InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Artikuj

Mediat britanike: Mafia shqiptare po përmbyt Birminghamin me kokainë (EMRAT

26 Tetor, 2019
in Artikuj, Bota, InfoPress, Lajme
A A
Mediat britanike: Mafia shqiptare po përmbyt Birminghamin me kokainë (EMRAT

Beteja e Agjencisë Kombëtare të Krimit në Britani kundër mafies shqiptare që përpiqet “të përmbysë” Birmingham-in me kokainë është e vazhdueshme.

Bandat nga vendi ballkanik janë përpjekur të kontrollojnë tregun fitimprurës të kokainës në qytet gjatë viteve të fundit. Heroina është lënda narkotike e kontrabanduar tradicionalisht nga kriminelët në Ballkan për shkak se vendndodhja e tyre është në “shtegun e opiumit” nga Afganistani drejt Evropës.

Por, shqiptarët kanë zbuluar se fitime shumë më të mëdha mund të bëhen edhe përmes trafikut të kokainës. Mbretëria e Bashkuar ka një treg të bollshëm të kësaj lënde narkotike dhe për këtë arsye, ata janë tërhequr për të realizuar operacione në këtë vend. Londra është qendra kryesore e veprimtarisë së tyre kriminale, por të tilla janë krijuar në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar, përfshirë Birmingham-in.

Kjo është një betejë që Agjencia Kombëtare e Krimit thotë se po e fitom, pasi ka burgosur disa prej “bosave” shqiptarë të drogës. Vitin e kaluar, krimineli shqiptar Erald Mema, i cili kryesonte një rrjet kokaine shumë milionëdollarësh në Mbretërinë e Bashkuar, u dënia me 25 vjet burg. Mema është koka e një bande shumë të sofistikuar dhe të organizuar që furnizote tregun me sasi të mëdha kokaine të pastër.

33-vjeçari drejtoi një rrjet i cili tregtonte drogë nga Birmingham-i në Oksford, Londër dhe Bristol. Ai u dënua për dy komplote lidhur me furnizimin me kokainë midis 1 qershorit 2016 dhe 2 dhjetorit 2016.

Madje, gjykata muajin e kaluar mbajti një seancë gjyqësore ku urdhëroi Memën të nxirrte në ankand orën e tij “Rolex”, me vlerë 14.380 paund si pjesë e të ardhurave të krijuara nga aktiviteti i paligjshëm.

Në vitin 2016, Bekim Domi dhe Shkëlqim Dardha u burgosën pasi u kapën me një sasi të konsiderueshme kokaine me vlerë 120 mijë paund në Birmingham. Kur Policia i mori në pyetje, ata u përpoqën t’ia kalonin fajin njëri-tjetrit për drogën, por më vonë u dënuan me 4 vjet e tetë muaj burg pasi pranuan se kishin si qëllim të furnizonin me drogë Leamington-in.

“Kriminelët nga Shqipëria kanë krijuar një profil të lartë dhe një shkallë ndikimi brenda krimit të organizuar në Mbretërinë e Bashkuar dhe po zgjerojnë gjithnjë e më shumë rrjetin e tyre të ndikimit, me qasje të konsiderueshme në tregun e trafikut të drogës, veçanërisht të kokainës. Agjencia Kombëtare e Krimeve kombinon inteligjencën me aktivitetin operacionial duke synuar grupet e organizuara të krimit, për të cilat droga është vetëm një burim të ardhurash dhe po i përdorin fitimet për të mbështetur forma të tjera të krimit. Kjo përfshin trafikimin e njerëzve, të armëve, korrupsionin dhe pastrimin e parave, të gjitha këto që shkaktojnë dëme, dhunë dhe shfrytëzim”, është shprehur për birminghammail.co.uk  një zëdhënës i Agjencisë Kombëtare të Krimit. / Burimi i informacionit: birminghammail.co.uk  / 

Të Lidhura

Rusia “njeh” Kosovën, Putin pranon vendimin e gjykatës së OKB
Bota

Rusia “njeh” Kosovën, Putin pranon vendimin e gjykatës së OKB

20 Qershor, 2025
Shtëpia e Bardhë zbulon se kur Trump do të vendosë për sulmin ushtarak ndaj Iranit
Bota

Shtëpia e Bardhë zbulon se kur Trump do të vendosë për sulmin ushtarak ndaj Iranit

20 Qershor, 2025
Pse vajza më e madhe e familjes Obama hoqi dorë nga mbiemri i saj?
Bota

Pse vajza më e madhe e familjes Obama hoqi dorë nga mbiemri i saj?

6 Qershor, 2025
Shtëpia e Bardhë prezanton portretin e ri zyrtar të Donald Trump!
Bota

Shtëpia e Bardhë prezanton portretin e ri zyrtar të Donald Trump!

4 Qershor, 2025
Trump habit me deklaratën: Jam në një MISION nga Zoti! Kisha të drejtë për gjithçka
Bota

Trump habit me deklaratën: Jam në një MISION nga Zoti! Kisha të drejtë për gjithçka

29 Maj, 2025
Bëri shaka? Ekspertët zbulojnë se çfarë i tha bashkëshortja Macron pas SHUPLAKËS së bujshme
Bota

Bëri shaka? Ekspertët zbulojnë se çfarë i tha bashkëshortja Macron pas SHUPLAKËS së bujshme

28 Maj, 2025

TË FUNDIT

Ditë e freskët? Ja si parashikohet të jetë MOTI ditën e sotme, temperaturat arrijnë…
Aktualitet

Ditë e freskët? Ja si parashikohet të jetë MOTI ditën e sotme, temperaturat arrijnë…

20 Qershor, 2025

Shuhet ish-kryebashkiaku i Pukës! Sëmundja mposht mjekun e dalluar pukian, ngjiste malet në këmbë për t’iu gjendur afër pacientëve
Aktualitet

Shuhet ish-kryebashkiaku i Pukës! Sëmundja mposht mjekun e dalluar pukian, ngjiste malet në këmbë për t’iu gjendur afër pacientëve

20 Qershor, 2025

Rusia “njeh” Kosovën, Putin pranon vendimin e gjykatës së OKB
Bota

Rusia “njeh” Kosovën, Putin pranon vendimin e gjykatës së OKB

20 Qershor, 2025

Shtëpia e Bardhë zbulon se kur Trump do të vendosë për sulmin ushtarak ndaj Iranit
Bota

Shtëpia e Bardhë zbulon se kur Trump do të vendosë për sulmin ushtarak ndaj Iranit

20 Qershor, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com