Nga Mimoza Rexhvelaj
Mozomakeq! Kjo do ishte klithma ime sot në ditën ku normalisht duhet të kishim realizuar ëndrrën e madhe të shqiptarëve : “Shqipërinë si e gjithë Europa” dhe të ishim me gota shampanje duke festuar.
Ne sot jemi me një detyrë, me një mision,që duhet të tejkalojë veten tonë, zhgënjimin, mërzinë, hatërmbetjet, egoizmin, sot duhet t’i dalim zot vendit!
Keqqeverisja e ka çuar Shqipërinë në humnerë ekonomike, në pasiguri për jetën,jemi pa garanci dhe pa mbështetje nga qeveria për fatkeqësit natyrore, rasti i termetit tregoi sa dramatike është gjëndja në instutucionet tona.
Kjo ditë e madhe ku historia e vendit tonë bëri kthesën dhe hapi një faqe të re ku fjalët e para që u shkruan ishin “Liri, Demokraci” në emrin e tyre ne duhet t’i mbledhim forcat, të shtërgojmë grushtin e fuqishëm, të ndalim turravrapin e shkatrrimit të gjithçkaje në këtë vend.
Vendi është në rrezik, shpresa për të ardhmen e fëmijëve tanë po zbehet çdo ditë, ky vend po bëhet i pajetueshëm, detyra jonë sot është jo vetem të rrezistojmë të mos largohemi, të mos e braktisim vendin, por të ndalojmë gjithë këtë mizori.
Miq, gëzuar 29 vjetorin kjo është mosha më e bukur për të bërë gjëra madhështore, për të marrë vendim, për të gëzuar jetën, për të ndryshua gjithçka. Për të ia nisur nga e para .
Të gjithë bashkë mundemi, duhet ta realizojmë ëndrrën e atyre që e themeluan Partinë Demokrate “Shqipërinë si e gjithë Europa!”











