InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Artikuj

Për çfarë i shpenzuan tre këshilltarët e Abelard Tahirit 27 mijë euro?

9 Nëntor, 2019
in Artikuj, InfoPress, Politikë
A A
Për çfarë i shpenzuan tre këshilltarët e Abelard Tahirit 27 mijë euro?

Duket paradoksale, por vetëm njëri prej këshilltarëve të ministrit në largim të Drejtësisë, Abelard Tahirit, ka fituar më shumë nga mëditja sesa vetë ministri. Altin Ademi që mbanë postin e shefit të kabinetit dhe postin e këshilltarit politik është vetëm njëri prej tre këshilltarëve të kushtueshëm të Abelard Tahirit, raporton Gazeta Sinjali.

Altin Ademi, Faton Fetahu dhe Afrim Kasolli si këshilltarë të Abelard Tahirit në total duke përfshirë mëditje, udhëtime, reprezentacionin dhe shpenzimet telefonike ata i kushtuan buxhetit të shtetit afër 27 mijë euro. Këto shpenzime nuk përfshinë edhe pagat mujore të tyre.

Gazeta Sinjali ka kërkuar qasje në dokumentet zyrtare për shpenzimet e kabinetit të ministrit Tahiri.

Top listës si shpenzuesi më i madh i këshilltarëve të Tahirit, është Altin Ademi, që buxhetit të shtetit i kushtoi afër 13 mijë euro. Faton Fetahu, është këshilltari tjetër që kushtoi afër 7 mijë e 400 euro, ndërsa Afrim Kasolli kushtoi më pak se 6 mijë e 500 euro.

Shpenzimet e tre këshilltarëve për dreka darka e pije

Top listës së shpenzimeve për këtë kategori e reprezentacionit i prinë, Afrim Kasolli, Faton Fetahu dhe Altin Ademi.

Faton Fetahu, këshilltari i ministrit Tahiri i cili në Qeverinë e kaluar kishte këshilluar një ministër që po drejtonte një sektor krejt të ndryshëm prej atij që ka këshilluar në Qeverinë Haradinaj.

Faton Fetahu në të kaluarën kishte qenë këshilltar i ministrit të Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajramit, por në Qeverinë Haradinaj këshilloi, ministrin e Drejtësisë, Abelard Tahirin.

Vetëm në kategorinë e reprezentacionit, Faton Fetahu ka shpenzuar afër 2 mijë euro, që nga shtatori i vitit 2017 deri në gushtin e këtij viti.

Faton Fetahu, duket se ka qenë mjaftë aktiv edhe me shpenzimet e udhëtimeve zyrtare. Ai ka shpenzuar më shumë se 2 mijë eurove vetëm për këtë kategori. Ndërsa, ish-këshilltari i Arsim Bajramit, nga mëditja ka përfituar më shumë se 1 mijë e 400 euro.

Në anën tjetër në vendin e tretë për nga shpenzimet më të mëdha për dreka, darka e pije, gjendet shefi i kabinetit dhe këshilltari politik, Altin Ademi. Ai për kategorinë e reprezentacionit, ka shpenzuar më shumë se 1 mijë e 800 euro, raporton Gazeta Sinjali.

Por Ademi ka qenë i pa konkurrencë në shpenzimet për udhëtime zyrtare duke shpenzuar afër katër mijë e 800 euro. Ndërsa nga mëditjet, Ademi ka fituar 1700 euro, më shumë edhe se vet ministri Abelard Tahiri i cili ka shpenzuar më pak se 1 mijë e 400 euro.

Afrim Kasolli është këshilltari që ka shpenzuar më së shumti për dreka, darka e pije. Ai vetëm për këtë kategori ka shpenzuar afër 2 mijë euro. Nga udhëtimet zyrtare ka shpenzuar afër 1 mijë e 800 euro, ndërsa nga mëditjet ka fituar afër 1 mijë e 300 euro.

Buxhetit të shtetit vetëm nga thirrjet telefonike të tre këshilltarëve i kanë kushtuar afër 4 mijë e 700 euro nga tre këshilltarët e Tahirit./Gazeta Sinjali/

Të Lidhura

Manjani: Presidenti po kërkon të grabisë një mandat të Gjykatës Kushtetuese
Politikë

Manjani: Presidenti po kërkon të grabisë një mandat të Gjykatës Kushtetuese

16 Tetor, 2025
Rëndësia dhe zbatimi i elementeve socialë në zhvillimin e empatisë në shkolla
Artikuj

Rëndësia dhe zbatimi i elementeve socialë në zhvillimin e empatisë në shkolla

2 Tetor, 2025
Gara për Bashkinë e Tiranës, Noka: Opozita po gjen një përfaqësues dinjitoz, ndryshe nga regjimi
Politikë

Gara për Bashkinë e Tiranës, Noka: Opozita po gjen një përfaqësues dinjitoz, ndryshe nga regjimi

28 Shtator, 2025
A është Putin i sëmurë? Misteret që “rrethojnë” shëndetin e presidentit rus
Artikuj

A është Putin i sëmurë? Misteret që “rrethojnë” shëndetin e presidentit rus

28 Shtator, 2025
Prof. Tonin Doçi, elita e arsimit shqiptar!
Artikuj

Prof. Tonin Doçi, elita e arsimit shqiptar!

18 Shtator, 2025
Rama ZYRTARIZON emrat e ligjvënësve që do të drejtojnë grupet parlamentare
Politikë

Rama ZYRTARIZON emrat e ligjvënësve që do të drejtojnë grupet parlamentare

15 Shtator, 2025

TË FUNDIT

A do ti shkojë prapa historia Fatos Nanos?
Opinione

A do ti shkojë prapa historia Fatos Nanos?

22 Tetor, 2025

Gjykata shpalli Egla Cenon fajtore për shpifje ndaj Saimir Kodrës, reagon aktorja!
Aktualitet

Gjykata shpalli Egla Cenon fajtore për shpifje ndaj Saimir Kodrës, reagon aktorja!

22 Tetor, 2025

Homazh për 125-vjetorin e ndarjes nga jeta të Naim Frashërit/ Prof. as. dr. Rovena Vata Mikeli referon mbi figurën dhe veprën e poetit kombëtar
Kulturë

Homazh për 125-vjetorin e ndarjes nga jeta të Naim Frashërit/ Prof. as. dr. Rovena Vata Mikeli referon mbi figurën dhe veprën e poetit kombëtar

21 Tetor, 2025

Portokallet apo mandarinat, cilat janë më të mira kundër virozave?
Shëndetësi

Portokallet apo mandarinat, cilat janë më të mira kundër virozave?

21 Tetor, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com