InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Basha: Zgjidhje me zgjedhje ose populli do vendos me forcë

11 Gusht, 2019
in Aktualitet, InfoPress, Politikë
A A

-PD-ja e mbetur pa asnjë pushtet, kur për herë të parë në historinë e saj 29 vjeçare ajo nuk ka asnjë lloji pushteti, pra selia blu nuk ka zgjidhje tjetër përveç zgjidhjes radikale, sepse fjalët dhe deklaratat me kryeministrin nuk duket se po japin rezultat. Demokratët janë vertetë në takime me kryetarin e tyre, por horizonti për ta është i errët dhe vetëm përballja me forcë ndaj qeverisë mund të hap paksa dritë për krejt opozitën. Me fjalë kryeministri nuk don t’ia dijë, përkundrazi tallet duke nxirë lëkurën në detin e Jonit.

Lideri i opozitës Lulzim Basha nuk po bën aspak pushime verore. Ai po takon kudo nëpër Shqipëri demokratët dhe njerëzit të cilët duan zgjidhje nga varfëria. Dje ai ishte në Mallakastër, ku ngriti tonet kundër kryeministrit Rama.

Kreu i opozitës Lulzim Basha, deklaroi në aktivin e strukturave të PD në Mallakastër, se kapja me dhunë, thyerja e dyerve, uzurpimi i selive të pushtetit vendor nga bandat e Edi Ramës siç i quan ai, është e paligjshme dhe kriminale. “Një nga gjërat e para që do të bëjë qeveria e re, e dalë me votë të lirë është që gjithsecili që ka shkelur ligjin dhe është kthyer në vegël të verbër të Edi Ramës, do të mbajë përgjegjësi ligjore. Asnjëri prej tyre nuk do të harrohet, që nga ky i Mallakastrës, deri tek Edi Rama” – tha zoti Basha.

“Popullit sovran i lind e drejta t’i përgjigjet këtij pushteti me të njëjtat mënyra dhe të mbrojë me të njëjtat mënyra kushtetutën dhe ligjin, në Mallakastër, në Fier, në Durrës, në Elbasan, në të gjithë Shqipërinë, por mbi të gjitha në Tiranë, atje ku paligjshmëria ka hedhur rrënjët, atje ku hajdutëria dhe kriminaliteti janë ngritur në fron. Atje, popullit sovran, nëse nuk i hapet rrugë zgjidhjes politike, zgjidhjes që çdo vend tjetër i rajonit e ka patur në kushte akoma më të lehta sesa kriza e sotme shqiptare, një qeverie tranzitore dhe zgjedhjeve të parakohshme, atëhere popullit sovran i lind e drejta ta marrë në dorën e vet zgjidhjen, me të gjitha format, mjetet dhe mënyrat që i gjykon të përshtatshme për të rivendosur demokracinë dhe drejtësinë.”- u shpreh zoti Basha.

Pra Basha me sa duket do të përpiqet deri në shtator për zgjidhje të butë me mazhorancën për ta bindur se duhet të shkohet në zgjedhje pa kryeministrin Rama dhe duke shkuar në dy palë zgjedhje; ato parlamentare dhe lokale në një ditë. Por nga ana e tij kryeministër po jep mesazhe se nuk ka ndërmend aspak për ulje në tryezë me opozitën që të gjendet një zgjidhje me zgjedhje. Përkundrazi mazhoranca po merr një e nga një të gjitha bashkitë e opozitës. I ka mbetur edhe Shkodra, por duket se edhe këtë bashki po e merr me lehtë se sa mori Kamzën, pasi në Kamzë ua dorëzuan vetë.

PD-ja e mbetur pa asnjë pushtet, kur për herë të parë në historinë e saj 29 vjeçare ajo nuk ka asnjë lloji pushteti, pra selia blu nuk ka zgjidhje tjetër përveç zgjidhjes radikale, sepse fjalët dhe deklaratat me kryeministrin nuk duket se po japin rezultat. Demokratët janë vertetë në takime me kryetarin e tyre, por horizonti për ta është i errët dhe vetëm përballja me forcë ndaj qeverisë mund të hap paksa dritë për krejt opozitën. Me fjalë kryeministri nuk don t’ia dijë, përkundrazi tallet duke nxirë lëkurën në detin e Jonit.

Me sa duket kryetari i PD-së Basha e ka ndjerë athtinë e demokratëve në këto takimet e verës prandaj ka ashpërsuar dje tonet ndaj kryeministrit. Kur je lider opozite duhet jo vetëm të takosh e shtrëngosh duart me popullin e pakënaqur, por edhe ta udheheqësh të gjejë lirinë dhe aspiratën e tij për një shoqëri të drejtë. Dhe kur e drejta bllokohet apo merret peng atëhere mbetet përballja.

Për dreq, nganjëherë duhet edhe me dhunë popullore për të vendosur drejtësinë.

Alban Mati

Të Lidhura

Kryetari i PLL-së, Shpëtim Axhami, uron Pashkët për besimtarët ortodoksë
Aktualitet

Kryetari i PLL-së, Shpëtim Axhami, uron Pashkët për besimtarët ortodoksë

12 Prill, 2026
Temperatura deri në 40 gradë, njihuni me parashikimin e motit për sot
Aktualitet

Dita nis me kthjellime, çfarë pritet të sjellin orët e pasdites?

12 Prill, 2026
Fermerët s’do marrin më naftë pa taksa, Rama: Ka pasur abuzime
Aktualitet

Fermerët s’do marrin më naftë pa taksa, Rama: Ka pasur abuzime

11 Prill, 2026
Artemis II kthehet në Tokë pas misionit historik përreth Hënës, momenti kur 4 astronautët ulen me parashutë në oqean
Aktualitet

Artemis II kthehet në Tokë pas misionit historik përreth Hënës, momenti kur 4 astronautët ulen me parashutë në oqean

11 Prill, 2026
Temperatura deri në 40 gradë, njihuni me parashikimin e motit për sot
Aktualitet

Kthjellime e vranësira kalimtare, si parashikohet MOTI për ditën e sotme

9 Prill, 2026
Një dedikim nga zemra/ Eduart Ndocaj prek ndjekësit me mesazhin për vëllain
Aktualitet

Një dedikim nga zemra/ Eduart Ndocaj prek ndjekësit me mesazhin për vëllain

8 Prill, 2026

TË FUNDIT

Kryetari i PLL-së, Shpëtim Axhami, uron Pashkët për besimtarët ortodoksë
Aktualitet

Kryetari i PLL-së, Shpëtim Axhami, uron Pashkët për besimtarët ortodoksë

12 Prill, 2026

Temperatura deri në 40 gradë, njihuni me parashikimin e motit për sot
Aktualitet

Dita nis me kthjellime, çfarë pritet të sjellin orët e pasdites?

12 Prill, 2026

Dështojnë bisedimet SHBA–Iran në Islamabad, Vance: “Nuk arritëm marrëveshje”
Bota

Dështojnë bisedimet SHBA–Iran në Islamabad, Vance: “Nuk arritëm marrëveshje”

12 Prill, 2026

“Informacioni që morëm një vit më parë” – Netanyahu zbulon ARSYEN pse u sulmua Irani
Bota

“Informacioni që morëm një vit më parë” – Netanyahu zbulon ARSYEN pse u sulmua Irani

12 Prill, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com