Biznesmeni Burim Piraj, përmes një postimi në profilin e tij ne facebook, ka denoncuar publikisht mashtrimin që u bëhet konsumatorëve në dyqanin Big Scoop, te GALERIA e posa hapur në Prizren, raporton Korrespodenti.
“Kështu shërbehet kuponi në Big Scoop në GALERIA e posa hapur në Prizren! E telefonova ATK -në në numrin 080080800 për ta paraqitur vjedhjen e TVSh-së , mirëpo ky numër ish jashtë funksionit!”, ka shkruar Piraj. /Korrespodenti