Një situatë e rëndë është ajo që po ndodh sot pas tërmetit të orëve të para të mëngjesit, në të gjithë vendin, dhe veçanërisht në zonën e Durrësit dhe të Thumaës.
Më e trishtë është fati i një familjeje me 8 anëtarë në zonën e Kënetës në Durrës, banesa e të cilëve është shembvir plotësisht, duke zënë brenda shumicën prej tyre.
Sipas asaj që raporton policia në këtë banesë jetonin 8 pjestarë të një familje me orgjinë nga Dibra, nga ku është mundur që të shpëtohet vetëm njëri prej tyre.
Nga 7 banorët e tjerë nuk ka ende asnjë lajm, ndërsa gjasat që ata të jenë gjallë janë të pakta, për shkak se nuk ka pasur asnjë zë të dëgjuar.
Nga Ministria e Mbrojtjes derimë tani janë konfirmuar 9 persona të vdekur, ndërsa numri i personave të plagosur ka shkuar në 600.














