Nga Skerdjan Dhuli
“Kur do clirohet PS nga lidhja me krimin?” Ishte nje pyetje qe miku virtual, por pene-holle Red Varaku hidhte ne analize.
Dhe ne radhet e tij analitike, nuk gjen te meta edhe sikur ti kerkosh me mikroskop.
Por ketu, pyetja qe do i beja Redit, eshte kjo: E kujton historine e Partise Socialiste ?
Me duhet te te kujtoj qe ajo parti eshte themeluar mbi krim, me nentor te 1941.
Jetoi per 50 vite mbi krim. Vrau, pushkatoi me e pa gjyq jo pak po bash 6 mije shqiptar.
Burgosi e internoi, sterrosi ne tela me gjemba e kampe internimi dhjetra mijera te tjere.
Persekutoi e perndoqi mijera te tjere qe mbase nuk e ngriten koken kurre me, edhe keto vite qe ne i quajme demokraci.
Atehere cfare pret miku im Red ?
Gjithashtu me duhet te te kujtoj, dhe ketu kundershtoj ne themel edhe analizen tende, qe shumicen derrmuese te votave PS nuk ja bejne Valdrinet.
Valdrinet, Doshet, Prenget, Frroket, Rroshet, Dakpt etj… (jane shume, me ndje qe pertoj ti shkruaj) krijojne vetem diferencen per te fituar, duke ngritur numrin e votave te nevojshem per pushtet. Por PS rreth 70% te votave ja sigurojne keta te 50 viteve te komunizmit kriminal.
E di si e kush ?
Jane ata qe ne oren 7 te mengjesit i gjen para deres se votimit. Sikur te dielen te besh zgjedhje, ata i ke rreth 600 mije bash ne kutine e votimit. Ky eshte kontigjenti i vertete kriminal. Kete nuk ke si e lufton.
Valdrini dje e mbylli me politiken. Me radhe para tij e kane mbylle edhe Valdrinet e siperpermendur. Ata ca i heq dekriminalizimi e ca i heq Rama duke i shitur.
Puna eshte kjo. Keta te krimit 50 vjecar, a ka dekriminalizim qe ti nxjerre jashte politikes ?
Deri me sot jo.
Ndaj miku im, nuk jane Valdrinet krimi i vertete i PS.
Eshte vete PS nje shtepi Valdrinesh qysh ne gjenezen e saj, ne nentor te ’41.