InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Artikuj

Pafuqia e Qeverisë në dorëheqje

26 Korrik, 2019
in Artikuj, InfoPress
A A
Pafuqia e Qeverisë në dorëheqje

Pavarësisht dorëheqjes së parevokueshme nga posti i kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj të premten ka thirrur në mbledhje kabinetin qeveritar.

Megjithatë, për temat që kanë qenë në rend dite për këtë mbledhje, nuk është diskutuar dhe nuk është marrë asnjë vendim lidhur me to, për shkak të dilemave të kabinetit qeveritar nëse vendimet e tilla do të ishin në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.

Nisur nga kjo situatë, kryeministri në dorëheqje, Haradinaj, ka theksuar se do ta pyesë Gjykatën Kushtetuese, për të dhënë vlerësimin nëse Qeveria në dorëheqje mund të thërrasë mbledhje të kabinetit qeveritar, në mënyrë që të mos lejohet vakuumi institucional.

“Ne e kemi për detyrë që të mos lejojmë vakuum qeverisës. Derisa nuk zgjidhet një qeveri,ti nuk ia jep detyrat dikujt tjetër, në vendin tënd,nuk guxon të lësh vakuum. Qeverisja është edhe sovranitet dhe nuk ndalet shteti. Sido që të jetë, me këto pasiguritë ligjore që u paraqitën këtu, mua më duhet ta kërkoj ndihmën e Gjykatës Kushtetuese, sepse nuk di si t’ia bëj. Imagjinoni, pas këtij debati, unë një ditë ta thërras mbledhjen e qeverisë dhe pastaj unë nuk e di se cili vendim është i kësaj apo asaj natyre”, ka thënë Haradinaj.

Vendimi i Haradinajt erdhi pas debatit ndërmjet ministrave të kabinetit të tij, të cilët kanë shfaqur hezitimin për të marrë vendime lidhur me temat e caktuara, e madje edhe për vendimin për të siguruar një buxhet për mbajtjen eventuale të zgjedhjeve të parakohshme.

Në anën tjetër, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tashmë ka paralajmëruar se që nga fillimi i javës së ardhshme do t’i nisë konsultimet me partitë politike, pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit të vendit.

Dy partitë e koalicionit parazgjedhor PAN, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, lider i së cilës është Haradinaj,si dhe Nisma Socialdemokrate, lider i së cilës është Fatmir Limaj, në mënyrë të prerë kanë kërkuar që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme. Ndërkaq, Partia Demokratike e Kosovëse ka lënë hapur mundësinë që të shqyrtohet opsioni i zgjedhjes së një mandatari të ri për kryeministër në mandatin aktual qeverisës.

Enver Hoxhaj, nënkryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se ky subjekt politik, më i madhi brenda koalicionit qeverisës, është i gatshëm për zgjedhje të parakohshme, por opsionet e mundshme do t’i diskutojë me presidentin Thaçi.

“Zgjedhjet duket që janë të pashmangshme dhe ne si parti politike jemi në çdo kohë të gatshëm për zgjedhje, sepse kemi strukturë, e cila është e pakrahasueshme me partitë tjera politike. Por, do të shohim se cila do të jetë më e duhura në interes të vendit. Një gjë qëndron, që ne nuk duam të kemi vakuum institucional dhe duam ta kemi një qeveri të mirëfilltë, e cila i përmbush pritjet e qytetarëve. Por, cili do të jetë qëndrimi i PDK-së, kur të jemi në tavolinën e presidentit, do ta themi në atë tavolinë”, ka thënë Hoxhaj.

Lideri i AAK-së, Haradinaj, pas mbledhje së të premtes të Qeverisë, ka theksuar që përmes dorëheqjes së tij, ai ia ka kthyer mandatin popullit, në mënyrë që të shkohet në zgjedhje të parakohshme.

Fatmir Limaj, lider i Nismës Socialdemokrate, ka thënë të premten që subjekti politik që ai drejton, është në favor të zgjedhjeve të parakohshme dhe jo për improvizim të Qeverisë.

“Jemi të gatshëm për zgjedhje dhe po përgatitemi për proces zgjedhor, natyrisht, duke respektuar procedurat që na obligon Kushtetuta dhe ligji. Një parti politike, e cila është e gatshme për zgjedhje, ajo nuk meriton të jetë në skenën politike. Nisma Socialdemokrate është e gatshme për zgjedhje dhe pa asnjë hezitim ose tendencë të atyre qepjeve, arnimeve qeveritare, ne besojmë që duhet të shkojmë drejt zgjedhjeve”, ka deklaruar Limaj.

Në anën tjetër, dy partitë kryesore opozitare, Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, kanë deklaruar se janë në favor të zgjedhjeve të parakohshme.

Për më shumë, zyrtarët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë deklaruar se në rast se gjatë javës së ardhshme presidenti nuk e bën të ditur datën e zgjedhjeve dhe nëse ai e ngrit çështjen e një mandatari të ri, opozita do t’ia mësyjë vet-shpërbërjes së Kuvendit.

Ndërkaq, zyrtarët e subjektit tjetër opozitar, Partia Socialdemokrate, nuk kanë dashur të sqarohen se cilin opsion do ta mbështesin, zgjedhjet e parakohshme apo një mandatar të ri për kryeministër. /REL/

Të Lidhura

Nga Adelina Pali: Ersi Qazolli, një inspirim për gjeneratën e re
Artikuj

Nga Adelina Pali: Ersi Qazolli, një inspirim për gjeneratën e re

19 Mars, 2026
Nga Adelina Pali: Marrëdhënia mësues-prind një udhë e përbashkët
Artikuj

Nga Adelina Pali: Marrëdhënia mësues-prind një udhë e përbashkët

17 Mars, 2026
Alarm nga Brukseli për integrimin e Shqipërisë: Raporti kyç “IBAR” rrezikon të bllokohet pas votimit për imunitetin e Ballukut
Artikuj

Alarm nga Brukseli për integrimin e Shqipërisë: Raporti kyç “IBAR” rrezikon të bllokohet pas votimit për imunitetin e Ballukut

14 Mars, 2026
Bllokimi i ‘arrestit’ për Ballukun hedh hije mbi procesin e integrimit
Artikuj

Bllokimi i ‘arrestit’ për Ballukun hedh hije mbi procesin e integrimit

14 Mars, 2026
Rrëzimi i regjimit në Iran: a do të bëhej vendi më i lirë, më i pasur apo thjesht më i rrezikshëm?
Artikuj

Rrëzimi i regjimit në Iran: a do të bëhej vendi më i lirë, më i pasur apo thjesht më i rrezikshëm?

12 Mars, 2026
Misteri historik i “Albanisë së Kaukazit”: një histori që pak përmendet në lidhje me emrin e shqiptarëve
Artikuj

Misteri historik i “Albanisë së Kaukazit”: një histori që pak përmendet në lidhje me emrin e shqiptarëve

11 Mars, 2026

TË FUNDIT

Një dedikim nga zemra/ Eduart Ndocaj prek ndjekësit me mesazhin për vëllain
Aktualitet

Një dedikim nga zemra/ Eduart Ndocaj prek ndjekësit me mesazhin për vëllain

8 Prill, 2026

Mos e qëroni më mollën! Pjesa që po hidhni çdo ditë është…
Të ndryshme

Mos e qëroni më mollën! Pjesa që po hidhni çdo ditë është…

8 Prill, 2026

Horoskopi për ditën e mërkurë, 8 prill 2026
Horoskopi

Horoskopi për ditën e mërkurë, 8 prill 2026

8 Prill, 2026

Gjyli: Kandidatët për deputetë duhet të kalojnë filtrin moral dhe etik para se t’i propozohen qytetarëve
Aktualitet

Gjyli: Kandidatët për deputetë duhet të kalojnë filtrin moral dhe etik para se t’i propozohen qytetarëve

7 Prill, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com