InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Artikuj

I buzëqeshi vdekjes/ Telefonatat e fundit e Klement Çupit nga poshtë rrënojave: Ku do e pimë kafen kur të dal (batutat me ekipin e shpëtimit)

29 Nëntor, 2019
in Artikuj, InfoPress, Të ndryshme
A A
I buzëqeshi vdekjes/ Telefonatat e fundit e Klement Çupit nga poshtë rrënojave: Ku do e pimë kafen kur të dal (batutat me ekipin e shpëtimit)

“Ku do e pimë kafen kur të dal?”, këto kanë qenë disa nga fjalët e fundit të Klement Çupit, i riu nga Mati që sfidoi vdekjen duke qeshur teksa qëndronte nën rrënojat e njërit prej pallateve të shembura të Thumanës.

Plot 17 orë, djali i familjes Çupi që kishte ardhur nga Anglia për të fejuar vëllain i tij, jetoi me shpresën se do të dilte gjallë nga aty. Nuk u dorëzua në asnjë moment dhe me gjithë dhimbjet e shumta që i thernin shpirtin, tentonte të mbante me batuta forcat operacionale të shpëtimit. Grekët kanë mbetur të habitur nga vendosmëria e tij për të jetuar, i cili nuk u dorëzua në asnjë moment. Në gjuhën helene, djaloshi 32-vjeçar i kishte thënë: “Ku do ta pimë kafen kur të më nxirrni nga aty?”

Edhe pse kishin kaluar plot 17 orë nën gërmadha, sytë e tij ishin plot shpresë. Njëri nga familjarët i ka qëndruar aty Klementit deri në minutat e fundit të jetës së tij. Ka komunikuar për çdo gjë me të. Madje pas tërmetit, ai ka kërkuar një telefon ku ka folur me të gjithë të afërmit. Fillimisht ka komunikuar me të fejuarën në Angli, më pas më familjarët e tjerë, të cilët tregojnë që ishte Keli ai që i jepte kurajo se do të dilte mirë nga rrënojat.

“Mos u lodhni kot për babain. Është sipër meje i vdekur. Edhe mami nuk jeton. E pashë kur i ra pllaka në kokë dhe mbeti në duart e Colit (Vëllai i shpëtuar, Nicole Çupi)”.

Edhe pse fatkeqi kishte parë tmerr me sy, edhe pse ishte në dijeni se prindërit e tij nuk jetonin më, ai s’u dorëzua deri në momentin e fundit. Kur grekët po luftonin për ta nxjerrë nga rrënojat, Keli duket se e kishte parandjerë fundin e dhimbshëm. “Bert (i afërm i tij), unë do të vdes. Këmbët nuk i ndjej fare. Që në mëngjes kam parë gjak që pikon poshtë. Të lutem, do vdes se do vdes, më jipni pak ujë. Ma jepni dhe një cigare”, kanë qenë fjalët e fundit të tij.

Të dy djemtë kishin vetëm pak ditë që ishin kthyer nga emigrimi. Coli kishte mbërritur para 5 ditësh, ndërsa Keli vetëm një natë para tragjedisë. Për t’u çmallur me bijtë e tyre, të dy prindërit kishin vendosur të flenin me ta.

Babai, i ndjeri Hajredin Çupi, në natën e tragjedisë kishte fjetur me një shtrat me Klementin duke konsumuar së bashku edhe disa cigare. Ndërsa djali tjetër, Coli ishte shtrirë me të ëmën, Luten. Kishin qëndruar zgjuar deri në orët e para të mëngjesit.

Madje tërmetin e orës 2 të mëngjesit e kishin ndjerë. Por, nuk kishin lëvizur me shpresën që nuk do të kishte të tjerë. Sic duket Zoti kishte vendosur që ata mos të ndaheshin kurrë nga shtratet e njëri-tjetrit.

Një fund tragjik dhe mjaft i dhimbshëm, me vetëm Colin i cili tashmë duhet të mbledhë forcat për të përballuar tragjedinë e madhe. Së bashku me motrën e tij, Donikën, të kthyer dje dhe ajo nga Greqia, kanë organizuar ceremoninë mortore për të përcjellë në orën 12:00 të mesditës, për në banesën e fundit, prindërit me vëllanë e tyre.

Burimi: newsbomb.al

Të Lidhura

“Zëri i arsimit dhe i të rinjve”/Urim për kolegen dhe bashkëpunëtoren tonë, Denada Isa-Dapellari
Të ndryshme

“Zëri i arsimit dhe i të rinjve”/Urim për kolegen dhe bashkëpunëtoren tonë, Denada Isa-Dapellari

20 Janar, 2026
Denada Isa: Marrëdhënia mësues–nxënës si përvojë e përditshme profesionale
Artikuj

Denada Isa: Marrëdhënia mësues–nxënës si përvojë e përditshme profesionale

18 Janar, 2026
Për Gjergjin, që vdiq në shtratin e tij pa e prerë shpata e armikut
Artikuj

Për Gjergjin, që vdiq në shtratin e tij pa e prerë shpata e armikut

17 Janar, 2026
STRATEGJIA E DREJTIMIT TË QENDRËS KOMBËTARE TË LIBRIT DHE LEXMIT
Artikuj

STRATEGJIA E DREJTIMIT TË QENDRËS KOMBËTARE TË LIBRIT DHE LEXMIT

8 Janar, 2026
Nedion Marku ekspert i krimit kibernetik : e-Albania po shfaq rreziqe serioze për funksionimin e shtetit online
Artikuj

Nedion Marku ekspert i krimit kibernetik : e-Albania po shfaq rreziqe serioze për funksionimin e shtetit online

29 Dhjetor, 2025
Metodat e të punuarit të mësimdhënies pas rikthimit nga pushimet dimërore në arsimin e mesëm të lartë (AML)
Artikuj

Metodat e të punuarit të mësimdhënies pas rikthimit nga pushimet dimërore në arsimin e mesëm të lartë (AML)

29 Dhjetor, 2025

TË FUNDIT

Shqipëria pjesë e ‘Bordit të Paqes’/ Rama vijon skenarin, i kthen letrën Trumpit
Aktualitet

Shqipëria pjesë e ‘Bordit të Paqes’/ Rama vijon skenarin, i kthen letrën Trumpit

20 Janar, 2026

“Zëri i arsimit dhe i të rinjve”/Urim për kolegen dhe bashkëpunëtoren tonë, Denada Isa-Dapellari
Të ndryshme

“Zëri i arsimit dhe i të rinjve”/Urim për kolegen dhe bashkëpunëtoren tonë, Denada Isa-Dapellari

20 Janar, 2026

Fenomeni i ri në Shqipëri, 5-10% e martesave po bëhen me kontratë. Avokatja: Intelektualët dhe biznesmenët duan…
Sociale

Fenomeni i ri në Shqipëri, 5-10% e martesave po bëhen me kontratë. Avokatja: Intelektualët dhe biznesmenët duan…

20 Janar, 2026

Gjykata Kushtetuese i dha të drejtë për arrestin shtëpiak, Berisha: Ai vendim ka pasoja edhe sot
Aktualitet

Gjykata Kushtetuese i dha të drejtë për arrestin shtëpiak, Berisha: Ai vendim ka pasoja edhe sot

19 Janar, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com