InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Paralajmërimi i PD: Pushtimit të bashkive nga Rama do i përgjigjemi njëlloj si grabitësve

28 Korrik, 2019
in Aktualitet, Lajme, Politikë
A A
Paralajmërimi i PD: Pushtimit të bashkive nga Rama do i përgjigjemi njëlloj si grabitësve

Nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka u ka bërë thirrje qytetarëve që të reagojnë ndaj uzurpimit të bashkive dhe këshillave bashkiak nga PS, njëlloj siç reagojnë ndaj grabitësve që u hyjnë në shtëpi.

“Në këto kushte, akti që ka kërkuar të kryejë sot Rama me bandën e tij në Devoll, apo që do të synoje të realizojë dhe në raste të tjera është i njëjtë me atë të grabitësve që hyjnë në shtëpinë e tjetrit për të grabitur. E njëjtë duhet të jetë dhe përgjigja e qytetarëve, si ndaj grabitësit që të ka hyrë në shtëpi për të të dhunuar e grabitur!”,- deklaron Paloka.

Apeli i nënkryetarit të PD paralajmëron përplasje të forta mes qytetarëve që nuk i njohin votimet e 30 qershorit dhe strukturave të qeverisë që po kërkojnë marrjen e drejtimit të gjithë bashkive në vend.

Në një postim në Facebook, Paloka shprehet se kryeministri Edi Rama nuk ka asnjë të drejtë ligjore të marrë drejtimin e bashkive me një palë votime që nuk janë kryer ligjërisht. Paloka shprehet se qëndrimet e kryeministrit Edi Rama janë kriminale dhe antikushtetuese.

“Përshëndetje për qytetaret e Devollit që sot nuk lejuan dhunimin e bashkisë së tyre nga një bandë që kërkon ta uzurpojë! Ky ishte një akt i qartë qytetarie, përballë barbarisë kriminale të bandës që kërkon me këmbëngulje dhe dhunë të çojë deri në fund një proces antiligjor dhe antikushtetues, pjellë e çmendurisë së një kryeministri që ka vendosur ta trajtojë vendin si pronë të tij private dhe shqiptaret si skllevër”,- shkruan Paloka.

Nënkryetari i PD-së shprehet se procesi i 30 qershorit nuk ka asnjë vlerë ligjore dhe qeveria “Rama” duhet të presë vendimin e Gjykata Kushtetuese. “Tanimë jo opozita, por raporti i OSBE-ODIHR e madje dhe deklaratat e atyre që ka qejf ti tundë Rama herë pas here, kanë bërë të qartë se 30 qershori është ligjërisht nul që pas dekretimit nga Presidenti i 13 tetorit dhe këtë mund ta ndryshojë vetëm një vendim i Gjykatës Kushtetuese”,- shkruan nënkryetari i PD.

Paraditen e sotme mbështetësit e Partisë Demokratike dhe LSI kane protestuar para bashkisë Devoll, por edhe në ambientet e brendshme të bashkisë, pas njoftimit për mbajtjen e mbledhjes për konstituimin e këshillit bashkiak. Ndërkohë kreu aktual i bashkisë Bledion Nallbati, është shprehur se zgjedhjet e 30 qershorit ishin në kundërshtim me ligjin dhe ata nuk i njohin. Ai tha se punët po vijojnë normalisht dhe nëse bashkia pushtohet do t’i ndalojnë dhe procedojnë pranë prokurorisë. Nga ana tjetër mbledhja për konstituimin e këshillit bashkiak është organizuar në ambientet e nënprefekturës pasi ambientet e bashkisë vijojnë të mbeten të bllokuara nga simpatizantë të PD dhe LSI. “Mbledhja për konstituimin ishte teatër. Jam në shërbim të qytetarëve. Do jemi derisa të kemi zgjedhje të ligjshme. Nuk do lejojmë bashkë me qytetarët të uzurpohet bashkia. Kushdo kryetar që do zgjidhet nga zgjedhje ligjore le të vijë në bashki. Të tjerët nuk do të lejohen. Mund të ndodhe edhe pushtimi i bashkisë. Do ta mbrojmë bashkinë nga pushtuesit”, deklaroi kryetari i Bashkisë Bledion Nallbati.

Të Lidhura

“Juglindja e paralizuar, rrugët kanë rënë”, Këlliçi: Ku i çoi Balluku 3.8 mld euro?
Aktualitet

“Juglindja e paralizuar, rrugët kanë rënë”, Këlliçi: Ku i çoi Balluku 3.8 mld euro?

25 Shkurt, 2026
Parashikimi i motit për ditën e sotme, 25 shkurt 2026
Aktualitet

Parashikimi i motit për ditën e sotme, 25 shkurt 2026

25 Shkurt, 2026
Arjan Ndoja ndez strukturat në Shijak: Analiza e zgjedhjeve dhe paralajmërimi i fortë për protestën e radhës
Aktualitet

Arjan Ndoja ndez strukturat në Shijak: Analiza e zgjedhjeve dhe paralajmërimi i fortë për protestën e radhës

24 Shkurt, 2026
Përjashtohet nga Policia ish-zv.drejtori i Rendit në Lezhë, penalizohet me ulje grade edhe Altin Mena
Aktualitet

Përjashtohet nga Policia ish-zv.drejtori i Rendit në Lezhë, penalizohet me ulje grade edhe Altin Mena

24 Shkurt, 2026
Mbyllet mbledhja për imunitetin e Ballukut, Balla: PS kundër dhënies së autorizimit për arrestim
Aktualitet

Mbyllet mbledhja për imunitetin e Ballukut, Balla: PS kundër dhënies së autorizimit për arrestim

23 Shkurt, 2026
Juglindja e Shqipërisë e izoluar/ Rama gjen zgjidhjen për të shkuar në Korçë, fluturon me helikopter
Aktualitet

Juglindja e Shqipërisë e izoluar/ Rama gjen zgjidhjen për të shkuar në Korçë, fluturon me helikopter

23 Shkurt, 2026

TË FUNDIT

“Juglindja e paralizuar, rrugët kanë rënë”, Këlliçi: Ku i çoi Balluku 3.8 mld euro?
Aktualitet

“Juglindja e paralizuar, rrugët kanë rënë”, Këlliçi: Ku i çoi Balluku 3.8 mld euro?

25 Shkurt, 2026

Eduart Ndocaj feston 20-vjetorin e djalit Kevin, mesazh prekës dhe plot krenari prindërore
Të ndryshme

Eduart Ndocaj feston 20-vjetorin e djalit Kevin, mesazh prekës dhe plot krenari prindërore

25 Shkurt, 2026

Sjellja e mazhorancës ngre pikëpyetje mbi vullnetin e saj, por edhe mbi kufijtë kushtetues të rolit të Kuvendit
Artikuj

Sjellja e mazhorancës ngre pikëpyetje mbi vullnetin e saj, por edhe mbi kufijtë kushtetues të rolit të Kuvendit

25 Shkurt, 2026

Parashikimi i motit për ditën e sotme, 25 shkurt 2026
Aktualitet

Parashikimi i motit për ditën e sotme, 25 shkurt 2026

25 Shkurt, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com