grupimit tjeter qe ne fakt nuk njohin nje moment te qasjes ne politike , por nje moment te spikatjes se tyre(pra fale pasionit te natyrshem te tyre per te qene te angazhuar ne politike e kane dhene gjithnje kontributin e tyre ne masen qe kane mundur , ne momente te caktuara te jetes se tyre).
Kam menduar gjithnje qe ne politike eshte i suksesshem individi qe e ka marr persiper kete lloj angazhimi ne momentin qe ka arritur te formohet profesionalisht, pra qe eshte profesional ne nje fushe te caktuar te jetes.
Ne mbyllje te ketij ligjerimi dua te shpreh opinionin tim lidhur me perfshirjen e grave ne politike, e them me bindje se eshte tejet pozitive, nuk ndalem tek nr.sa dua te ndalem tek ai ndryshimi qe bejne femrat duke qene pjese e vendmarrjes, pra e politikes. Gruaja eshte dalluar per rolin e saj mbeshtetes dhe permiresues e si rrjedhoje shume gjera do mund ti bejme shume me mirë duke mos qene indiferente , pavaresisht gjykimit me te cilin na duhet te perballemi!
Faleminderit !
/InfoPressAlbania/











