InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Regjizori Budina: Po erdhën për ta rrëzuar Teatrin, do bëhet nami!

23 Korrik, 2019
in Aktualitet, InfoPress, Lajme
A A
Regjizori Budina: Po erdhën për ta rrëzuar Teatrin, do bëhet nami!

Rrezikon të kthehet në përplasje fizike mes artistëve që mbrojnë Godinën historike të Teatrit dhe qeverisë.

Regjisori Edmond Budina, duke folur nga Fax News për incidentet e fundit që po ndodhin në Teatrin Kombëtar dhe rrezikun që i kanosët godinës për tu shembur në mënyrë të paligjshme, tha se ka tentativë të herëpashershme provokative për shembjen e Teatrit duke argumentuar se edhe ditën e sotme disa punosnjës të ujësjellësit u paraqitën për të ndërprerë furnizimin me ujë, ndërkohë që prej disa ditësh është bërë edhe paketimi i materialeve që ndodheshin brenda godinës, dhe nga momenti në moment pritet që të sjellin mjetet për ti larguar.

“Sot ka pasur një tentativë për të prerë ujin dhe energjinë, ne kemi pasur informacione edhe nga brenda pushtetit. Ata i kanë paketuar materialet brenda Teatrit dhe ndaj ne kemi vendosur të ndërmarrim protestë 24 orëshe për të penguar zbrazjen e Teatrit. Edhe sot erdhën disa persona të ujësjellësit për të prerë ujin. Ne shkuam menjëherë atje dhe iu kërkuam një dokument i cili i urdhëronte ta bënin këtë gjë por s’kishin asgjë me vete. Ne u thamë që do t’ju filmojmë dhe ata ikën sepse s’kanë asnjë faj, janë punëtorë të urdhëruar. Kanë vendosur ta shembin në mënyrë të paligjshme. Ata mund ta rikonstrukturojnë Teatrin aktual dhe të ndërtojnë një Teatër të ri ultramondern diku tjetër, Tirana ka hapësira mjaftueshëm. Mund të ndërtojnë 10 të tillë, 100 po të duan, Teatrot vetëm të mira dhe zhvillim i sjellin vendit”, tha regjisori i njohur.

I pyetur nëse ekzistojnë kushtet që pas rikonstruksionit t’i rikthehet kushteve normale për ta përdoruar atë sepse qeveria thotë se një tërmet i vetëm mund ta shembte, Budina tha se këto janë mashtrime të mëdha.

“Këto janë mashtrime të mëdha, ne e pamë para disa muajsh që ra një tërmet i fuqishëm në Tiranë, ministria e Bujqësisë u ça në një cep, ndërsa Teatri as e ndjeu fare. Nga ana tjetër, përderisa askush nuk ka marrë asnjë masë që të mos e lejojnë Teatrin të përfundojë në atë shkallë, dikush duhet të japë llogari për këtë gjë.

Ai Teatër rikonstrukturohet dhe ndërtohet me shumë pak lekë. Me atë shifër 30 milionëshe që thonë ata, jo vetëm që rikonstrukturohet por ndërtohen edhe 3 të tjerë. Padiskutim që ai Teatër rikonstruktohet me pak lekë, madje vetëm me lekët që mund të ofrojnë vetë qytetarët e Tiranës dhe këtë e provuam me germat që hoqën dhe që i rivendosëm, sepse qytetarët e Tiranës e duan artin jo si politikanët që mbushën xhepat e tyre dhe të afërmve të tyre”.

Pjesa nga intervista për Fax News

Marrëveshja me shkrim me opozitarët për mbrojtjen e Teatrit që përmendi para disa ditësh aktori Neritan Liçaj, a është realizuar kjo marrëveshje?

“Në dijeninë time marrëveshja është gati. Nuk jemi ne që mbështesim PD-së, është opozita e bashkuar që na mbështet neve. Unë në një komunikim me kryetarin e opozitës i kam thënë se nëse ju do të bëni vetëm një sjellje si këta që janë sot, të parët opozitarë do të jemi ne. Një vend është në demokraci të plotë vetëm kur ka një opozitë. Sado mirë të qeveriset vendi, populli duhet të jetë gjithmonë në opozitë”- tha Budina.

Si e shpjegoni praninë e shtuar të forcave të rendit në afërsi të TK, a keni frikë që duke përfituar nga pushimet mund të merret akti i shembjes?

“Tashmë ata kanë marrë hapa konkrete, kanë hapur edhe gardhin për ta prishur, nuk është më një provokim por hap konkret. Policia erdhi dhe pyetja më absurde ishte, ku e ka zyrën Drejtori i Teatrit Kombëtar, ndenjën për ca kohë atje dhe u larguan me makinat e tyre. Ne e dimë se mund të na survejojnë dhe krijojnë presion, por të bëjnë çfarë të duan”.

Pse nuk mblidhen gjithë këta njerëz që reagojnë për TK, pse nuk i shohim atje?

“Politika dhe strategjia e qeverisë është të lodhi njerëzit, i shtyn gjërat deri sa të lodhen njerëzit. Natyrisht që kjo protestë ka pasur firon e saj, por sikur edhe 10 veta të qëndrojnë, kauza mbetet, këto 3 netë që e shohin se po merren gjëra konkrete janë shtuar njerëzit. Këtë e pamë edhe me vendosjen e germave të cilët kur panë se po rrezikohej u mblodhën me qindra. Unë nuk besoj se do të shembet ai Teatër, por edhe nëse bëhet do të përndiqet ai që e bën këtë akt të shëmtuar dhe të pazakontë ndaj vlerave dhe kulturës.

Ata nuk e kanë fare në llogari të bëjnë një Teatër modern ashtu siç thonë. Nuk shembet një teatër i vjetër për t’i hapur vendin një tjetri të ri apo të ndërtohen edhe kulla. Rikosntrukto të vjetrin dhe mund të ndërtosh edhe të riun”.

Do ta mbroni edhe fizikisht Teatrin?

“Ne jemi atje, nuk do të rrahim apo sulmojmë njeri, por nëse dikush na sulmon dy duart për një kokë janë. Kam frikë se e gjitha do të kthehet në një dhunë të paparë, do të ketë edhe përfshirje të qytetarëve të zakonshëm. Atëherë të dyja duart për një kokë janë. Unë kam takuar edhe ministren dhe ia kam kërkuar që aman mos e shembni atë godinë, por ata nuk i kanë ndërprerë provokimet. I kam thënë edhe kryeministrit në një takim të para një muaj që të mos e shembte, por provokimet vijojnë”, tha Budina.

Të Lidhura

Vota e diasporës/ 62% e zarfeve mbërrijnë në KQZ! Afat edhe sot për tërheqjen e tyre
Aktualitet

Vota e diasporës/ 62% e zarfeve mbërrijnë në KQZ! Afat edhe sot për tërheqjen e tyre

8 Maj, 2025
Ylli Rakipi i drejtohet Ramës: Premtove shëndetësi falas në 2013 dhe akoma nuk e ke bërë, skandali te Onkologjiku ku bëhej biznes me υ▪︎ekjen, çfarë do t`i thuash kësaj?
Aktualitet

Ylli Rakipi i drejtohet Ramës: Premtove shëndetësi falas në 2013 dhe akoma nuk e ke bërë, skandali te Onkologjiku ku bëhej biznes me υ▪︎ekjen, çfarë do t`i thuash kësaj?

7 Maj, 2025
“Skënderbeu juaj…”, Spiropali i kthehet ashpër analistit: Mbaj vendin dhe fol si duhet
Aktualitet

“Skënderbeu juaj…”, Spiropali i kthehet ashpër analistit: Mbaj vendin dhe fol si duhet

7 Maj, 2025
Gruaja ngatërron gazin me frenat, shtyp njerëzit në Kishën e Laçit
Aktualitet

Gruaja ngatërron gazin me frenat, shtyp njerëzit në Kishën e Laçit

7 Maj, 2025
Jozefina Topalli zbulon shtetet nga ku PD pret më shumë vota: Pas 11 majit, Berisha kryeministër!
Aktualitet

Jozefina Topalli zbulon shtetet nga ku PD pret më shumë vota: Pas 11 majit, Berisha kryeministër!

6 Maj, 2025
Sot 5 Maji, Dita e Dëshmorëve të Atdheut
Aktualitet

Sot 5 Maji, Dita e Dëshmorëve të Atdheut

5 Maj, 2025

TË FUNDIT

19-vjeçari shqiptar ndërroi jetë pas sfidës së TikTok, familjarët: Duam të dimë të vërtetën
Të ndryshme

19-vjeçari shqiptar ndërroi jetë pas sfidës së TikTok, familjarët: Duam të dimë të vërtetën

11 Maj, 2025

HOROSKOPI I DITËS, e diel, 11 maj 2025
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e diel, 11 maj 2025

11 Maj, 2025

HOROSKOPI I DITËS, e shtunë 10 maj 2025
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e shtunë 10 maj 2025

10 Maj, 2025

Papa Prevost, fotoja “profetike” në vitet 70 përballë Shën Pjetrit në miniaturë
Të ndryshme

Papa Prevost, fotoja “profetike” në vitet 70 përballë Shën Pjetrit në miniaturë

10 Maj, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com