InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Dështimi i antiopozitarizmit dhe triumfi i Opozitës

23 Gusht, 2019
in InfoPress, Opinione
A A
Përse bateritë e propagandës janë drejtuar kundër Berishës?

Nga Red Varaku

Objektivi politik i Ramës ishte dhe mbetet likujdimi politik i Lulzim Bashës. Prej gjashtë vitesh skandalesh dhe krize politike, ai nuk është marrë për asnjë moment me qeverisjen e vendit , por të gjitha energjitë e pushtetit dhe infrastrukturës antiopozitare në vend janë përqendruar në goditjen e Lulzim Bashës.

Eliminimi i tij nga skena politike është kthyer edhe në objektivin kryesor të medies, e cila nuk lë moment pa sulmuar kryetarin e Opozitës z. Basha. Me ç’duket z. Basha është kthyer në rrezikun potencial më të madh të z. Rama, ndaj artileritë e rënda të propagandës, si në asnjë rast tjetër, janë drejtuar vetëm kundër tij.

Me sa duket, kjo është rruga e vetme sepse do t’i lehtësonte shumë punë. Së pari, sepse dërrmon opozitën, e cila me largimin e z. Basha futet në një spirale lufte pa fund brenda saj duke ia zgjatur jetën qeverisë Rama, dhe së dyti, me eliminimin e z. Basha shpëtojnë nga prangat mbështetësit e tij më të mëdhenj dhe legalizohen përfundimisht përbindëshat amoralë dhe të korruptuar, të emëruar nga Rama,si polet më të rëndësishme të shoqërisë.

Por, plani për të eliminuar politikisht Bashën, dështoi. Dështoi me gjithë përkushtimin e pacipë të disa ‘ishëve’ të PD, të cilët dikur përbënin dhe pjesën më të korruptuar të një establishmenti të vjetër dhe të trashur nga privilegjet që i morën vetëm në emër të PD .

Të gjitha këto llogari u shembën përtokë nga përgjimet e Zërit të Amerikës dhe gazetës gjermane BILD. Ndërsa , braktisja masive që shqiptarët i bënë votimeve moniste të 30-të Qershorit, vulosi përfundimisht dështimin e objektivit themelor për eliminimin politik të Lul Bashës si lider opozite.

Në një përpjekje të turpshme, Rama arriti të manipulojë rezultatet e 30 Qershorit me Denar kamikazin në KQZ . Ai ndërmori një proces rraskapitës numërimi që zgjati rreth një muaj. Një proces i diskretituar, që nuk rrënoi vetëm statistikat e votimeve, por zbuloi masakrën zgjedhore të 30 Qershorit.

Pasi dështoi në objektivin e tij themelor për eliminimin politik të liderit të opozitës, ai hodhi në sulm kazanët e mediokritetit në gazetarinë shqiptare dhe i urdhëroi të kërkojnë ikjen e Bashës. Por, pas deklaratës së z. Hahn dhe z. Palmer, të cilat u derdhën si llavë në gojët e liga pranë qeverisë, propaganda e tyre është bërë memece dhe nuk thotë më asgjë. Kjo tashmë është një betejë e dështuar, edhe pse çantat me para ‘cash’, fluturojnë nga Tirana drejt Brukselit dhe Uashingtonit.

Si përfundim, Lulzim Bashën sërish do ta ketë përballë dhe Opozitën do ta ketë përballë.

Është një Opozitë, fuqia e të cilës buron tek pastërtia e qytetarëve. Forca e saj nuk është as tek krimi i organizuar, as tek mediet e blera, as tek klientët e pushtetit, as tek servilët e pushtetit, por tek revolta e fortë antiqeveri, që tashmë ndodhet jashtë institucioneve , ndodhet vetëm në rrugë.

Pikërisht këtë Opozitë, Rama e ka problem të madh, sepse kjo formë opozitarizmi po e dërrmon dhe po e zhvesh nga shkëlqimi i mykur. Kjo Opozitë, në fare pak kohë e ka katandisur në një kryeministër të dështuar, i cili nuk arriti të mbijetojë as dy vjet i vetëm, edhe pse bëri një nga martesat më të ndyra politike , atë të krimit me politikën. Një martesë që solli në jetë pêrbindësha, që më pas Rama i kandidoi si deputetë ose kryetar bashkish në të gjithë Shqipërinë . E katandisi në një kryeministër, që mendon se me ‘cash’ në dorë, mund të blesh këdo dhe gjithçka, përfshi këtu dhe vullnetin dhe respektin e qytetarëve .

Është një Opozitë, që me guxim ka thënë të vërteta të mëdha edhe pse përballë ka pasur një makineri shtetërore kriminale, e cila zotëron pasuri të jashtëzakonshme dhe ushtri me njerëz. Ajo ka fuqi të shantazhojë ose egzekutojë cilindo, që i del përpara, kushdo qoftë ai.

Është një Opozitë që po bën ndoshta një ndër betejat më të forta që ka bërë ndonjëherë ndonjë Opozitë pas vitit 1990. Një betejë, që mund të krahasohet për nga përmasat e saj legjendare, vetëm me betejën e Opozitës së vitit 1990.

Është një Opozitë, e cila nuk po përballet me banda lokale si në 1997, që operonin të pavarura dhe të paorganizuara në mënyrë kapilare në rang kombëtar dhe fenomeni i drogës njihej shumë pak dhe grupet kriminale shqiptare ishin thjesht në nivel ‘spaçatorësh’.

Ajo po lufton dhëmb për dhëmb me kriminelë me profil të lartë europian, të cilat administrojnë qindra milionë dollarë dhe që kanë një aleancë kapilare me njëri tjetrin. Me profile kriminale që kanë nën administrim miliona euro, qindra automjete të blinduara dhe mijëra ushtarë dhe vrasës me pagesë. Klane kriminale, që përbëhen nga individë , që kanë peshë kriminale në rang europian, me mbrojtjen dhe bekimin politik të Ramës , janë kthyer në pole qëndrore në qytete dhe territore të ndryshme. Ata e kanë bërë shumë të vështirë betejën e opozitës . Aq të vështirë, sa gati duket e pamundur.

Përgjatë këtyre viteve Edi Rama, i ktheu këta individë, në njerëzit më të rëndësishëm të shoqërisë duke i dhuruar një pushtet të jashtëzakonshëm. Tek këta individë ndërthureshin interesat e të gjithë qytetarëve. Ai i bekoi ata me një fuqi politike dhe ekonomike të jashtëzakonshme. Duke e bërë praktikisht të pamundur rrëzimin e tyre dhe luftën e Opozitës gati heroike.

Është pikërisht kjo Opozitë, e cila ndërgjegjësoi jo vetëm shqiptarët , por edhe faktorin ndërkombëtar se projekti i kriminalizimit të Shqipërisë ishte një projekt i drejtuar nga vetë qeveria .

Falë betejës së kësaj Opozite ne sot e kemi të qartë se çfarë rrënimi janë për ekonominë e vendit PPP dhe vjedhjen e madhe, që po i bëhet parave të taksapaguesve nga kjo skemë. Falë insistimit të kësaj opozite, ne dimë sot se njerëzit më të afërt të Ramës janë njerëz me rekorde të zeza kriminale dhe njerëz zhytur kokë e këmbë në histori marramendëse krimesh dhe përfitimesh.

Falë përpjekjes së kësaj Opozite, ne dimë që mafia ndërkombëtare është ulur këmbëkryq në Tiranë, duke larë miliona euro në kulla dhe troje publike. Falë kësaj Opozite, ne sot dimë me emër çdo kriminel politik, dimë që kriminelët pranë tij, po privatizojnë Shqipërinë falas, për shkak të krizës së rëndë ku na futi ky hajdut psiqik.

Falë kësaj opozite ne njohim tani ata që dhanë një kilometër rrugë për 20 milionë euro. Falë kësaj Opozite kemi akoma sot në këmbë Teatrin Kombëtar, të cilin peshkaqenët pranë kryeministrit do ta hanin bashkë me truallin publik.

Falë kësaj Opozite ne njohim me emër ata që kriminalizuan vendin dhe ata që vodhën votat e shqiptarëve dhe që ne i dëgjuam me veshët tonë. Falë kësaj opozite ne kemi shpresë që ata që vodhën dhe poshtëruan këtë popull do të përfundojnë me pranga në duar.

Pikërisht pse kjo opozitë është e tillë, ka qenë gjithmonë nën breshërinë e sulmeve të propagandës së qeverisë, e cila për gjashtë vjet është marrë vetëm me sulmin dhe përçarjen e saj si nga brenda ashtu edhe nga jashtë.

Rama kërkon me çdo kusht eliminimin e saj. Cila parti nuk do të ishte shkatërruar pas një represioni të tillë barbar mediatik, ekonomik dhe financiar mbi anëtarët e saj? Fakti që ajo i mbijetoi këtij sulmi dëshmon që sado e errët qoftë errësira, ajo nuk mund ta shuajë dot dritën e një qiriu të vetëm. Tregon që fuqia e vërtetë e një kauze nuk qëndron tek paratë ‘cash’ , por qëndron tek pastërtia e qëllimeve të njerëzve që e mbështesin atë. Por, me sa duket ky ka qenë edhe gabimi i tij më i madh, sepse të vërtetën sa më shumë ta sulmosh, aq më shumë e lartëson.

Të Lidhura

Askush nuk është “Ti”, dhe kjo është superfuqia jote.
Opinione

Askush nuk është “Ti”, dhe kjo është superfuqia jote.

8 Tetor, 2025
Nga, Lisjana Cali: Vrasja e gjyqtarit/Pasqyra e realitetit që po na vret të gjithëve
Opinione

Nga, Lisjana Cali: Vrasja e gjyqtarit/Pasqyra e realitetit që po na vret të gjithëve

7 Tetor, 2025
Nga Eva Vatoci: Çfarë po ndodh me këtë botë? Çfarë po ndodh me burrat tanë?!
Opinione

Nga Eva Vatoci: Çfarë po ndodh me këtë botë? Çfarë po ndodh me burrat tanë?!

6 Tetor, 2025
Djalli, që fshihet pas detajit të “kandidaturave të opozitës”
Opinione

Djalli, që fshihet pas detajit të “kandidaturave të opozitës”

2 Tetor, 2025
Një dedikim për ty, babi!
Opinione

Një dedikim për ty, babi!

13 Shtator, 2025
Shqipëria dhe ministri i saj i AI-së
Opinione

Shqipëria dhe ministri i saj i AI-së

12 Shtator, 2025

TË FUNDIT

Portokallet apo mandarinat, cilat janë më të mira kundër virozave?
Shëndetësi

Portokallet apo mandarinat, cilat janë më të mira kundër virozave?

21 Tetor, 2025

Shqiptarët “nuk i ndahen” kafesë – Vendosin rekord të ri
Të ndryshme

Shqiptarët “nuk i ndahen” kafesë – Vendosin rekord të ri

21 Tetor, 2025

HOROSKOPI I DITËS, e hënë 20 tetor 2025
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e hënë 20 tetor 2025

20 Tetor, 2025

Albi Lushi nderohet me çmimin “Qiriu i Naimit” në Festivalin Ndërkombëtar të Poezisë në Tetovë
Kulturë

Albi Lushi nderohet me çmimin “Qiriu i Naimit” në Festivalin Ndërkombëtar të Poezisë në Tetovë

19 Tetor, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com