InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Bota

Greqi/ Paguanin gratë e varfra deri në 5 mijë euro për të lindur dhe u merrnin bebet, 12 persona në pranga

28 Shtator, 2019
in Bota, Lajme
A A
Greqi/ Paguanin gratë e varfra deri në 5 mijë euro për të lindur dhe u merrnin bebet, 12 persona në pranga

Policia greke ka shkatërruar një rrjet të mirorganizuar që shiste foshnja për adoptim ose embrione njerëzore të grave nga shtresa të pambrojtura sociale.

Nga hetimet rezultoi se banda paguante gra shtatzëna të varfra bullgare për të lindur fëmijë për adoptim.

Nënat biologjike paguheshin deri 5 mijë euro për lindje, ndërsa rrjeti mendohet se kryesohej nga një shtetas grek dhe një mjeke gjeorgjiane.

Operacioni i kryer në bashkëpunim me Interpolin përfundoi me prangosjen e 12 personave dhe procedimin penal të 44 të tjerëve.

Prokurorët thanë se banda funksiononte prej vitit 2016 dhe përfshinte në radhët e saj punonjës të klinikave private, një avokat grek, si dhe një obstetër-gjinekologe gjeorgjiane, që mendohet se janë krerët e bandës.

Autorët shfrytëzonin gra shtatzëna me origjinë bullgare të cilat, kundrejt pagesës prej 4 deri 5 mijë euro, të lindnin në Selanik dhe t’ua shisnin foshnjat e tyre çifteve të huaja.

Adoptimi i fëmijëve në total kushtonte deri 25 mijë euro, por shuma ndahej mes nënës biologjike, spitalit, ndërmjetësve apo anëtarëve të grupit kriminal.

Përpos grave të minoritetit rom në qytetin e dytë më të madh grek, atë të Selanikur, hetimet treguan se shfrytëzoheshin edhe vajza nga Gjeorgjia dhe Rusia.

Gratë i nënshtroheshin trajtimeve për dhurimin ose shtimin e numrit të vezoreve të tyre në këmbim të shumës deri 1,500 euro.

Rrjeti u zbulua në muajin mars, kur një grua shtatzënë 30-vjeçare u shtrua në një klinikë private në Selanik me probleme me shëndetin.

Prindërit adoptues nuk do të hetohen dhe as nuk rrezikojnë të humbasin fëmijët e tyre, sipas Prokurorisë Greke.

Të Lidhura

Si një skenar filmi: SHBA ngritën një bazë ajrore sekrete brenda Iranit
Bota

Si një skenar filmi: SHBA ngritën një bazë ajrore sekrete brenda Iranit

5 Prill, 2026
Kryetari i New Yorkut, Zohran Mamdani shijon ushqimin me kuzhinierin dhe reperin shqiptar Action Bronson
Bota

Kryetari i New Yorkut, Zohran Mamdani shijon ushqimin me kuzhinierin dhe reperin shqiptar Action Bronson

3 Prill, 2026
Përplasja Trump–Netanyahu dhe frika për zgjerimin e konfliktit në luftën me Iranin
Bota

Përplasja Trump–Netanyahu dhe frika për zgjerimin e konfliktit në luftën me Iranin

29 Mars, 2026
Plani me 6 pika/ Çfarë kërkon të negociojë Trump me Iranin për ti dhënë fund luftës në Lindjen e Mesme
Bota

Plani me 6 pika/ Çfarë kërkon të negociojë Trump me Iranin për ti dhënë fund luftës në Lindjen e Mesme

24 Mars, 2026
“ALARM SIGURIE”/ Ambasada e SHBA publikon njoftimin e DASH: Tregoni kujdes!
Bota

“ALARM SIGURIE”/ Ambasada e SHBA publikon njoftimin e DASH: Tregoni kujdes!

22 Mars, 2026
Lajm bombë nga Izraeli / Netanyahu “ndjek mediat shqiptare?” reagon jam gjallë!
Bota

Lajm bombë nga Izraeli / Netanyahu “ndjek mediat shqiptare?” reagon jam gjallë!

16 Mars, 2026

TË FUNDIT

Gjyli: Kandidatët për deputetë duhet të kalojnë filtrin moral dhe etik para se t’i propozohen qytetarëve
Aktualitet

Gjyli: Kandidatët për deputetë duhet të kalojnë filtrin moral dhe etik para se t’i propozohen qytetarëve

7 Prill, 2026

Historia e ndarjes së Mimoza Ahmetit, kush ishte ish-bashkëshorti i saj?
Show Biz

Historia e ndarjes së Mimoza Ahmetit, kush ishte ish-bashkëshorti i saj?

7 Prill, 2026

Horoskopi për ditën e martë, 7 prill 2026
Horoskopi

Horoskopi për ditën e martë, 7 prill 2026

7 Prill, 2026

Përdorimi i gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut një e drejtë e garantuar!
Aktualitet

Përdorimi i gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut një e drejtë e garantuar!

6 Prill, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com