InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Artikuj

Ja si stresi, e përshpejton procesin e plakjes së njeriut

14 Dhjetor, 2019
in Artikuj, Lifestyle, Të ndryshme
A A
Ja si stresi, e përshpejton procesin e plakjes së njeriut

Nga Szymek Drobniak “Cosmos Magazine”

* Plakja është një dukuri e pashmangshme, për të gjitha organizmat e gjallë. Dhe megjithëse nuk e dimë ende saktësisht se pse plaken gradualisht trupat tanë, kemi filluar ta kuptojmë se si ndodh ky proces. Studimi ynë i ri, i botuar në ‘Ecology Letters”, tregon faktorët që ndikojnë në një nga aspektet më të rëndësishme të procesit të plakjes, në nivelin themelor të ADN-së tonë.

Ai sugjeron sesi stresi, mund aë bëjë të ecë me shpejt “orën biokimike” të trupit, tek kromozomet e qelizave tona. ADN-ja, materiali gjenetik në qelizat tona,- nuk endet lirshëm në bërthamat e qelizave, por është e organizuar në grumbullime të quajtura kromozome.

Kur një qelizë ndahet dhe prodhon kopje të vetvetes, ajo duhet të bëjë edhe një kopje të ADN-së së saj. Dhe për shkak të mënyrës së funksionimit të këtij procesi, një pjesë e vogël e saj humbet gjithmonë në fundin e secilës molekulë të ADN-së. Për të mbrojtur pjesë jetike të ADN-së nga humbja, skajet e kromozomeve kapen me sekuenca të veçanta të quajtura telomere.

Ato zhduken gradualisht gjatë ndarjeve të njëpasnjëshme qelizore. Kjo humbje graduale e telomereve, vepron si një “orë qelizore”:pas secilës ndarje, ato bëhen më të shkurtra, dhe në një moment të caktuar bëhen aq të shkurtëra, sa që e detyrojnë qelizën t’i nënshtrohet një vdekjeje të programuar.

Çështja kryesore, është se çfarë nënkupton ky proces, i cili ndikon në nivelin qelizor tek vdekshmëria jonë. A ka vërtet shumë rëndësi fati i qelizave të veçanta? Plakja qelizore, është vetëm një nga shumë elementët e plakjes së njeriut. Por ajo mbetet gjithashtu një nga më të rëndësishmet.

Përkeqësimi gradual i indeve në trupin tonë, dhe vdekja e pakthyeshme e qelizave tona, është përgjegjëse për efektet më të dukshme të plakjes, siç është humbja e përgatitjes fizike, përkeqësimi i indeve lidhëse që çojnë në rrudhjen e lëkurës, apo në sëmundje neurodegjenerative siç është sëmundja e Parkinsonit.

Një pyetje tjetër thelbësore është:a ka faktorë që shpejtojnë ose ngadalësojnë humbjen e telomereve? Deri më tani, përgjigjet tona ndaj kësaj pyetje kanë qenë jo të plota. Studimet e fundit, kanë garantuar një analizë mbi mekanizmat e mundshëm, duke sugjeruar që elementë të tillë si infeksionet, apo madje energjia shtesë për riprodhimin e qelizave, mund të përshpejtojnë shkurtimin e telomereve, dhe të përshpejtojnë plakjen qelizore.

Kjo dëshmi është e pjesshme, por që të gjithë këta faktorë, duket se e kanë një gjë të përbashkët: ato shkaktojnë një “stres fiziologjik”. Në përgjithësi, qelizat tona stresohen kur ndërpriten proceset e tyre biokimike, ose nga mungesa e burimeve, apo nga ndonjë arsye tjetër.

Për shembull, nëse qelizat humbasin shumë ujë, mund të themi se ato po përjetojnë një “stres të dehidratimit”. Këtu futen edhe llojet më të njohura të stresit. Lodhja dhe puna e tepërt, na fusin nën një stres kronik, ashtu si të ndjerit të shqetësuar për periudha të zgjatura. Mungesa e gjumit apo stresi emocional, mund të ndryshojnë “shtigjet” e brendshme qelizore, përfshirë funksionimin e telomereve.

Me këtë në mendje, ne i bëmë vetes një pyetje të thjeshtë:A munden këto lloje të ndryshme të stresit të përjetuara nga një individ, të përshpejtojnë realisht shkallën e plakjes së tyre? Në studimin tonë, të drejtuar nga kolegu im Marion Shatelen i Universitetit të Varshavës, zgjodhëm që ta shqyrtojmë këtë çështje sa më gjerë.

Shumë studime, e kanë analizuar këtë çështje në specie specifike, si tek minjtë, apo edhe speciet e ndryshme të peshqve dhe shpendëve. Ne përdorëm të gjitha të dhënat në dispozicion, duke arritur në përfundimin se humbja e telomereve ndikohet shumë nga stresi. Stresi e përshpejton humbjen e telomereve, si dhe “orën” e brendshme qelizore.

Ç’është më e rëndësishmja, ka rëndësi edhe lloji i stresit. Deri tani ndikimi më i fortë negativ, shkaktohej nga infeksione patogjene, konkurrenca për burime, dhe investimi i shumë energjiv tek riprodhimi. Faktorë stresi si një dietë ushqimor e dobët, shqetësimet njerëzore apo jetesa urbane, e përshpejtojnë gjithashtu plakjen qelizore, megjithëse në një masë më të vogël.

Po çfarë e bën stresin të ushtrojë një ndikim kaq të fuqishëm në “orët” tona qelizore? Kur qelizat stresohen, kjo shfaqet shpesh përmes grumbullimit të molekulave oksiduese, siç janë radikalet e lira. Duke u gjendur në skajet e ekspozuara të kromozomeve tona, telomeret janë objektiva të përkryer për t’u sulmuar nga këto molekula kimikisht reaktive.

Analiza jonë sugjeron, që pavarësisht nga lloji i stresit të përjetuar, ky stres oksidues mund të jetë procesi biokimik aktual, që e lidh stresin me humbjen e telomereve. Studimi ynë nënvizon një të vërtetë të rëndësishme:duke e reduktuar stresin, ne mund t’i bëjmë trupit tonë një favor të madh. Në botën moderne, është e vështirë të shmangësh tërësisht stresin. Por ne mund të marrim vendime të përditshme për ta zvogëluar atë. Flini mjaftueshëm, pini mjaftueshëm ujë, ushqehuni shëndetshëm, dhe mos e stresoni shumë veten./ Përshtatur nga CNA.al

Të Lidhura

Nga Adelina Pali: Marrëdhënia mësues-prind një udhë e përbashkët
Artikuj

Nga Adelina Pali: Marrëdhënia mësues-prind një udhë e përbashkët

17 Mars, 2026
Pse është e rëndësishme të mbani gjithmonë një buqetë me lule natyrale në shtëpi
Lifestyle

Pse është e rëndësishme të mbani gjithmonë një buqetë me lule natyrale në shtëpi

16 Mars, 2026
Alarm nga Brukseli për integrimin e Shqipërisë: Raporti kyç “IBAR” rrezikon të bllokohet pas votimit për imunitetin e Ballukut
Artikuj

Alarm nga Brukseli për integrimin e Shqipërisë: Raporti kyç “IBAR” rrezikon të bllokohet pas votimit për imunitetin e Ballukut

14 Mars, 2026
Bllokimi i ‘arrestit’ për Ballukun hedh hije mbi procesin e integrimit
Artikuj

Bllokimi i ‘arrestit’ për Ballukun hedh hije mbi procesin e integrimit

14 Mars, 2026
Rrëzimi i regjimit në Iran: a do të bëhej vendi më i lirë, më i pasur apo thjesht më i rrezikshëm?
Artikuj

Rrëzimi i regjimit në Iran: a do të bëhej vendi më i lirë, më i pasur apo thjesht më i rrezikshëm?

12 Mars, 2026
Misteri historik i “Albanisë së Kaukazit”: një histori që pak përmendet në lidhje me emrin e shqiptarëve
Artikuj

Misteri historik i “Albanisë së Kaukazit”: një histori që pak përmendet në lidhje me emrin e shqiptarëve

11 Mars, 2026

TË FUNDIT

Nga Adelina Pali: Marrëdhënia mësues-prind një udhë e përbashkët
Artikuj

Nga Adelina Pali: Marrëdhënia mësues-prind një udhë e përbashkët

17 Mars, 2026

Procedohen penalisht dy shtetas në Kakavijë, kapen me lëndë narkotike cannabis
Aktualitet

Procedohen penalisht dy shtetas në Kakavijë, kapen me lëndë narkotike cannabis

17 Mars, 2026

Llogaritë jashtë vendit do të zbardhen, Shqipëria do të marrë të dhënat për llogaritë bankare të shqiptarëve jashtë vendit
Aktualitet

Llogaritë jashtë vendit do të zbardhen, Shqipëria do të marrë të dhënat për llogaritë bankare të shqiptarëve jashtë vendit

17 Mars, 2026

PD mbledh Kuvendin Kombëtar në 6 qershor, ja kur zhvillohen zgjedhjet për kreun e partisë
Aktualitet

PD mbledh Kuvendin Kombëtar në 6 qershor, ja kur zhvillohen zgjedhjet për kreun e partisë

17 Mars, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com