InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Pjerin Ndreu bën betimin, vjen reagimi i “kaubojsit”: Ditë e zezë për Lezhën dhe vlerat e përfaqësimit të saj

15 Gusht, 2019
in Aktualitet, InfoPress, Lajme
A A
Lajmi mbi kandidimin e Pjerin Ndreut për kryebashkiak të Lezhës, komenton Eduart Ndocaj: Hienat rilindase ngushëllojnë veten duke ëndërruar stafetën e kryebashkiakut nga njëri polic tek tjetri

Ditën e djeshme u bë konstituimi i këshillit të bashkisë Lezhë dhe marrja e detyrës nga kreu i kësaj bashkie, Pjerin Ndreu, i cili u votua më 30 qershor, përmes një gare që vazhdon të prodhojë polemika të shumta në shtypin shqiptar, pasi ish-rivali i tij, Eduart Ndocaj, përveçse e ka akuzuar publikisht për manipulimin e votave, ka bërë njëkohësisht dhe disa akuza të tjera n[ adresë të Ndreut, duke e errësuar së tepërmi figurën e tij si kreu i kësaj bashkie.

Më herët, Ndocaj pati njoftuar trupën diplomatike të akredituar në Shqipëri, si dhe zv.ndihmës sekretarin amerikan Matthew Palmer, mbi paligjshmërinë e votimeve të 30 qershorit, duke nënvizuar me forcë rrezikun që po i kanosej Shqipërisë dhe standardeve demokratike nga qeverisja autokratike e Edi Ramës. Gjatë letrave të tij, Ndocaj është fokusuar tek vjedhja e votave dhe provat që ai posedon në bashkinë e Lezhës, si dhe tek imazhi problematik i kreut të ri të kësaj bashkie, i cili është kapur nga përgjimet e gazetës gjermane BILD, teksa ushtronte shantazh dhe presion mbi zgjedhësit dibranë në shtatorin e vitit 2016.

Ditë të zezë për Lezhën, e ka cilësuar ai, të djeshmen, duke iu referuar bëmave të Ndreut, duke sjellë në vëmendje disa nga aspekte që kompromentojë figurën e kryetarit të ri të Lezhës.

Ja postimi i plotë:

NJË DITË E ZEZË PËR LEZHEN.
Kush ishte Pjerin NDREU, kush eshte Pjerin Ndreu!?

1)Nje e vertet 100%.
Nje nder personat aktiv te Partise Socialiste e cila synon te marre pushtetin me 23 Qershor eshte dhe Pjerin Ndreu nje ish-polic i hequr nga puna nga vete socialistet. 
Per shkak te brutalitetit dhe mercenarit kamikaz me nje aktivitet te dyshimt ne nxitjen e dhunes me 21 Janar 2011dhe afrimin e drejtimin personave me precedent penal ne proteste.

2)Nje e vertet 10%.
Nga përgjimi del se ish- polici korruptuar dhe ish- deputeti socialist -hajdut e bandit Pjerin Ndreu diskuton me drejtorin e arsimit të Dibrës që t’i bëjë presion mësuesve me buken e gohes , për të votuar për socialistët ose përndryshe do të pushohen nga puna. Ndreu është aktualisht kandidati i Partisë Socialiste për kryebashkiak në Lezhë. Ndreu i thotë Reçit të flasë me një drejtor shkolle, ta kërcënojë me pushim nga puna në rast se nuk dekylaron hapur votën për Partinë Socialiste

3)Vrashe dhe trafik femrash shkruan Metollari.(qe jan te verteta 100%)
Në vitin 1999 rrëmbehet një vajzë 17-vjeçare. Del i vëllai të mbrojë motrën dhe vritet (18 vjeç ishte). Vajza torturohet dhe mbahet skllave për katër vite me radhë. Në vitin 1999 Pjerin Ndreu ishte shef Komisariati dhe mbuloi gjurmët e ngjajes. A di gjë Arta Marku pse? Kalojnë katër vite dhe vajza arratiset. Shkon e fshihet tek një familje. Pjerin Ndreu atë kohë shef policie, shkon e merr policinë e ndërhyn, jo në ndihmë të vajzës, pse? Di gjë prokuroria pse nuk i gjeti kurrë rrëmbyesit e vajzës? Dhe di gjë prokuroria pse brenda në komisariat një oficer policie humbi jetën dhe u shit si vetëvrasje? Kush e vrau dhe pse? Cila ishte lidhja ndërmjet Pjerin Ndreut dhe rrëmbyesve të vajzës?”-shkruan Metollari.

4)Nje e vertet 100%.
Ja cfare shkruan shtypi ne kohen qe ai eshte pushuar nga puna!

Prej disa muajsh, kreu i Ministrisë së Rendit Publik Igli Toskadhe ish-zyrtari i lartë i kësaj ministrie, Ndreu kanë “shfrytëzuar” median për të shkëmbyer akuza të rënda në adresë të njëri-tjetrit.

Në muajin prill, ministri i Rendit Publik, Igli Toska ka akuzuar ish-drejtorin e policisë së Tiranës, Pjerin Ndreu për skandalin e 350 pasaportave të lëshuara në mënyrë të jashtligjshme në Gjirokastër, për implikimin në një incident me armë, të ndodhur gjatë aksionit për kapjen e të kërkuarit Petrit Lleshi. 
Ai eshte akuzuar se ka marre rreth 1000$ per cdo pasaporte te leshuar.

Sipas njoftimit zyrtar të asaj kohe, Ndreu kishte lejuar biznesmenin e njohur, Vajdin Lame të merrte pjesë në aksion, madje të qëllonte me armë të shënuar në inventarin e policisë. Kreu i Ministrisë së Rendit ka deklaruar më pas se i ka çuar prokurorisë dosjen me akuzat e ngritura ndaj Pjerin Ndreut. Ky i fundit ka goditur ashpër në media ministrin Toska, duke hedhur poshtë akuzat e tij. Sipas deklarimeve të Ndreut për “Shekullin”, Vajdin Lame ka qënë informator i policisë dhe ministri i Rendit ka dekonspiruar një informator.

Lidhur me skandalin e pasaportave, Ndreu ka shtuar se ka qënë ai vetë që e ka zbuluar këtë skandal. Tashmë, në Prokurorinë e Përgjithshme vazhdojnë hetimet për Pjerin Ndreun, ndërkohë që atij i është shtuar edhe një tjetër akuzë, ajo e kanosjes së një drejtuesi në Ministrinë e Rendit Publik.

Pjerin Ndreu u zgjodh kryetar i perkohshem ne Partine Socialiste te Tiranes ne vitin 2010, ai sot eshte nje nder miqte me te afert te kryetarit te PS-se Edi Rama.

I larguar per korrupsion, kanosje me arme dhe per bashkepunim me persona me precedent kriminal. 
Vajdin Lame u vra ne nje atentat mafioz teksa ngjitej ne shtepine e tij, ai ka qene informatori i Pjerin Ndreut. 
Kush eshte e ardhmja e Policise se Shteti me keto figura qe prezantohet sot PS-ja!?


Kush eshte Pjerin NDREU? Ish-zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, pushuar nga puna per korrupsion, Pjerin Ndreu, u zgjodh 12.07.2010 si kryetar i Partisë Socialiste për degën e Tiranës, dhe automatikisht do të jetë edhe anëtar i Asamblesë së Përgjithshme të Socialistëve.

Fotografia e Pjerin Ndreu
Fotografia e Pjerin Ndreu
Fotografia e Pjerin Ndreu

Të Lidhura

Shëndeti mendor/ Flet psikologia Lekli: Prek çdo moshë, kurimi vjen përmes kujdesit të duhur shëndetësor
Aktualitet

Shëndeti mendor/ Flet psikologia Lekli: Prek çdo moshë, kurimi vjen përmes kujdesit të duhur shëndetësor

11 Tetor, 2025
Hoxha: Menduam se gjyqtarët do t’i vriste mafia, ndodhi e kundërta
Aktualitet

Hoxha: Menduam se gjyqtarët do t’i vriste mafia, ndodhi e kundërta

11 Tetor, 2025
EMRAT/ PD zyrtarizon Vlorën dhe Beratin, ja 6 kandidatët për zgjedhjet lokale
Aktualitet

EMRAT/ PD zyrtarizon Vlorën dhe Beratin, ja 6 kandidatët për zgjedhjet lokale

11 Tetor, 2025
Ekzekutoi në krye të detyrës gjyqtarin e Apelit Astrit Kalaja, autori 30-vjeçar i qetë dhe i papenduar para policisë: E vrava sepse…
Aktualitet

Ekzekutoi në krye të detyrës gjyqtarin e Apelit Astrit Kalaja, autori 30-vjeçar i qetë dhe i papenduar para policisë: E vrava sepse…

7 Tetor, 2025
Dikur aktivist nën nismën e tij, sot kandidat për Bashkinë e Tiranës, Lapaj mbështet Binajn
Aktualitet

Dikur aktivist nën nismën e tij, sot kandidat për Bashkinë e Tiranës, Lapaj mbështet Binajn

6 Tetor, 2025
Nis sot zyrtarisht viti i ri akademik 2025-2026 në të gjitha universitetet në vend
Aktualitet

Nis sot zyrtarisht viti i ri akademik 2025-2026 në të gjitha universitetet në vend

6 Tetor, 2025

TË FUNDIT

Çfarë bën Luizi kur Kiara Tito është në Portokalli dhe kush kujdeset për Lunën? Ja si përgjigjet moderatoja
Show Biz

Çfarë bën Luizi kur Kiara Tito është në Portokalli dhe kush kujdeset për Lunën? Ja si përgjigjet moderatoja

15 Tetor, 2025

Trump komplimenton Melonin: Je e re dhe e bukur, nuk do të guxoja ta thoja këtë në Amerikë
Bota

Trump komplimenton Melonin: Je e re dhe e bukur, nuk do të guxoja ta thoja këtë në Amerikë

14 Tetor, 2025

Olta Gixhari tregon për herë të parë çfarë ka ndodhur me syrin e saj: Po kaloj një problem shëndetësor
Show Biz

Olta Gixhari tregon për herë të parë çfarë ka ndodhur me syrin e saj: Po kaloj një problem shëndetësor

14 Tetor, 2025

HOROSKOPI I DITËS, e hënë 13 tetor 2025
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e hënë 13 tetor 2025

13 Tetor, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com