InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Lifestyle

Gjërat që nuk duhet t’ia thoni asnjëherë vjehrrës…

26 Tetor, 2019
in Lifestyle, Të ndryshme
A A
Gjërat që nuk duhet t’ia thoni asnjëherë vjehrrës…

Rritja e një familjeje, sa e bukur është edhe e vështirë dhe përfshin miliona vendime. Askush nuk është perfekt, madje as ligjet. Ndonjëherë, kur fëmijët janë duke qarë, atëherë kur edhe zilja e telefonit është e bezdisshme, ju mund të thoni gjëra që mund të mos i mendoni. Ja që kjo gjë është e gabuar.

Nëse i jepni vetes një minutë kohë për të marrë në konsideratë përgjigjet e pyetjeve për këtë raport sa të ndërlikuar, aq edhe të domosdoshëm, atëherë ka disa këshilla që duhet t’i merrni parasysh. Më poshtë janë katër gjëra: 

“Mos u krahaso me prindërit e mi”

Është shumë e thjeshtë për ta thënë. A bën vjehrra të njëjtat veprime siç bënin edhe prindërit disa vite më herët? Ka shumë mundësi. A po bëni edhe ju gjëra që mendoni se edhe fëmijët tuaj do t’i bëjnë një ditë? Po veproni në mënyrë të drejtë?

Nëse vjehrrit tuaj ju japin disa këshilla me dëshirën e mirë, atëherë nuk ka asgjë për t’u shqetësuar. Është më mirë që nga ata të vazhdoni të dëgjoni dhe në fund të reflektoni me maturi. Sepse ata kurrë nuk duan të krahasohen me prindërit tuaj dhe as tentojnë ta bëjnë këtë, por ndonjëherë kërkojnë nga ju që të veproni njëlloj si me prindërit tuaj.

“Nuk kam për t’i lënë më fëmijët me ty”

Kjo është një gjë çliruese, por nuk duhet ta bëni. Mbase keni ardhur nga një familje, në të cilën vëzhgimi dhe përkujdesja është më e madhe. Ndoshta kjo është një nga gjërat që thotë vjehrra për familjen e saj të zgjeruar. Mos e ndiqni shembullin e saj. Mendoni për fëmijët tuaj. Ju nuk do të kishit kurrë dëshirë që ata një ditë t’ju trajtojnë një ditë ashtu siç trajtoni ju vjehrrën.

“Bën më shumë për fëmijët e tyre sesa për tanët”

Vëllezërit dhe motra mund të jenë plot me nipër e mbesa dhe, natyrisht, bëjnë pjesë edhe në trungun familjar, në foton e familjes. Nëse vjehrra është më shumë e përfshirë me nipërit e mbesat e tjera, mund të ndodhë, sepse ajo mendon se çdo kontribut është më i mirëpritur, ose i nevojshëm, në ato shtëpi. Nëse doni të bëni babagjysh, mbase thjesht duhet të kërkoni.

Nëse mendoni se ajo duhet të kalojë më shumë kohë me fëmijët tuaj, atëherë bëj disa plane dhe planifiko disa dalje sipas kushteve të saj, që t’ua bësh jetën më të lehtë edhe fëmijëve.

“Nuk je e zonja të japësh asnjë ndihmë”

Epo, kush është ajo? A doni të qëndroni larg ose të merrni një rol më të madh në familjen tuaj? Ndonjëherë një gjyshe thjesht nuk mund të fitojë. E vërteta është se ajo ka fituar të drejtën për të qenë pak më egoiste se çdo herë. Prandaj, në vend që të t’ia vësh fajin asaj për gjithçka, përpiqu të krijosh një urë të re komunikimi dhe të përpiqesh t’i lësh hapësira të të japë ndonjë dorë.

Në fund, duhet të keni parasysh se marrëdhënia e këtij raporti me vjehrrën duhet konsideruar si një prej dhuratave që fëmijët tuaj marrin në jetë. Kështu që para se të thoni diçka të pakëndshme, ndaloni, mendoni dhe thoni diçka tjetër.

Merrni në konsideratë këtë rregull të artë: shikoni se si është raporti i fëmijëve tuaj me gjyshërit, sa respekt kanë për ta dhe kështu, kur të bëheni edhe ju gjyshër, edhe ata do të bëjnë të njëjtën gjë si ju sot.

Burimi / telegrafi.com

Të Lidhura

Kur do na bësh një fëmijë? A bëhet kjo pyetje?
Lifestyle

Kur do na bësh një fëmijë? A bëhet kjo pyetje?

16 Korrik, 2025
Jeni gati për plazh? Rriten temperaturat, parashikimi i MOTIT për ditën e sotme
Të ndryshme

Jeni gati për plazh? Rriten temperaturat, parashikimi i MOTIT për ditën e sotme

12 Korrik, 2025
Destinacionet më të mira për pushime familjare këtë verë
Lifestyle

Destinacionet më të mira për pushime familjare këtë verë

5 Korrik, 2025
Ky është emri më i bukur në botë, ja pse
Lifestyle

Ky është emri më i bukur në botë, ja pse

21 Qershor, 2025
Rregullat e arta për një mëngjes të shëndetshëm
Lifestyle

Rregullat e arta për një mëngjes të shëndetshëm

19 Qershor, 2025
Ndahet Erion Isai nga gruaja, kryebashkiaku i Ersekës zbulon arsyen
Lifestyle

Ndahet Erion Isai nga gruaja, kryebashkiaku i Ersekës zbulon arsyen

12 Qershor, 2025

TË FUNDIT

Eduart Ndocaj uron me emocion ditëlindjen e nënës së tij: “Je bekim për këdo që të ka pranë”
Aktualitet

Eduart Ndocaj uron me emocion ditëlindjen e nënës së tij: “Je bekim për këdo që të ka pranë”

28 Korrik, 2025

Publikohen PAMJET/ Eneda Tarifa, e zhveshur në shtrat me partnerin
Show Biz

Publikohen PAMJET/ Eneda Tarifa, e zhveshur në shtrat me partnerin

28 Korrik, 2025

HOROSKOPI I DITËS, e hënë 28 korrik 2025!
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e hënë 28 korrik 2025!

28 Korrik, 2025

Interi i pakënaqur me Kristjan Asllanin, mesfushori refuzon transferimin jashtë Italisë
Sport

Interi i pakënaqur me Kristjan Asllanin, mesfushori refuzon transferimin jashtë Italisë

27 Korrik, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com