Jep dorëheqjen kryetarja e Bashkisë së Durrësit Valbona Sako.
Ajo e ka njoftuar dorëheqjen në një postim në facebook.
Ja postimi:
E lënduar nga reagimi i madh negativ ndaj një prononcimi që bëra, nën një stres që i kalon fuqitë e mia, jap dorëheqjen nga detyra e Kryetares së Bashkisë Durrës. Falenderoj nga zemra të gjithë ata që më besuan dhe shpresoj në mirëkuptimin e të gjithëve.
