Ambasada Amerikane ka shprehur solidaritetin me familjet e prekura nga tërmeti në Shqipëri.
Në reagimin e saj, ambasada thekson se Shtetet e Bashkuara, janë në gatishmëri për të ofruar mbështetje e tyre.
“Shtetet e Bashkuara shprehin ngushëllimet më të thella për të gjitha familjet dhe komunitetet e prekura nga tërmeti. Shtetet e Bashkuara janë pranë miqve tanë në Shqipëri, ashtu si amerikanët dhe shqiptarët kanë qëndruar gjithnjë pranë njëri-tjetrit në kohë të vështira. Ne vijojmë të ndjekim situatën nga afër dhe jemi në gatishmëri për të ofruar mbështetjen tonë.”











