InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

“Postieri ngatërroi adresën e zyrës së Agim Kajmakut”, PD akuza prokurorisë: Justifikim i turpshëm, po mbron të inkriminuarin e Ramës

4 Shtator, 2019
in Aktualitet, Lajme, Politikë
A A
“Postieri ngatërroi adresën e zyrës së Agim Kajmakut”, PD akuza prokurorisë: Justifikim i turpshëm, po mbron të inkriminuarin e Ramës

Partia Demokratie akuzon Prokurorinë se “duke u fshehur pas procedurave, nuk i merr shenjat e gishtërinjëve dhe krijon mburojë mbrojtjeje për Agim Kajmakun”.

Ne nje deklarate nga selia blu, ish deputeti Luciano Boci tha se: “Në njoftimin zyrtar, organi i akuzës pranoi publikisht se ka dështuar të marrë shenjat e gishtave të personit të akuzuar Agim Kajmaku dhe për këtë dështim paraqet si shkak ngatërresën e adresës nga Zyra e Postës (!!). Një justifikim banal dhe padyshim i turpshëm, pasi askush nuk e beson se Posta nuk e ka gjetur dot zyrën e kryetarit të bashkisë në Vorë. Prandaj, e gjitha kjo është thjesht një përpjekje e dëshpëruar për të mbrojtur të inkriminuarin e radhës së Edi Ramës”.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, LUÇIANO BOÇI

Prokuroria e Përgjithshme konfirmoi sot se Edi Rama, duke përdorur segmentet e hetimit dhe të institucioneve të shtetit, është duke penguar hetimin dhe duke marrë në mbrojtje Agim Kajmakun.

Jorgo Toto, Agim Kajmaku, të cilin Edi Rama ua dërgoi qytetarëve të Vorës si peshqesh të qeverisë së tij të krimit, ka refuzuar të depozitojë shenjat e gishtave, duke konfirmuar kështu se është ai personi i arrestuar në Greqi nën akuzën e trafikimit të parave të falsifikuara.

Prokuroria, duke u fshehur pas procedurave, po ndërton një mburojë mbrojtjeje për të inkriminuarin e radhës.

Në njoftimin zyrtar, organi i akuzës pranoi publikisht se ka dështuar të marrë shenjat e gishtave të personit të akuzuar Agim Kajmaku dhe për këtë dështim paraqet si shkak ngatërresën e adresës nga Zyra e Postës (!!).

Një justifikim banal dhe padyshim i turpshëm, pasi askush nuk e beson se Posta nuk e ka gjetur dot zyrën e kryetarit të bashkisë në Vorë. Prandaj, e gjitha kjo është thjesht një përpjekje e dëshpëruar për të mbrojtur të inkriminuarin e radhës së Edi Ramës.

Edi Rama duke u fshehur pas postierit të Vorës po bën gjithçka për të shpëtuar Jorgo Kajmakun
Duke refuzuar të japë shenjat e gishtërinjve të kandidatit të tij dhe duke përdorur prokurorinë, postierin e Vorës dhe duke heshtur përballë fakteve të publikuara nga PD, Edi Rama tashmë është zbuluar publikisht mbrojtësi i trafikantit të parave të falsifikuara, i arrestuar në Janinë dhe më pas i arratisur prej drejtësisë greke.

Edhe prokuroria, njësoj si kryeministri që fshihet pas omerta-së, u fsheh sot pas procedurave, duke u bërë vegla qorre e kryeministrit në mbrojtje të Kajmakut.

Edi Rama është njësoj si Jorgo Toto. Ai është vetë Agim Kajmaku.

I kërkuari nga drejtësia greke është vetëm fytyra e të inkriminuarit të radhës me të cilën Rama u shfaqet shqiptarëve.

Edi Rama hesht dhe e mbron, sepse ai nuk qeveris dot pa modelin kriminal që përfaqëson njeriu të cilin Rama ua ka servirur për kryebashkiak qytetarëve të Vorës.

Jorgo Kajmaku vazhdon të mbajë padrejtësisht zyrën e bashkisë, ndërkohë që bashkë me Valdrinin, Pjerinin, Vangjushin, Eltonin, Elvisin duhet të ishin duke ndarë sëbashku qelinë e burgut.

Por megjithë provat e pakundërshtueshme që faktojnë inkriminimin e Jorgo Totos alias Agim Kajmaku, Edi Rama nuk e lëshon mollën e kalbur të radhës.

Ai e mban fort shportën e kriminelëve me të cilët ka grabitur votat e shqiptarëve, po grabit Shqipërinë dhe të ardhmen e shqiptarëve.

Edi Rama e di se duke lëshuar Kajmakun, i afrohet radha për të dhënë vetë llogari për inkriminimin që i bëri qeverisë, parlamentit, shtetit dhe jetës së shqiptarëve.

Provat janë aty, në dritën e diellit.

Agim Kajmaku duhet të jetë në burg, jo në zyrën e bashkisë së Vorës.

Krimi nuk mund të qëndrojë asnjë minutë ulur në karrigen e kryeqytetarit të Vorës dhe të asnjë bashkie të vendit.
Edi Rama duhet dhe do të ikë sëbashku me shportën e tij të krimit me të cilët po grabit pasurinë dhe jetën e shqiptarëve.

Të Lidhura

Artemis II kthehet në Tokë pas misionit historik përreth Hënës, momenti kur 4 astronautët ulen me parashutë në oqean
Aktualitet

Artemis II kthehet në Tokë pas misionit historik përreth Hënës, momenti kur 4 astronautët ulen me parashutë në oqean

11 Prill, 2026
Temperatura deri në 40 gradë, njihuni me parashikimin e motit për sot
Aktualitet

Kthjellime e vranësira kalimtare, si parashikohet MOTI për ditën e sotme

9 Prill, 2026
Një dedikim nga zemra/ Eduart Ndocaj prek ndjekësit me mesazhin për vëllain
Aktualitet

Një dedikim nga zemra/ Eduart Ndocaj prek ndjekësit me mesazhin për vëllain

8 Prill, 2026
Gjyli: Kandidatët për deputetë duhet të kalojnë filtrin moral dhe etik para se t’i propozohen qytetarëve
Aktualitet

Gjyli: Kandidatët për deputetë duhet të kalojnë filtrin moral dhe etik para se t’i propozohen qytetarëve

7 Prill, 2026
Përdorimi i gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut një e drejtë e garantuar!
Aktualitet

Përdorimi i gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut një e drejtë e garantuar!

6 Prill, 2026
Shpërthim në Memaliaj, autorët zhduken pasi djegin makinën
Aktualitet

Shpërthim në Memaliaj, autorët zhduken pasi djegin makinën

6 Prill, 2026

TË FUNDIT

Misioni Artemis II përfundon me sukses, kapsula Orion zbret në oqean
Bota

Misioni Artemis II përfundon me sukses, kapsula Orion zbret në oqean

11 Prill, 2026

Artemis II kthehet në Tokë pas misionit historik përreth Hënës, momenti kur 4 astronautët ulen me parashutë në oqean
Aktualitet

Artemis II kthehet në Tokë pas misionit historik përreth Hënës, momenti kur 4 astronautët ulen me parashutë në oqean

11 Prill, 2026

Horoskopi për ditën e sotme, 10 prill 2026
Horoskopi

Horoskopi ditor, 11 prill 2026

11 Prill, 2026

Reuters: Të dhënat satelitore tregojnë se Toka po bëhet gjithnjë e më e ndritshme natën
Të ndryshme

Reuters: Të dhënat satelitore tregojnë se Toka po bëhet gjithnjë e më e ndritshme natën

10 Prill, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com