Partia Levizja e Legalitetit e shikon të pakuptimtë dhe të qëllimshme ekspozimin në bulevardin “Deshmorët e Kombit” të “çlirimtarëve te vendit”. Për PLL, filozofisë komuniste vazhdon fatkeqsisht ti interesojë përçarja dhe ndarja në klasa e kombit tonë.
Në këtë ekspoze, jo vetëm mungojnë ato që faktikisht drejtua luftën çlirimtare siç ishin zogistët dhe legalistët nën drejtimin e gjeneral Abaz Kupit, por mes tyre ka figura që u kthyen në ekzekutorë të legalistëve, ballistëve dhe gjithë nacionalistëve!
PLL i ben thirrje Qeverisë Shqiptare dhe organeve përkatëse të ndërhyjnë urgjentisht ndaj kësaj maskarade, që vazhdon të perçajë me pa të drejtë shqiptarët. Në këtë ekspoze duhet të përfaqësohet çdo shqiptar që luftoi dhe dha jetën për liri.
Legalistët që nga 7 Prilli 1939, në Konferencën e Pezës, në Marrveshjen e Mukjes, në betejën e Qershori të 1941 ne Ishem në atë të Qafë Shtamës dhe në shumë beteja të tjera, jo vetëm kanë qënë pjesë e luftës, por e kanë drejtuar këtë luftë, duke kërkuar bashkimin e gjithë djelmërise shqiptare pa dallim bindjesh vetëm e vetëm për të luftuar okupatorin.
Mungesa e figurave zogiste-legaliste në këtë ekspoze është dashakeqe, perçarëse dhe ul vlerat e luftës.
Filozofia sllavo-komuniste mohoi dhe tradhëtoi të gjithë ata, pa dallim, që besonin në çlirimin e vendit dhe në vendosjen e të drejtës legjitime në Shqipëri, të drejta të mohuara nga Lufta e Dyte Botërore.
Në vazhdimësi do japim edhe fakte të tjera konkrete, te nxjerra nga grup pune me ndihmen e historianëve të pavarur.
Zyra e shtypit pranë PLL.