InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Të kujtohet pika e nëntë e Merkelit, Rama?!

20 Shtator, 2019
in InfoPress, Opinione
A A
Të kujtohet pika e nëntë e Merkelit, Rama?!

Elona CASLLI

Flitet për të famshmen reformë në administratën publike. Ndonëse ti përpiqesh të krijosh emisione plot shkëlqimmbi këtë çështje, ajo mbetet ende një gropë septike në qeverinë e Rilindjes. Përpiqesh të na mbushësh mendjen, se je prirur të thithësh kapacitete njerëzore që kanë studiuar jashtë vendit.

Të shkolluarit në perëndim, Rama, jo detyrimisht përfaqësojnë perëndimin! Së pari, duhet shqyrtuar shkollimi i tyre duke u nisur nga pikat e mëposhtme: -Kohëzgjatja e periudhës së studimit. Mund të jesh ulur në auditorin e një universiteti në perëndim në 2000 dhe arrin të diplomohesh në ciklin e parë të studimeve në 2010.

Pra, një program studimi që duhet ta kryeje për tri vite e kryen për dhjetë vite. Lind pyetja: Një tejzgjatje e periudhës së studimit a nuk ndikon edhe në cilësinë e dijes së nxënë?! – Cilësia e universitetit në të cilin kanë studiuar. Sikundër, ti duhet ta dish në botën e qytetëruar ekziston një renditje e universiteteve, duke u bazuar në cilësinë e tyre. – Marrëdhënia me botën e qytetëruar Marrëdhënia me botën e qytetëruar, Rama si çdo gjë tjetër në jetë, është marrëdhënie personale.

Mund të ndërtosh një marrëdhënie të brendshme ose të jashtme me ambientin në të cilin jeton. Me pak fjalë, dikush mund të ketë jetuar për vite me radhë në perëndim, por nuk ka brendësuar asgjë nga ky i fundit, pasi marrëdhënia që ka ndërtuar me të ka qenë e jashtme dhe jo e brendshme. Ndaj, duhet rinënvizuar fakti se të jetosh në perëndim është një gjë. Të mendosh si perëndimor është një gjë tjetër. Si përfaqësohen institucionet shqiptare në kontekst europian, Rama?!

Shumë insitucione në vend, për shkak të funksionit dhe veprimtarisë së tyre, bashkëpunojnë me institucione analoge për të zhvilluar projekte në vende të ndryshme europiane. Si rrjedhim, shumë dokumente dhe procedura të ndryshme duhet të hartohen në gjuhë të huaj. Ekziston një protokoll i caktuar që duhet ndjekur në zbatimin e çdo projekti. Sa respektohet ky protokoll nga insitucionet në vend?! Ç’fytyrë ka Shqipëria kur përballet me Europën?!

Qëndron me dinjitet apo kokëulur?! Për t’i dhënë një përgjigje pyetjes së mësipërme, Rama, po të sjell në vëmendje një rrëfim… -Një përfaqësues i një institucioni në perëndim, i kërkon përfaqësuesit të institucionit analog në Shqipëri, t’i dërgonte prokollin që insitucioni shqiptar ndiqte në zbatimin e një projekti të caktuar. E di cila qe qasja në ligjëratë të drejtë ndaj kësaj kërkese, Rama?! – Protokolli që ndjekim në zbatimin e X projekti është i njëjtë me protokollin e insitucioneve të tjera.- shkroi përfaqësuesi i institucionit në vend.

Nuk e di se ç’mund të ketë menduar përfaqësuesi i institucionit serioz në perëndim, por një gjë e di me siguri: -Do të ketë nënqeshur dhe do të ketë thënë ; Barbarë modernë. Barbarët e tu modernë Rama, përkthejnë me “ Google Translate”, në rastet kur duhet të dorëzojnë dokumente në gjuhë të huaj dhe brenda përkthimit ndodhin çudira të tilla, që nuk bëjnë gjë tjetër , veçse përligjin pikën e nëntë të Merkelit.

Post Scriptum- Suksese për pikën e nëntë Rama!

Të Lidhura

Nga Albi Lushi: Xhuana, pasqyra e një shoqërie që ka harruar të jetë njerëzore
Opinione

Nga Albi Lushi: Xhuana, pasqyra e një shoqërie që ka harruar të jetë njerëzore

12 Mars, 2026
Nga Denada Isa: “Po e vrasim gjuhën tonë çdo ditë?”
Opinione

Nga Denada Isa: “Po e vrasim gjuhën tonë çdo ditë?”

3 Mars, 2026
Nga Milaim Nela: Dy “vëllezërit” (Rama-Vuçiç), “shantazhojnë” Gjermaninë dhe Europën
Opinione

Nga Milaim Nela: Dy “vëllezërit” (Rama-Vuçiç), “shantazhojnë” Gjermaninë dhe Europën

28 Shkurt, 2026
NGA KLEA SPAHO: MË 20 SHKURT, SHQIPTARËT NË SHESH PËR SHQIPËRINË
Opinione

NGA KLEA SPAHO: MË 20 SHKURT, SHQIPTARËT NË SHESH PËR SHQIPËRINË

17 Shkurt, 2026
Dashuria që shitet dhe vetmia që festohet
Opinione

Dashuria që shitet dhe vetmia që festohet

15 Shkurt, 2026
Republika e Prokurorëve presion Kushtetueses: Po vendosët pro Ballukut, do dilni me pranga në duar! Gent Ibrahimi i shantazhueshëm “qoftë për lekët, qoftë për brekët”
Opinione

Republika e Prokurorëve presion Kushtetueses: Po vendosët pro Ballukut, do dilni me pranga në duar! Gent Ibrahimi i shantazhueshëm “qoftë për lekët, qoftë për brekët”

10 Shkurt, 2026

TË FUNDIT

Gimbo i plotëson “live” kërkesën e Selin në “Goca dhe Gra”, poston foton me unazë
Show Biz

Gimbo i plotëson “live” kërkesën e Selin në “Goca dhe Gra”, poston foton me unazë

21 Mars, 2026

Gjirokastër, pranvera ka mbërritur/ Rikthimi i lejlekëve, simbol i natyrës që nuk harron rrugën
Të ndryshme

Gjirokastër, pranvera ka mbërritur/ Rikthimi i lejlekëve, simbol i natyrës që nuk harron rrugën

20 Mars, 2026

Pas muajit të shenjtë të Ramazanit, besimtarët myslimanë festojnë sot Fitër Bajramin
Aktualitet

Pas muajit të shenjtë të Ramazanit, besimtarët myslimanë festojnë sot Fitër Bajramin

20 Mars, 2026

Horoskopi ditor, 20 mars 2026
Horoskopi

Horoskopi ditor, 20 mars 2026

20 Mars, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com