Blendi Fevziu është një nga gazetarët më të njohur në Shqipëri. Ai ka rreth 23 vite në ekran dhe janë të pakta herët që e kemi dëgjuar të flasë për familjen.
I ftuar në emisionin Shiko kush luan, Blendi është përballur me pyetje të shumta nga Luana ku ndër to u pyet për të ardhmen e vajzave të tij, nëse e sheh të ardhmen e tyre brenda apo jashtë Shqipërisë. “Nëse do më pyesnin më para për këtë do të thoja edhe mundet, por sot do të doja që vajzat e mia të mos jetonin në Shqipëri. Është një vend maskilist ku është më i vështirë për gratë se sa për burrat”, shprehet ai
Ndërsa përsa i përket zgjedhjes së profesionit Blendi shprehet: “Skam asnjë kufizim. le të ndjkekin instiktin e vet. Çdo gjë që nuk bëhet prej pasioni nuk është e mirë. Është e tmerrshme ta bësh fëmijën të bëjë diçka që nuk do.”