InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Artikuj

KUMTESA/ Përkujtimi i genocidit komunist, Prof. Ilir Pecnikaj: Ndëshkimi i Malsisë së Gjakovës ishte i kobshëm…

30 Shtator, 2019
in Artikuj, InfoPress
A A
KUMTESA/ Përkujtimi i genocidit komunist, Prof. Ilir Pecnikaj: Ndëshkimi i Malsisë së Gjakovës ishte i kobshëm…

Tё nderuar pjesmarrёs, dhe bashkëqëndrestarë.

Me respekt përulem përpara vuajtjeve të gjithsecilit prej viktimave të komunizmit e po ashtu përpara të gjithë familjarëve të tyre që me shumë vuajtje dhe mjerim kaluan një kalvar të tmerrshëm mbijetese.
Jemi këtu sot pikërisht për të kujtuar, sepse kujtimi është detyrim që kemi ndaj atyre që nuk janë më, ndaj atyre që u shuan në lulen e rinisë, ndaj atyre që këmba dhe kazma mizore e komunizmit i la pa nje varr, ndaj atyre që linden e u rriten me etiketën si “kulak, reaksionar, kriminel”, ndaj atyre që kurrë nuk munden të kthehen në shtepit e tyre, thjesht për faktin se rraca mizore komuniste i kishte cituar si armiq, ani pse të një gjuhe e një gjaku me ta.
Cdokush prej nesh ka si detyrë të mbledh dhe të tregoj pjesë nga jeta e tij dhe e familjareve të tij, për të mos ja lën harresës.
Janë renqethëse shifrat, janë drithërues krimet që diktatura komuniste dhe klyshët e pjell prej saj bënë mbi popullin shqipëtarë.
Të ndëruar vllezër e motra
Dy vjet më parë kur e morëm ketë nismë, e konkretizuar tashmë me Vendimin, Nr. 86, datë 27.09, 2017, të Këshillit Bashkiak Tropojë, ishim të bindur se kjo i shërben mbarë shoqërisë tonë e cila do të ishte një shembull për mbarë bashkitë e tjera, dhe pse fatkeqësisht ka shumë bashki të tjera që nuk e kanë institucionalizuar këtë. Ka ende përpjekje për të njollosur rezistencën antikomuniste, për të luftuar institucionet që po ndriçojnë atë periudhë. Jo më larg se dje, përsëri është kërcënuar me jetën e tij dhe të familjës së tij i nderuari z. Agron Tufa , Drejtori i Institutin të Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit. Kjo mua nuk më duket aspak e çuditëshme, dhe pse tejet skandaloze, sepse çudia mbaron aty ku në sallen e kuvendit ai u kercenua nga një kriminel si Spartak Braho, pa ja bërë syri tërr.
Në këtë përkujtimore të dytë, dua të ndalem te disa prej grupimeve kryesore të asaj kohe që u martirizuen:
i) Kleri fetar i cili u orvat të ndërgjegjësojë popullin, për fatkeqësinë që do i vinte krahinës nga ideologjia komuniste, si mohuese e besimit në Zot, traditave familjare, pronës dhe instalimit të ekonomisë primitive kolektive
ii) Krenë e bajraktarë tradicionale, si dhe shtëpitë e njohura të zonës;
iii) Përfaqësuesit politikë të rrymave të ndryshme të asaj kohe
iv) Ish funksionarët e zonës, si kryepleq, funksionarë civilë, anëtare të këshillave të komunave, xhandarë, etj, që po ti citojmë me emrat lista e tyre do të ishte shumë e gjatë.
Ndëshkimi i malsisë së gjakovës ishte i kobshëm…
Sot na është bërë e mundur që falë përkushtimit të disa kërkuesve, të dalin në dritë bëma renqethëse: letra që burri pak orë para pushkatimit i shkruan gruas për ti lënë amanet femijet që t’ja rrisë me hirin dhe dashninë e Perendisë për jeten dhe vatanin, pa ditur që edhe gruaja e tij dergjej ne ndonje qeli burgu apo kamp internimi, pa e ditur që femijet e tij kishin vdekur nga urija e stivosur në ndonjë varr me fëmijë të tjerë me një fat po aq të keq, dhe me të vetmin faj se ishin familjarë të kundershtarve të egersires komuniste. Diku tjetër të lexojmë lutje që nënat, në kulmin e dëshpërimit të tyre, i lutën Zotit: “Zot meqënse këtë tokë ja fale djallit të mallkuem, ki mëshirë atje nalt në parajs për tim bir, se të bijët e djallit komunist e coptuen pa far’ mëkati”.
Por sidoqoftë, kjo datë duhet të kthehet e të jetë një homazh kujtese e reflektimi të thellë, për gjithëçka që kjo malësi përjetoi, si memorje e një kohe të trishtë e jonjerëzore, që ky popull e vuajti mbi kurriz nga të tjerë shqipfolës.
Ne si brez ende nuk e kemi përmbushur amanetin e tyre, ndaj përpara kemi sfida të shumta, por më kryesoret ngelin:
– integrimi sa më i plotë e meritor i kesaj shtrese, në rrafsh institucional e politik;
– bashkëpunimi me institucionet e Tropojës e ato kombëtare, për një rivlerësim të rolit të personaliteteve të anatemuara në dekadat komuniste;
Nder përjetë antikomunisteve të Tropojës, koha u dha të drejtë atyre. Zoti i pastë në parajsën e vet.

Tags: Ilir Pecnikaj

Të Lidhura

Nga Adelina Pali: Ersi Qazolli, një inspirim për gjeneratën e re
Artikuj

Nga Adelina Pali: Ersi Qazolli, një inspirim për gjeneratën e re

19 Mars, 2026
Nga Adelina Pali: Marrëdhënia mësues-prind një udhë e përbashkët
Artikuj

Nga Adelina Pali: Marrëdhënia mësues-prind një udhë e përbashkët

17 Mars, 2026
Alarm nga Brukseli për integrimin e Shqipërisë: Raporti kyç “IBAR” rrezikon të bllokohet pas votimit për imunitetin e Ballukut
Artikuj

Alarm nga Brukseli për integrimin e Shqipërisë: Raporti kyç “IBAR” rrezikon të bllokohet pas votimit për imunitetin e Ballukut

14 Mars, 2026
Bllokimi i ‘arrestit’ për Ballukun hedh hije mbi procesin e integrimit
Artikuj

Bllokimi i ‘arrestit’ për Ballukun hedh hije mbi procesin e integrimit

14 Mars, 2026
Rrëzimi i regjimit në Iran: a do të bëhej vendi më i lirë, më i pasur apo thjesht më i rrezikshëm?
Artikuj

Rrëzimi i regjimit në Iran: a do të bëhej vendi më i lirë, më i pasur apo thjesht më i rrezikshëm?

12 Mars, 2026
Misteri historik i “Albanisë së Kaukazit”: një histori që pak përmendet në lidhje me emrin e shqiptarëve
Artikuj

Misteri historik i “Albanisë së Kaukazit”: një histori që pak përmendet në lidhje me emrin e shqiptarëve

11 Mars, 2026

TË FUNDIT

Dita Botërore e Ndërgjegjësimit për Autizmin
Aktualitet

Dita Botërore e Ndërgjegjësimit për Autizmin

2 Prill, 2026

Zgjati pak! Kejsi e pranon: Me Inën nuk jemi më bashkë!
Show Biz

Zgjati pak! Kejsi e pranon: Me Inën nuk jemi më bashkë!

2 Prill, 2026

HOROSKOPI I DITËS, e enjte 2 prill 2026
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e enjte 2 prill 2026

2 Prill, 2026

Klanet familjare dhe provimet me pagesë? Tronditet universiteti “Eqrem Çabej”
Aktualitet

Klanet familjare dhe provimet me pagesë? Tronditet universiteti “Eqrem Çabej”

1 Prill, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com