InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Pezullohet kreu i Prokurorisë së Apelit të Shkodrës, dërgohet në edukim të detyrueshëm

24 Korrik, 2019
in Aktualitet, Lajme
A A
Pezullohet kreu i Prokurorisë së Apelit të Shkodrës, dërgohet në edukim të detyrueshëm

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi të pezullojë për 1-vit prokurorin Elvin Gokaj dhe urdhëroi ndjekjen prej tij të trajnimit në Shkollën e Magjistraturës-njëra nga masat disiplinore që aplikohet për herë të parë nga institucionet e vetingut.

Pas problemeve të konstatuara me profesionalizmin, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi të pezullojë nga detyra kreun e Prokurorisë së Apelit të Shkodrës, Elvin Gokaj dhe urdhëroi ndjekjen prej tij të trajnimit 1-vjeçar në Shkollën e Magjistraturës.

Pezullimi për një vit, shoqëruar me edukimin e detyrueshëm është një ndër masat disiplinore të parashikuara në nenin Ë të Kushtetutës për mangësitë profesionale, megjithatë ajo aplikohet për herë të parë nga KPK.

Elvin Gokaj e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë si oficer i policisë gjyqësore. Në vitin 2000 ai është emëruar prokuror në Prokurorinë e Matit, ndërsa në vitet 2007-2013 ka kryer detyrën e drejtuesit të Prokurorisë së Elbasanit. Gokaj është promovuar në Prokurorinë e Apelit të Shkodrës në vitin 2014 dhe prej vitit 2016 ushtron funksionin e drejtuesit të kësaj prokurorie.

Procesi i vetingut për prokurorin Elvin Gokaj u krye nga trupa gjykuese e kryesuar nga Xhensila Pine, me relatore Genta Tafa Bungon dhe anëtare Pamela Qirkon. Gjatë seancës dëgjimore, KPK konstatoi probleme në shumicën e dosjeve të hetuara nga subjekti dhe që u bënë pjesë e rivlerësimit.

Sipas relatores Bungo, në 3 raste “duket se subjekti s’ka analizuar si duhet masën e dënimit; në dy rase s’ka analizë të veprës penale; në 1 rast në cilësinë e drejtuesit s’ka dhënë argumentim për zëvendësimin e prokurorit të një çështjeje dhe në një rast duket se ka shkelur të drejtat e të pandehurit duke zëvendësuar avokatin e zgjedhur prej tij me një avokat kryesisht”.

Përveç dosjeve të analizuara, relatorja shtoi se në KPK ishte depozituar një denoncim ndaj prokurorit Gokaj, i cili pretendonte se gjatë periudhës kur subjekti drejtonte prokurorinë e Elbasanit “ka ndikuar te prokurorët për caktimin e masave të buta të sigurisë për të dhënë dënime të ulëta”.

KPK konstatoi gjithashtu si problem mungesën e pasqyrimit të kontaktit të tij me një shtetas me inicialet E.N, i akuzuar për shpërdorim detyre dhe pastrim të produkteve penale. Prokurori Elvin Gokaj i kundërshtoi denoncimet si të pavërteta dhe që kishin për synim diskretitimin e tij, ndërsa lidhur me marrëdhënien me shtetasin E.N deklaroi se nuk ishte në dijeni se ndaj tij kishin nisur hetime. BIRN

Të Lidhura

Gjyli: Kandidatët për deputetë duhet të kalojnë filtrin moral dhe etik para se t’i propozohen qytetarëve
Aktualitet

Gjyli: Kandidatët për deputetë duhet të kalojnë filtrin moral dhe etik para se t’i propozohen qytetarëve

7 Prill, 2026
Përdorimi i gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut një e drejtë e garantuar!
Aktualitet

Përdorimi i gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut një e drejtë e garantuar!

6 Prill, 2026
Shpërthim në Memaliaj, autorët zhduken pasi djegin makinën
Aktualitet

Shpërthim në Memaliaj, autorët zhduken pasi djegin makinën

6 Prill, 2026
Kushte atmosferike të qëndrueshme, parashikimi i motit për këtë të hënë
Aktualitet

Kushte atmosferike të qëndrueshme, parashikimi i motit për këtë të hënë

6 Prill, 2026
5 Prill 1939, datëlindja e Leka Zogut/ Axhami: Mbret në mërgim, Sovran në histori
Aktualitet

5 Prill 1939, datëlindja e Leka Zogut/ Axhami: I lindur për të udhëhequr, i përjetshëm në kujtesën kombëtare

5 Prill, 2026
I shpallur në kërkim për abuzim me të miturin, 17-vjeçari arrestohet në PKK Kakavijë
Aktualitet

I shpallur në kërkim për abuzim me të miturin, 17-vjeçari arrestohet në PKK Kakavijë

4 Prill, 2026

TË FUNDIT

Gjyli: Kandidatët për deputetë duhet të kalojnë filtrin moral dhe etik para se t’i propozohen qytetarëve
Aktualitet

Gjyli: Kandidatët për deputetë duhet të kalojnë filtrin moral dhe etik para se t’i propozohen qytetarëve

7 Prill, 2026

Historia e ndarjes së Mimoza Ahmetit, kush ishte ish-bashkëshorti i saj?
Show Biz

Historia e ndarjes së Mimoza Ahmetit, kush ishte ish-bashkëshorti i saj?

7 Prill, 2026

Horoskopi për ditën e martë, 7 prill 2026
Horoskopi

Horoskopi për ditën e martë, 7 prill 2026

7 Prill, 2026

Përdorimi i gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut një e drejtë e garantuar!
Aktualitet

Përdorimi i gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut një e drejtë e garantuar!

6 Prill, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com