InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Mesazhi që na vjen nga mos hapja e negociatave

16 Tetor, 2019
in InfoPress, Opinione
A A
Përse bateritë e propagandës janë drejtuar kundër Berishës?

Red VARAKU

Të presësh hapjen e negociatave me Perëndimin, kur ti vetë je kapur në përgjime zyrtare duke drejtuar piramidën e vjedhjes së votave , tregon jo vetëm naivitet , por edhe idiotësi të thellë.

Me Perëndimin apo me Lindjen, me Europën apo me Azinë, me demokracinë apo me autokratizmin, kjo ka qenë gjithmonë dilema e madhe e shqiptarëve. Por, jo me Ramën , sepse ai e ka kthyer me kohë timonin drejt lindjes dhe autokratizmit.

Shqipëria e mori rrugën drejt lindjes që në momentin kur Rama vendosi të bashkëpunonte me krimin e organizuar dhe të instalonte një aparat të vjedhjes dhe blerjes së votës duke asgjësuar kështu të gjitha mekanizmat që mbajnë në këmbë demokracinë. Ndër aktet më skandaloze kundër demokracisë qëndron lufta e tij për të asgjësuar Opozitën nëpërmjet krijimit të një opozite nga vetë pushteti.

Demokracia nënkupton shtet me pushtete të ndara, me gjykata të pavarura nga kryeministri dhe qeveria, me President Republike që balancon pushtetin e Kryeministrit, media që nuk përballen përditë me ndëshkimin kryeministror.

Në të gjithë këto rrafshe dhe raporte, Rama ka zgjedhur dhe po zbaton modelin putinian, por aspak modelin europian. Vallë është një rastësi që po nxitet këto kohë edhe zgjerimi i bashkëpunimit ekonomik deri dhe strategjik me shtete që janë drejtëpërdrejtë nën urdhërat e Moskës?

Ndërkaq, vetë Rama është mishërimi i dhunimit të rotacionit demokratik në PS para së gjithash dhe pastaj në shtet. Ka mbi 22 vjet në politikë, ndër to 14 vjet në krye të partisë dhe të politikës dhe është kapur pas pushtetit me thonjtë e tij të pisët dhe nuk ka ndërmend të ikë.

Këmbëngulja histerike e tij për të qenë pafundësisht në krye është jo vetëm patologjike, por është kthyer në rrezik për demokracinë shqiptare, sepse po rezulton në një kosto shumë të rëndë për popullin shqiptar.

Por, nëse do të arrijë që edhe këtë herë ta ndajë edhe më shumë Shqipërinë nga Europa kur Europa po bën përpjekje maksimale për të na mbajtur, largimi i tij nuk varet më nga Europa, por varet mbi të gjitha nga qëndrimi i vetë shumicës së shqiptarëve.

Nëse dështojmë edhe kësaj rradhe , atëherë ka ardhur momenti që shqiptarët të provojnë nëse e kanë patur seriozisht dhe me gjithë zemër kur përmbysën regjimin komunist me thirrjen: E duam Shqipërinë si gjithë Europa!

Vetëm një reagim i madh dhe i vendosur i shqiptarëve për largimin e tij, menjëherë pas refuzimit , do të përcaktojë edhe një ndërhyrje radikale ndërkombëtare

Tags: Red Varaku

Të Lidhura

Një burrë me qese në dorë…15 vite më parë kryeministër, sot i përbuzur, i harruar, i vetmuar!
Opinione

Një burrë me qese në dorë…15 vite më parë kryeministër, sot i përbuzur, i harruar, i vetmuar!

5 Gusht, 2025
Eduart Ndocaj, “Kaubojsi” që i mungon Parlamentit Shqiptar
Opinione

Eduart Ndocaj, “Kaubojsi” që i mungon Parlamentit Shqiptar

26 Korrik, 2025
Ermal Spahiu: Çfarë po ndodh sot me familjen shqiptare?!
Opinione

Ermal Spahiu: Çfarë po ndodh sot me familjen shqiptare?!

26 Korrik, 2025
Teatri i farsës dhe propaganda e Ramës- Shqipëria mes ironisë së Orwell-it dhe realitetit të trishtë
Opinione

Teatri i farsës dhe propaganda e Ramës- Shqipëria mes ironisë së Orwell-it dhe realitetit të trishtë

21 Korrik, 2025
Artisti dhe Politikani/ Azgan Haklaj, demokrat me FRYMË. Qendrimet anti-Berishë, nuk e çojnë kurrë në kryqëzatë
Opinione

Artisti dhe Politikani/ Azgan Haklaj, demokrat me FRYMË. Qendrimet anti-Berishë, nuk e çojnë kurrë në kryqëzatë

19 Korrik, 2025
“Operacioni i Dorëheqjeve” – Iluzioni i Reformës dhe Përpjekja e Ramës për të Mbuluar Farsën e 11 Majit
Opinione

“Operacioni i Dorëheqjeve” – Iluzioni i Reformës dhe Përpjekja e Ramës për të Mbuluar Farsën e 11 Majit

19 Korrik, 2025

TË FUNDIT

FOTO/ Vajza 10-vjeçare ndërron jetë, e vetme në spital: E rrahur nga babai dhe e dashura e tij
Bota

FOTO/ Vajza 10-vjeçare ndërron jetë, e vetme në spital: E rrahur nga babai dhe e dashura e tij

7 Gusht, 2025

HOROKSOPI I DITËS, e enjte 7 gusht 2025
Horoskopi

HOROKSOPI I DITËS, e enjte 7 gusht 2025

7 Gusht, 2025

Parashikimi i motit për sot
Aktualitet

Parashikimi i motit për sot

6 Gusht, 2025

HOROSKOPI i DITËS, e mërkurë 6 gusht 2025
Horoskopi

HOROSKOPI i DITËS, e mërkurë 6 gusht 2025

6 Gusht, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com