InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Grabitja e postës/ Kush është Andi Rexhepi, kreu i bandës që realizoi aksionin

7 Nëntor, 2019
in Aktualitet, InfoPress, Lajme
A A
Grabitja e postës/ Kush është Andi Rexhepi, kreu i bandës që realizoi aksionin

Gjashtë persona janë arrestuar lidhur me grabitjen e postës së Krujës, mëngjesin e së Hënës.

Të arrestuarin janë: Mark Nok Caka, Gazmir Lek Saka, Andi Kadri Rexhepi (Paturri), Hysen Avdi Kica, Bujar Ramazan Tafa, dhe Besnik Parruca ishte roja i postes (u arrestua ditën e ngjarjes).

Bëhet me dije se gjatë kontrolleve janë sekuestruar një pjesë parave të vjedhura, makina të vjedhura dhe armë. Raportohet se autorët janë zbuluar nga shenjat e gishtërinjve.

Gjithashtu, dyshohet se është i njëjti grup që ka kryer edhe grabitjet e bankomateve në këtë zonë dhe në autostradën Tiranë-Durrës.

Por kush është koka e bandës së grabitjes së postës në Krujë?

Dyshohet se koka e bandës është Andi Rexhepi ose i njohur ndryshe edhe si Andi Paturri, i cili nuk është një emër i pa dëgjuar për drejtësinë shqiptare dhe atë Greke.

Andi Rexhepi

Paturri rezulton të jetë një nga 4 shqiptarët që kryenin vjedhje nën kërcënimin e armëve në banesat luksoze në Athinë.

Në 2017, policia publikoi fotot dhe emrat e personave, mes tyre edhe Andi Paturri. Banda e shqiptarëve kryente vjedhje të shumta në apartamente luksoze duke përdorur shpesh edhe kërcënimin e armëve. Viktimë e grabitjeve të shqiptarëve kanë rënë edhe shtëpitë e personazheve të njohur në Greqi si Nikos Vertis, apo e ish-bashkëshortit të këngëtares Elena Paparizou. Menaxheri i artistëve Tony Mavridis etj.

Ndërsa Gazmir Saka, është një nga të arrestuarit që hapi zjarr kundër policisë në rrugën e Rinasit në 2011.

Një përplasje me armë midis policisë dhe një grupi kriminal ditën e djeshme në rrugën e Rinasit, ka pasur si bilanc 1 të plagosur, 6 të arrestuar dhe 150 kg kanabis të sekuestruar. Tre makinat transportonin 150 kg lëndë narkotike, janë ndeshur me armë me forcat e policisë. Luftimi me armë ka zgjatur vetëm disa minuta, më pas personat që transportonin drogën, të rrethuar nga forcat e policisë, kanë vendosur të dorëzohen.

Nga posta janë grabitur rreth 12 milionë lekë të reja, që i përkisnin pensionistëve, dhe dje kishte nisur puna për shpërndarjen e tyre. Dyshohet se autorët janë qenë në dijeni të kësaj shpërndarjeje, si dhe kanë ditur vendin ku ndodhe kasaforta.

Ndërkohë më herët policia ka vënë në pranga rojën private, i cili akuzohet për veprat penale “Moskallzim krimi” dhe “Shpërdorim detyre”.

Besnik Parruca, roja e postës, nuk ka njoftuar policinë për vjedhjen me thyerje të kasafortës së Postës së Krujës, ku grabitësit kanë marrë një sasi prej rreth 12 milionë lekësh.

51-vjeçari deklaroi para efektivëve se nuk ka treguar sepse është kërcënuar nga autorët e kësaj vepre penale.

Të Lidhura

Alarm për SPAK/ Fermeri nga Lushnja denoncon korrupsionin në AZHBR – “50 milion lekë nën dorë ose nuk e merr grantin”
Aktualitet

Alarm për SPAK/ Fermeri nga Lushnja denoncon korrupsionin në AZHBR – “50 milion lekë nën dorë ose nuk e merr grantin”

23 Prill, 2026
Përplasja Balluku- Subashi në Fier, kërkohet shkarkimi i kryetarit të Këshillit Bashkiak
Aktualitet

Përplasja Balluku- Subashi në Fier, kërkohet shkarkimi i kryetarit të Këshillit Bashkiak

22 Prill, 2026
Kreu i PLL, Axhami: 25 vjet Kosovë e lirë, Liri për të gjithë heronjtë e luftës
Aktualitet

Axhami: Shqipëria të ndjekë shembullin e Hungarisë për hapjen e dosjeve dhe përballjen me të kaluarën

22 Prill, 2026
Axhami: Shqipëria të ndjekë shembullin e Hungarisë për hapjen e dosjeve dhe përballjen me të kaluarën
Aktualitet

Axhami: Shqipëria të ndjekë shembullin e Hungarisë për hapjen e dosjeve dhe përballjen me të kaluarën

22 Prill, 2026
Mes akuzave dhe realitetit, ‘Beralb”, një nga motorët kryesorë ekonomikë të Pukës dhe Fushë-Arrëzit
Aktualitet

Nga zhurma te faktet: Terreni dhe institucionet konfirmojnë rolin pozitiv të “Beralb” në Pukë

21 Prill, 2026
5 vite pa babain, Ndocaj: ‘Ti jeton përjetë brenda meje’
Aktualitet

5 vite pa babain, Ndocaj: ‘Ti jeton përjetë brenda meje’

20 Prill, 2026

TË FUNDIT

Horoskopi për ditën e sotme, 10 prill 2026
Horoskopi

Horoskopi për ditën e premte, 24 Prill 2026

24 Prill, 2026

Alarm për SPAK/ Fermeri nga Lushnja denoncon korrupsionin në AZHBR – “50 milion lekë nën dorë ose nuk e merr grantin”
Aktualitet

Alarm për SPAK/ Fermeri nga Lushnja denoncon korrupsionin në AZHBR – “50 milion lekë nën dorë ose nuk e merr grantin”

23 Prill, 2026

Horoskopi ditor, 9 Prill 2026
Horoskopi

Horoskopi për ditën e enjte, 23 prill 2026

23 Prill, 2026

Përplasja Balluku- Subashi në Fier, kërkohet shkarkimi i kryetarit të Këshillit Bashkiak
Aktualitet

Përplasja Balluku- Subashi në Fier, kërkohet shkarkimi i kryetarit të Këshillit Bashkiak

22 Prill, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com