InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

LETRA/”Kaubojsi” nuk di të dorëzohet, provat e manipulimit të 30 qershorit i dërgon në ambasada, si dhe njofton Departamentin Amerikan të Shtetit: “Demokracia e vendit tim në rrezik”

2 Gusht, 2019
in Aktualitet, Lajme, Politikë
A A
Reagimi/ Eduart Ndocaj: “Hajdutët” e votave po enden poshtë e lart bashkisë. Më votbesoni, pasi do të përfaqësoj vetëm interesat e qytetarëve.

Ish-kandidati për kreun e bashkisë Lezhë, Eduart Ndocaj, premtimin për të mos braktisur zgjedhësit e tij, duket sikur po e konkretizon me veprime dhe aksione të çdoditshme, të cilat synojnë ndriçimin e asaj që ka ndodhur më 30 qershor, jo vetëm në bashkinë e Lezhës, por dhe në të gjithë Shqipërinë.

Pas hapit të hedhur duke kallzuar penalisht në Prokurorinë e rrethit Gjyqësor të Lezhës, të gjithë komisionerët, numëruesit dhe anëtarët e KZAZ-ve 12 dhe 13, “kaubojsi”, sot, ka lëshuar një silur të fuqishëm ndaj qeverisë shqiptare, si përgjegjëse e organizimit të votimeve farsë që u mbajtën më 30 qershor, ku përmes një letre drejtuar trupës diplomatike të akredituar në Shqipëri, por dhe zv.ndihmës sekretarit Matthew Palmer, apelon për vëmendje të shtuar ndaj vendit tonë, i cili tashmë duket qartazi se po rrëshket drejt një autokracie me filozofi erdoganiste.

Në letrën e tij drejtuar zv.ndihmës sekretarit të SHBA-së, z. Palmer, si dhe ambasadorëve të akredituar në Shqipëri bie në sy, Ndocaj ka apeluar faktorin ndërkombëtar për të luajtur një rol më konstruktiv në proceset demokratizuese të Shqipërisë. Ndocaj, ndër të tjera, ka nënvizuar: “Demokracia është pushteti që ushtrohet përmes votës, dhe këtë gjë, ju e dini më mirë se sa ne, prandaj jepini rëndësinë e duhur 30 qershorit, duke e zhbërë, si dhe duke apeluar klasën politike shqiptare për dialog që do të conte drejt marrjes së përgjegjësive për gjithë cfarë ndodhi me të ashtuquajturat zgjedhje”.

Ja letra e plotë:

LETËR INFORMUESE: DEMOKRACIA E VENDIT TIM NË RREZIK DREJTUAR: TRUPËS DIPLOMATIKE TË AKREDITUAR NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË , OSBE-së në Tiranë, KOMISIONERES PER TE DREJTAT E NJERIUT BE. 
AMBASADA SHBA ,Embassy of the United States, Tirana
E Ngarkuara me Punë Leyla Moses-Ones

DELEGACIONIT TE BASHKIMIT EUROPIAN 
AMBASADORIT . DR. LUIGI SORECA

AMBASADA BRITANISE MADHE ,British Ambassador to Albania
DREJTUAR, MISTER,Duncan Norman MBE

AMBASADA ITALIANE NE TIRANE 
Embassy in Tirana, Albania Ambassador Alberto Cutillo,

AMBASADA AUSTRIAKE , Austrian Embassy
DREJTUAR AMBASADORIT Dr. Johann Sattler

AMBASADA FRANCEZE, Embassy of France
Ambasadori francez në Tiranë,
DREJTUAR AMBASADORIT, Dr. Bernard Fitoussi
AMBASADA SPANJOLLE ,Embassy of Spain
DREJTUAR AMBASADORIT, Vicente Canelles Montero, Ambassador

AMBASADA E DANIMARKES, Embassy of Denmark in Tirana, Albania
DREJTUAR KONSULLIT ,DR,Danish Honorary Consulate in Tirana, Albania
Ambasadori i OSBE-së në Tiranë, 
DREJTUAR AMBASADORIT Bernd Borchardt 
DREJTUAR KOMISIONERES PER TE DREJTATE NJERIUT Dunja Mijatović 
Skanderbeg Square Palace of Culture Tirana, Albania
Zotërinj ambasadorë! Vendi im, Shqipëria, kur shembi sistemin gjakatar të dikaturës komuniste, kishte një slogan mjaft domëthënës: “E duam Shqipërinë si gjithë Europa!” Europa për ne, ishte aspirata e kahershme e orientimit për progres dhe civilizm. Sot, pas 29 vitesh, përpjekjesh dhe orvatjesh për instalim të demokracisë dhe të principeve të saj, gjendemi në një udhëkryq të pashembullt, i cili rrezikon ta kthejë vendin tim në pikën e referimit të një autokracie që zhvillohet me “bekimin” tuaj. Shkëlqesia Juaj! 30 qershori, është vula e dështimit të të gjithëve, juaja dhe e jona, që janë investuar për demokraci dhe shtet të së drejtës në Shqipëri. Përvecse, lejuat në mënyrë të pakuptimtë, zhvillimin e një procesi, që në vendet tuaja respektive as nuk mund të mendohet, është për t’u habitur qëndrimi symbyllurazi ndaj fenomenit të vjedhjes dhe të manipulimit masiv të votave që “maxhoranca” bëri në të gjithë Shqipërinë, edhe pse konkuronte pothuajse e vetme. Unë, Eduart Ndocaj, u përfshiva në garën e 30 qershorit si kandidat për bashkinë e Lezhës, duke besuar, se monitorimi juaj, do të ishte korrekt dhe në përputhje të plotë me standardet europiane, si dhe u imponova në rivalitet, me një format perëndimior sipas edukimit tim disavjecar dhe përvojës sime në vendin fqinj të Italisë mike. Edhe pse përballë kisha maxhorancën qeverisëse përmes një përfaqësuesi të denjë të katapultuar në politikë përmes strukturave dhe veprimtarisë së tij kriminale, një individ që u kap në përgjimet e gazetës gjermane BILD, si i përfshirë në dosjen e nxehtë të zgjedhjeve të zhvilluara në vitin 2016 në Dibër; një individ që është larguar nga radhët e policisë së shtetit si i inkriminuar, prapëseprapë unë besoja se disa vlera të demokracisë nuk do të dhunoheshin kaq brutalisht dhe me vendosmëri nga qeveria. Në Lezhë, asgjë nuk ishte demokratike! Jo vetëm që nuk janë lejuar të votojnë lirshëm, pasi presioni dhe shantazhi nga ana e bandës së kandidatit socialist ishte evidente dhe prezente gjatë gjithë kohës së fushatës, por është tjetërsuar tërësisht rezultati, duke falsifikuar dhe duke manipuluar në mënyrë ordinere vullnetin e zgjedhësve dhe të qytetarëve lezhianë. Përmes kësaj letre, shkëlqesëia Juaj, kërkoj vëmendje të shtuar ndaj vendit tim, pasi po rrëshqasim drejt një sistemi erdoganist dhe putanist, të cilit nuk do i shërbente as Europës për vetë gjeopolitikën dhe rëndësinë e Shqipërisë në rajonin e nxehtë të Ballkanit. Demokracia është pushteti që ushtrohet përmes votës, dhe këtë gjë, ju e dini më mirë se sa ne, prandaj jepini rëndësinë e duhur 30 qershorit, duke e zhbërë, si dhe duke apeluar klasën politike shqiptare për dialog që do të conte drejt marrjes së përgjegjësive për gjithë cfarë ndodhi me të ashtuquajturat zgjedhje. Për të kuptuar përmasat e asaj cfarë ka ndodhur më 30 qershor, po vë në dispozicionin tuaj, prova të llahtarshme, që kutërbojnë aromë fekalesh të organizuara dhe të menaxhuara në mënyrë të tillë nga vetë qeveria dhe përfaqësuesit e saj, si kandidatë në bashkitë e vendit.
Me respekt për Ju dhe për vlerat e demokracisë europiane Eduart Ndocaj,
KRYETARI PBDKSH
EDUART NDOCAJ

Fotografia e Eduart Ndocaj
Fotografia e Eduart Ndocaj
Fotografia e Eduart Ndocaj
Fotografia e Eduart Ndocaj

Në vijim të betejës sime për demokraci, si dhe në respekt të votuesve të mi lezhianë, sot, u jam drejtuar me një apel të fuqishëm, të gjithë trupës diplomatike të akredituar në Shqipëri, si miq dhe partner në aspiratën tonë për integrim. Unë, Eduart Ndocaj, e konsideroj votën e lirë të shenjtë dhe të paprekshme, ndaj dhe iu përgjigja thirrjes së bashkëqytetarëve të mi, për të kandiduar, por, përballë kisha një makineri kriminale, e cila duhet vënëm para përgjegjësisë në mënyrë që të shpëtojmë demokracinë. Unë nuk heq dorë nga kjo betejë, sepse ende besoj tek Europa dhe vlerat e saj, por padyshim, dhe tek aleati ynë shekullor SHBA-ja, së cilit i jam drejtuar personalisht përmes z. Matthew Palmer, zv.Ndihmës Sekretar i ShBA, në departamentin e Shtetit.

Më poshtë është letra drejtuar përfaqësive diplomatike;

Fotografia e Eduart Ndocaj
Fotografia e Eduart Ndocaj
Fotografia e Eduart Ndocaj
Fotografia e Eduart Ndocaj
Fotografia e Eduart Ndocaj
Fotografia e Eduart Ndocaj
Fotografia e Eduart Ndocaj
Fotografia e Eduart Ndocaj
Fotografia e Eduart Ndocaj
Fotografia e Eduart Ndocaj
Fotografia e Eduart Ndocaj

Të Lidhura

Temperatura të larta në vend, ja zonat më të NXEHTA
Aktualitet

Temperatura të larta në vend, ja zonat më të NXEHTA

3 Korrik, 2025
Berisha në Asamblenë e OSBE: Shqipëria po shpopullohet, 45% e shqiptarëve kanë braktisur vendin gjatë 10 viteve të fundit
Aktualitet

Berisha në Asamblenë e OSBE: Shqipëria po shpopullohet, 45% e shqiptarëve kanë braktisur vendin gjatë 10 viteve të fundit

3 Korrik, 2025
Maldrita Bardho heq dorë nga mandati i deputetes, vendin në Kuvend e merr Zegjine Çaushi
Aktualitet

Maldrita Bardho heq dorë nga mandati i deputetes, vendin në Kuvend e merr Zegjine Çaushi

3 Korrik, 2025
Rinumërimi në Fier, Zegjine Çaushi humb mandatin për 10 vota. Ja kush ia mori, vjen REAGIMI ironik i Gaz Bardhit!
Aktualitet

Rinumërimi në Fier, Zegjine Çaushi humb mandatin për 10 vota. Ja kush ia mori, vjen REAGIMI ironik i Gaz Bardhit!

2 Korrik, 2025
Si Mariel Murati legalizoi pa leje hotelin luksoz në zemër të Sarandës
Aktualitet

Si Mariel Murati legalizoi pa leje hotelin luksoz në zemër të Sarandës

2 Korrik, 2025
Bëni KUJDES/ Sot temperaturat deri në 40 gradë Celcius në këtë qark
Aktualitet

Bëni KUJDES/ Sot temperaturat deri në 40 gradë Celcius në këtë qark

2 Korrik, 2025

TË FUNDIT

HOROSKOPI I DITËS, e premte 4 Korrik 2025
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e premte 4 Korrik 2025

4 Korrik, 2025

Temperatura të larta në vend, ja zonat më të NXEHTA
Aktualitet

Temperatura të larta në vend, ja zonat më të NXEHTA

3 Korrik, 2025

Berisha në Asamblenë e OSBE: Shqipëria po shpopullohet, 45% e shqiptarëve kanë braktisur vendin gjatë 10 viteve të fundit
Aktualitet

Berisha në Asamblenë e OSBE: Shqipëria po shpopullohet, 45% e shqiptarëve kanë braktisur vendin gjatë 10 viteve të fundit

3 Korrik, 2025

Maldrita Bardho heq dorë nga mandati i deputetes, vendin në Kuvend e merr Zegjine Çaushi
Aktualitet

Maldrita Bardho heq dorë nga mandati i deputetes, vendin në Kuvend e merr Zegjine Çaushi

3 Korrik, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com