Përmes një komunikate të shpërndarë nga zyra e shtypit të Partisë Lëvizja e Legalitetit, dënohet ashpër dhuna ndaj banorëve të “Unazës së Re”, të cilët prej më shumë se një viti mbahen nën trysninë e një dhune të pashoqe psikologjike dhe fizike, e cila kulmoi sot me përplasjen e furishme me forcat e policisë.
Në deklaratën e PLL, theksohet, se: Të drejtat e njeriut, janë primare në një demokraci të vërtetë. Mbrojtja e familjes dhe e pronës është mbi gjithçka, ndaj dhe PLL-ja i bën thirrje strukturave shtetërore te heqin dorë nga dhuna duke treguar vetpermbatje dhe maturi në çdo veprim.
Duke e konsideruar të drejtë kauzën e banorëve të “Astir”-it, PLL-ja u ka apeluar të gjithë subjekteve politike që bëjnë pjesē nē kualicionin e opozitës së bashkuar dhe çdo faktori tjetër të shëndoshë të shoqërisë tonē, të dënojnë dhunën e forcave policore dhe të tregojmë në unison, mbeshtetje për familjarët e Unazes së Re. Ju urojme shërim sa më të shpejtë çdo të dëmtuari fizikisht në përplasjen e sotme.
Partia Lëvizja e Legalitetit, ka ndjekur dhe mbështetur në vazhdimësi protestën e banorëve të Astirit. Neglizhenca dhe zvarritja e zgjidhjes së këtij problemi nga ana e qeverisë, tregon se interesi dhe të drejtat e qytetareve për qeverinë Rama janë në plan të dytë para çdo perfitimi. Kulmimi i sotem, në përplasje i forcave të policisë për prishjen e objekteve eshtë i pafalshëm, nderkohë, kur nuk ka marrë zgjidhje kompesimi i secilit prej të dëmtuarve.
PLL-ja i bën thirrje strukturave shtetërore te heqin dorë nga dhuna duke treguar vetpermbatje dhe maturi në çdo veprim. Gjithashtu PLL-ja ju bën thirrje, të gjithë subjekteve politike që bëjnë pjesē nē kualicionin e opozitës së bashkuar dhe çdo faktori tjetër të shëndoshë të shoqërisë tonē, të dënojnë dhunën e forcave policore dhe të tregojmë në unison, mbeshtetje për familjarët e Unazes së Re. Ju urojme shërim sa më të shpejtë çdo të dëmtuari fizikisht në përplasjen e sotme.
Zyra e shtypit pranë PLL











