Ish-Komandanti i UÇK-së nga Prizreni, Zafir Berisha, ka reaguar pas ftesave të fundit që ka bërë Gjykata Speciale.
Berisha në reagimin e tij, ka thënë se thirrjet nga kjo gjykatë për ish-luftëtarët e UÇK-së i kujtojnë arsyetimet e disa kolegëve kur e votuan këtë gjykatë.
Reagimi i plotë i Zafir Berishës:
-Thirrjet nga Gj.Speciale për ish luftetarët e UÇK-së më kujton edhe njëher arsyetimet e disa kolegëve kur e votuan këtë gjykatë…
-Rraman Morina apo edhe Esad Pashë Toptani po të ishin gjallë do t’i arsyetonin veprimet e tyre, mirpo pasojat e tyre i ka vuajtur populli shqipëtar siç ka filluar t’i vuaj pasojat edhe të votimit të Gj.Speciale!
-Fatkeqësia bëhet edhe me e madhe dhe tragjike kur disa nga ata që votuan gjykatën, pasajot e të cilës do të jen historike, jan rizgjedhë përsëri deputet të Kuvendit të Kosovës.
-Kam përshtypjen se edhe E.P.Toptani për veprimet e veta në atë kohë ka pasur mbështetsit e vet, siç i ka pasur edhe Rr.Morina, kohën kur ka vepruar ky i dyti, një pjes e madhe e jona e kemi të freskët!
-Veprimi dhe vendimi në kohën e caktuar ka rëndësi të madhe, prandaj duhet pasur kujdes kur je faktor.
-Sot edhe mund të “vajtojm” për atë që po ndodhë, si janë duke vepruar disa, por ju kujtoi atë që e dini të gjithë se historia nuk shkruhet sot për atë çka ka ndodhur dje!!!
Zafa











