InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Artikuj

Mos e neglizhoni përshtypjen e parë gjatë një interviste pune! Ja cilat detaje duhet të kemi parasysh?!

26 Nëntor, 2019
in Artikuj, Lifestyle, Të ndryshme
A A
Mos e neglizhoni përshtypjen e parë gjatë një interviste pune! Ja cilat detaje duhet të kemi parasysh?!

Të gjithë jemi të emocionuar në intervistën tonë të parë të punës dhe të gjithë përpiqemi për të lënë një përshtypje të mirë. Por ajo për çka shpeshherë ne përgatitemi, është ajo çfarë themi dhe jo mënyra se si sillemi apo vishemi. Ajo çka ju këshillojmë, është të mos e nënvlerësoni kurrë ‘’një impakt të mirë’’ në takimin tuaj të parë me punëdhënësin. Sipas Dr. Albert Mehrabian, vetëm 7 përqind e komunikimit tuaj është ajo që ju thoni, ndërsa 38 përqind është se si silleni dhe 55 përqind zë impakti vizual.

Por, si fillim, sigurohuni që të përdorni etiketimin profesional gjatë bisedës telefonike. Kur flisni me një caktues takimesh, sekretarin ose vetë punëdhënësin e mundshëm, mbani gjatë bisedën tuaj të parë profesionale, komunikimin zyrtar, duke qënë të përmbledhur dhe të sjellshëm. Gjithmonë përdorni emrin e personit në bisedë dhe mos harroni fjalët magjike, “ju lutem” dhe “faleminderit”.

Së dyti, mos harroni të visheni për të korrur sukses.

Meqenëse pjesa më e madhe e përshtypjes suaj të parë është vizuale, praktikisht 55%, atëherë kjo shpjegon qartë rëndësinë që ka kjo çështje. Vishuni profesionalisht, por mos u përpiqni të bëni përshtypje të tepërt. Mësoni rreth kodit të veshjes së kompanisë dhe përpiquni të bëni më të mirën tuaj. Kushtojini vëmendje detajeve: si këpucët, një çantë të bukur, laptop dhe vendosni celularin tuaj ‘silent’ përpara se të hyni në ndërtesë. Intervista fillon në momentin kur parkoni, kështu që jepni vetes mjaft kohë për të parkuar, më pas për të gjetur dhomën ku do zhvilloni intervistën dhe mos harroni të shkoni në tualet për të kontrolluar pamjen tuaj për herë të fundit.

Së treti, mos harroni të shmangni përdorimin e celularit.

Kur të jeni duke zhvilluar intervistën, rezistoni ndaj nxitjes për të kontrolluar mesazhet ose për të kthyer telefonatat. Përdoreni këtë kohë për të shfaqur sjelljet tuaja të mira tek punëdhënësi.  Nëse ju ofrohet diçka për të pirë ose për të ngrënë, pranojeni atë edhe nëse nuk keni etje ose uri. Konsiderohet si e pasjellshme të mos pranosh mikpritjen kur të ofrohet. Kontrolloni me vëmendje zyrën ku ndodheni, për të memorizuar sende të veçanta që ndodhen aty, si psh. çmime sepse mund t’ju vlejnë në bisedat tuaja të ardhshme.

Së katërti, ofroni një shtrëngim duarsh të fortë.

Ky lloj qëndrimi tregon respekt për personin tjetër, si dhe për veten tuaj. Gjithmonë prisni të shihni nëse klienti juaj ju tregon se ku mund të uleni në vend që të uleni menjëherë. Nëse nuk ju është thënë se ku mund të uleni, thjesht thoni, “Ku do të dëshironit që unë të ulem?” Mbajeni celularin jashtë tryezës, pasi mund të duket sikur po prisni një thirrje më të rëndësishme se sa biseda që do zhvilloni. Mbështetuni mirë, mbani kontakte të mira në sy dhe tërhiqni vëmendjen me sjelljen tuaj profesionale dhe të sigurt.

Së pesti, ju sugjerojmë të përgatitni fjalët tuaja të hapjes, por mos harroni të dëgjoni më shumë sesa flisni.

Bëni disa biseda të vogla para se të filloni intervistën konkretisht. ‘’Bëni detyrat e shtëpisë’’ duke marrë një informacion paraprak rreth personit që po ju merr në intervistë, duke përgatitur një temë që lidhet me diçka që të dy ju e keni të përbashkët.

Dhe së fundmi, mos neglizhoni afatin kohor që ju është lënë  në dispozicion. Pra, filloni në kohë dhe mbaroni herët!

Respektoni afatin kohor për të cilin keni rënë dakord dhe përfundojeni disa minuta më herët, nëse është e mundur. Dërgoni menjëherë një email pas intervistës, duke falënderuar punëdhënësin tuaj të mundshëm për kohën e tij / saj. Merrni kohë për të bërë një përshtypje të mirë të parë dhe ju jeni kështu keni arritur të shkoni deri në gjysmën e rrugës, duke bërë padyshim më të mirën tuaj.

Të Lidhura

Gjirokastër, pranvera ka mbërritur/ Rikthimi i lejlekëve, simbol i natyrës që nuk harron rrugën
Të ndryshme

Gjirokastër, pranvera ka mbërritur/ Rikthimi i lejlekëve, simbol i natyrës që nuk harron rrugën

20 Mars, 2026
Nga Adelina Pali: Ersi Qazolli, një inspirim për gjeneratën e re
Artikuj

Nga Adelina Pali: Ersi Qazolli, një inspirim për gjeneratën e re

19 Mars, 2026
Nga Adelina Pali: Marrëdhënia mësues-prind një udhë e përbashkët
Artikuj

Nga Adelina Pali: Marrëdhënia mësues-prind një udhë e përbashkët

17 Mars, 2026
Pse është e rëndësishme të mbani gjithmonë një buqetë me lule natyrale në shtëpi
Lifestyle

Pse është e rëndësishme të mbani gjithmonë një buqetë me lule natyrale në shtëpi

16 Mars, 2026
Alarm nga Brukseli për integrimin e Shqipërisë: Raporti kyç “IBAR” rrezikon të bllokohet pas votimit për imunitetin e Ballukut
Artikuj

Alarm nga Brukseli për integrimin e Shqipërisë: Raporti kyç “IBAR” rrezikon të bllokohet pas votimit për imunitetin e Ballukut

14 Mars, 2026
Bllokimi i ‘arrestit’ për Ballukun hedh hije mbi procesin e integrimit
Artikuj

Bllokimi i ‘arrestit’ për Ballukun hedh hije mbi procesin e integrimit

14 Mars, 2026

TË FUNDIT

Plani me 6 pika/ Çfarë kërkon të negociojë Trump me Iranin për ti dhënë fund luftës në Lindjen e Mesme
Bota

Plani me 6 pika/ Çfarë kërkon të negociojë Trump me Iranin për ti dhënë fund luftës në Lindjen e Mesme

24 Mars, 2026

“Nuk është Binaj”/ Curri zbulon emrin e kandidatit të opozitës për zgjedhjet në Tiranë
Aktualitet

“Nuk është Binaj”/ Curri zbulon emrin e kandidatit të opozitës për zgjedhjet në Tiranë

24 Mars, 2026

Horoskopi për ditën e martë, 24 mars 2026
Horoskopi

Horoskopi për ditën e martë, 24 mars 2026

24 Mars, 2026

Rama: S’ka abuzime me naftën, të ardhurat nga rritja e çmimit do të shkojnë për mbrojtjen e pensionistëve
Aktualitet

Rama: S’ka abuzime me naftën, të ardhurat nga rritja e çmimit do të shkojnë për mbrojtjen e pensionistëve

23 Mars, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com