Prit edhe 100 vjet
Hëna dëshmitare ndrit
Një natë plot magji
Për shpirtin e vdekur…
Dashuria
nëntokë
peng mbetur.
Sonte
shpirti dhe trupi
ngjizen.
I vdekuri
po puth…
…sytë e gjallura.
Kocka
puth mishin.
Rrahjet
puthin zemrën.
Zgjohet
pasioni i fshehur
në arkën e vjetër prej druri.
…. dheu belbëzon
Mrekulli a magji?!
Një herë në 100 vjet
i vdekuri
rizgjohet
dhe vetëm për një natë…
rigjallëron
dashuria
e harruar ndër vite
e nesër
sërish
i ngopur
pa jetë…
Eh, ëndërr e fjetur…
Në do të më puthësh
- Prit edhe 100 vjet!
Mimoza Rexhvelaj