InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Artikuj

METODAT E TORTURËS NDAJ SHQIPTARËVE GJATË LUFTËS NË KOSOVË

10 Dhjetor, 2019
in Artikuj, InfoPress
A A
METODAT E TORTURËS NDAJ SHQIPTARËVE GJATË LUFTËS NË KOSOVË

Nga Bedri HALIMI

Metodat e torturimit ndaj shqiptarëve nga forcat serbe kanë qenë nga më të ndryshmet, nga ato klasiket e njohura botërisht e deri te ato më të sofistikuarat. Në këtë rast po përmendim disa sosh: Me metodë fizike e torturimit: që nënkuptohen rrahjet, qëndrimet e detyruara në pozita të vështira, torturat me elektroshok, me mjete të forta që shkaktojnë dhimbje të padurueshme, gjymtim apo paaftësi të përhershme fizike. Me metoda psikologjike, ku hyjnë: ndalimi që viktima ta kryej çfarëdo nevoje, kërcënimi dhe poshtërimi, pastaj përdorimi i substancave farmaceutike që dëmtojnë funksionin mendor, që shkaktojnë frikë nga vdekja, gjëndje mosbesimi, gjëndje ankthi, pagjumësi, rënie e vetëvlerësimit dhe vetërespektit etj.

Me metodat seksuale nënkuptohen: torturat seksuale që kryhen me ose pa përdorim instrumentësh, me përdorimin e kafshëve, insekteve duke shkaktuar pasoja psikologjike dhe fizike të viktimat. Në këto metoda gjithsesi hynë edhe dhunimet e shumta ndaj femrës shqiptare. Në një analizë të OSCE thuhet se torturat dhe keqtrajtimet janë bërë në formë të rrahjeve me shuplaka, e shkopinj të baseboll, kondak të pushkëve, lopata, zinxhirë etj.

Pjesët e trupit të cilat më së shumti janë goditur ishin veshkat, këmbët dhe shputat, koka, shuplakat e duarve etj. Në shumë raste në stacionet e policisë njërëzit janë lidhur për radioator dhe janë rrahur. Njerëzit janë gjuajtur si objekt dhe koka e tyre është përplasur për mur ose për dysheme, janë përdorur thika për prerje të lëkurës, veshëve, hundës. Në disa raste policia i ka detyruar viktimat që të zhvishen dhe i ka goditur në organet gjenitale. Edhe dhunimi në shumë raste ishte element i torturës.

Vendtorturimet siç u potencua kanë qenë të ndryshme duke filluar që nga rruga e deri në të ashtuquajturat “qendra të torturimit” në Prishtinë ku pas hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë, njësitë britanike gjatë kontrollit të objekteve publike në Prishtinë, në një ndërtesë 5 katëshe kanë zbuluar një dhomë e cila nga forcat serbe ishin përdorë si qendër e torturës dhe e vrasjeve të shqiptarëve.

Në këtë vend janë gjetur armë të ftohta si thika me gjak, shkopinj gome, shkopinj basebolli, arka të mbushura me drogë të cilat i kanë përdorur torturuesit gjatë kryerjes së torturave. Armë të ftohta si thika, sëpata, litar të përgjakur për ngulfatje, drogë dhe shiringa për marrje të drogës janë gjetur në shumë vende të Kosovës si në rajonin e Gollakut, Pejës, Rahovecit (Celinë, Krushë e Madhe) etj.

Torturat ndaj popullatës shqiptare në Kosovë janë bërë kryesisht në stacionet e policisë dhe nëpër burgje, ku personat e caktuar janë marrë në pyetje duke i torturuar që të pranojnë se kanë marrë pjesë në “punët kriminale”, që t’i nënshkruajnë deklaratat për vetëpranim të veprës së pabërë, dhënien e emrave për përsona të dyshuar duke premtuar dhe i detyruar se në të ardhmen do të bashkëpunojnë me ta etj. Gjatë kësaj kohe kur shumë shtëpi të shqiptarve janë zbrazur nga popullata duke i depërtuar në Shqipëri, Maqedoni, si vende të torturimit kanë qenë edhe shtëpi të caktuara që i kanë shfrytëzuar si burgje të përkohshme.

Vlen për t’u theksuar se tortura dhe keqtrajtime nga forcat serbe janë bërë edhe në shtëpi private gjatë bastisjeve ku anëtarët e familjeve që janë bastisur janë rrahur, ofenduar, kërcënuar me akuzën se nga kjo shtëpi është ndihmuar lufta e UÇK-së, se kanë strehuar terroristë etj. Edhe nëpër spitale gjatë periudhës së luftës kanë ndodhur tortura dhe keqtrajtime, ndonëse këto vende konsiderohen si zona të mbrojtura edhe me konventën ndërkombëtare, kurse në Kosovë edhe spitalet kanë qenë vende të torturës, për keqtrajtim dhe frikësim të personave civil, e mos të flasim më për ndonjë përson që është lënduar nga konflikti me forcat serbe.

Në vazhdën e formave të torturave ndaj shqiptarëve, gjithsesi duhet përmendur edhe torturat dhe keqtrajtimet gjatë kohës së dëbimit nga shtëpitë dhe nga Kosova ku vetë akti i dëbimit është torturë në vete dhe mos të flasim pastaj për dhunën fizike që shumë njerëz e kanë përjetuar deri sa kanë kaluar në Shqipëri apo Maqedoni.

Edhe dhënia e ndihmës mjeksëore është ndaluar gjatë periudhës së luftës, ku nëse ndonjë i dyshuar ka qenë në gjëndje më të vështirë dhe nëse ndonjë pacient ka qenë në gjëndje më të mirë fizike është penguar që t’a ndihmoj, madje edhe duke e kërcënar apo edhe duke e torturuar pacientin që ka shprehur gadishmëri për të ndihmuar. Ka raste që në spitalin e Prishtinës pacientë të sëmurë madje edhe fëmijë janë torturuar, e madje janë humbur pa gjurmë, ku as sot e kësaj dite ende nuk dihet asgjë për fatin e tyre.

Të Lidhura

Nga Adelina Pali: Ersi Qazolli, një inspirim për gjeneratën e re
Artikuj

Nga Adelina Pali: Ersi Qazolli, një inspirim për gjeneratën e re

19 Mars, 2026
Nga Adelina Pali: Marrëdhënia mësues-prind një udhë e përbashkët
Artikuj

Nga Adelina Pali: Marrëdhënia mësues-prind një udhë e përbashkët

17 Mars, 2026
Alarm nga Brukseli për integrimin e Shqipërisë: Raporti kyç “IBAR” rrezikon të bllokohet pas votimit për imunitetin e Ballukut
Artikuj

Alarm nga Brukseli për integrimin e Shqipërisë: Raporti kyç “IBAR” rrezikon të bllokohet pas votimit për imunitetin e Ballukut

14 Mars, 2026
Bllokimi i ‘arrestit’ për Ballukun hedh hije mbi procesin e integrimit
Artikuj

Bllokimi i ‘arrestit’ për Ballukun hedh hije mbi procesin e integrimit

14 Mars, 2026
Rrëzimi i regjimit në Iran: a do të bëhej vendi më i lirë, më i pasur apo thjesht më i rrezikshëm?
Artikuj

Rrëzimi i regjimit në Iran: a do të bëhej vendi më i lirë, më i pasur apo thjesht më i rrezikshëm?

12 Mars, 2026
Misteri historik i “Albanisë së Kaukazit”: një histori që pak përmendet në lidhje me emrin e shqiptarëve
Artikuj

Misteri historik i “Albanisë së Kaukazit”: një histori që pak përmendet në lidhje me emrin e shqiptarëve

11 Mars, 2026

TË FUNDIT

Gimbo i plotëson “live” kërkesën e Selin në “Goca dhe Gra”, poston foton me unazë
Show Biz

Gimbo i plotëson “live” kërkesën e Selin në “Goca dhe Gra”, poston foton me unazë

21 Mars, 2026

Gjirokastër, pranvera ka mbërritur/ Rikthimi i lejlekëve, simbol i natyrës që nuk harron rrugën
Të ndryshme

Gjirokastër, pranvera ka mbërritur/ Rikthimi i lejlekëve, simbol i natyrës që nuk harron rrugën

20 Mars, 2026

Pas muajit të shenjtë të Ramazanit, besimtarët myslimanë festojnë sot Fitër Bajramin
Aktualitet

Pas muajit të shenjtë të Ramazanit, besimtarët myslimanë festojnë sot Fitër Bajramin

20 Mars, 2026

Horoskopi ditor, 20 mars 2026
Horoskopi

Horoskopi ditor, 20 mars 2026

20 Mars, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com