Janë dërguar në morgun e spitalit të Lezhës tre viktima, të cilët humbën jetën si pasojë e tërmetit tragjik që goditi vendin mëngjesin e sotëm.
Gazetari i “Panorama” raporton se është identifikuar vetëm njëra prej viktimave, Bukurie Leka, 70-vjeç.
Dy viktimat e tjera janë rreth 25 dhe 60-vjeç, ndërsa identiteti i tyre nuk dihet ende, pasi në spital nuk është paraqitur asnjë familjarë.