Erdogan refuzon takimin me Pence dhe Pompeo
Presidenti turk nuk dëshiron të presë zv.presidentin e SHBA dhe Ministrin e Jashtëm në Ankara për të diskutuar rreth sulneve ne Sirinë Veriore.
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka refuzuar të takojë zv.presidentin e SHBA Mike Pence dhe Ministrin e Jashtëm Mike Pompeo gjatë vizitës së tyre në Ankara ditën e nesërme
“Unë nuk do ti takoj ata. Ata do të takohen me homologët e tyre përkatës. Unë do të flas vetëm kur të vijë Trump, “i tha Erdogan transmetuesit televiziv Sky News pas një fjalimi në parlament të Mërkurën.
Pence dhe Pompeo duan të ndërmjetësoj në Ankara për një armëpushim midis Turqisë dhe Njësive të Mbrojtjes së Popullit Kurd (YPG) në veri të Sirisë











