Në mbështetje të artistëve dhe kauzës së tyre për mbrojtjen e Teatrit, ka shkuar dhe ish-deputeti Eduart Ndocaj, i cili gjithnjë është pozicionuar në mbështetje të kauzave që mbrojnë interesat e qytetarëve dhe vlerat kombëtare.
Ditën e sotme, “kaubojsi” është gjendur sërish në mbështetje të artistëve, të cilët në një përpjekje titanike prej më shumë se një viti po mbrojnë Teatrin Kombëtar nga shembja e tij, duke dëshmuar vitalite dhe qëndresë të pashoqe në mbrojtje të vlerave kombëtare, të cilat shpura kriminale e qeverisjes së Edi Ramës, po përpiqet t’ua japë klientëve të tij për ndërtime dhe favore të natyrave të lloj-llojshme.
Ndocaj, pasi është prononcuar në mbështetje të artistëve, menjëherë policia është konfrontuar, duke i kërkuar largimin nga sheshi, sepse prezenca e tij ishte nxitje inkurajuese.
Gjatë debatit me policët e vendosur për të çuar deri në fund këtë akt të turpshëm të shefit të tyre, Ndocaj është konfrontuar me njërin prej tyre, të cilin e ka identifikuar përmes matrikullimit të efektivit, ndaj të cilit, Ndocaj i adreson apelin e tij, të qëndrojë larg provokimit të qytetarëve dhe të artistëve, pasi ora e qeverimit të Edi ramës dhe klyshve të tij, është përfundimit dhe këta mjeranë, që trimërohen me uniformë policie, të të gjejnë vrimë të futen, pasi do përgjigjen para ligjit për ushtrim dhune ndaj qytetarëve të pafajshëm.














