InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Berisha i përgjigjet Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç!

22 Korrik, 2019
in InfoPress, Politikë
A A
‘Shqipëria si Kolumbia’/ Berisha: Rama e ka damkosur Shqipërinë

Nga: Sali Berisha

Te dashur miq, dje ne konferencen e tij per shtyp presidenti i Serbise, Aleksander Vuçiç ne nje sulm me emer me akuzoi se kam shprehur mbeshtetje per Haradinajn dhe si politikan po punoj direkt per Shqiperine e Madhe. Qe ne fillim dua te theksoj se me nje sulm te tille absurd presidenti i Serbise ka dy synime kryesore. Se pari te kamufloje apo maskoje sadopak politiken e tij te serbomadhise, me te cilen po mbillen flaket e nje konflikti te ri ne Ballkan.

Se dyti, duke renditur ne nje ane Berishen, Bashen dhe homologun e tij te Shqiperise, Presidentin e Republikes Meta, ai vertet merr ne mbrojtje, por njekohesisht edhe i nxjerr lakuriq para opinionit publik Zografin Bis, Miladinin shqipfoles dhe Baton Stanishiq si argate te tij, te cilet u damkosen perfundimisht ne Berlin si shqiptare apatride, flamurmbajtes te projektit te tij te Serbise se Madhe. Por ketu duhet te them qe ne fillim se, per ato qe ai thote per Hardinajn, pra per mbeshtejen time ndaj tij, ai nuk ka gabuar. Une mbeshtes pa ekuivok drejtesine nderkombetare, gjykimin e te gjithe atyre qe kane kryer krime ne dhunim te ligjeve dhe konventave nderkombetare. Shtoj ketu se gjate viteve te PD ne pushtet, Shqiperia ka dhene ne kete drejtim kontributin e saj modest.

Por une e kam mbeshtetur dhe jam ndjere krenar me aktin burreror te Ramush Haradinajt kur ne vitin 2004 luftetari i lirise, komandanti trim i UÇK dha doreheqjen si kryeminister i Kosoves dhe u paraqit ne respekt te ligjit dhe drejtesise nderkombetare para gjykates se Hages, akt qe ai e perseriti edhe ne vitin 2011. Ne aulen e kesaj gjykate te respektuar ai provoi para familjes se tij, vendit dhe kombit te tij, por dhe mbare botes pafajesine e vet te plote.

Haradinaj, luftetar i lirise, me aktin e tij zgjodhi dinjitetin e tij, te detyres qe mbante dhe te vendit te tij. Ne te njejten kohe, idhulli i zotit Vuçiç, komandanti xhelat i popullates civile muslimane ne Bosnje, Ratko Mlladiç, fshihej si mi nga drejtesia nderkombetare, i tmerruar nga genocidi dhe krimet kunder njerezimit qe kishte kryer. Jo rastesisht po bej kete krahasim, por jam i detyruar te rikujtoj se asokohe nje i ri nacionalist ekstremist serb mori fame me nismen e tij nje “shtepi per Mlladon”, nisme me te cilen ai ftonte serbet ti ofronin nje strehim te sigurte ku te fshihej nga Gjykata e Hages, pra nje vrime miu, heroit te Aleksander Vuçiçit, gjeneralit monster Ratko Mlladiç. Askush nuk duhet te harroje se ky i ri nismetar i vrimes se miut per Mlladiçin ishte vet Aleksander Vuçiç.

Une gjithashtu e mbeshtes Ramushin sepse ai dy dite me pare, edhe pasi eshte shpallur dy here i pafajshem nga Gjykata Nderkombetare e OKB ne Hage, perseri me civilitet dhe me dinjitet shtetari dha doreheqjen si kryeminister per t’iu pergjigjur thirrjes se Gjykates Speciale dhe, te jem i sinqerte, une besoj se njelloj si dy heret e tjera ai do provohet i pafajshem. Kete bindje ma perforcon me deklaraten e tij te djeshme vet Vuçiç, por kjo nuk eshte objekti i ketij shkrimi.

Se fundi, une e kam mbeshteur Ramushin sepse ne nje qendrim historik te drejte, gjate vitit te fundit Haradinaj beri te deshtoje projektin Serbise se Madhe te Vuçiç. Ky i fundit kishte arritur me tekniken e vjeter te Kalit te Trojes, duke marre peng me dosje apo transaksione te tjera, qe flamurin e zi te ketij projekti t’iua vare ne qafe argateve te tij shqipfoles, albanofobe, Zografit Bis, Miladinit shqipfoles dhe Baton Stanishiqit.

Une jam per tregtine e lire, por Ramushi taksen nuk e kishte kunder prodhuesve dhe tregtareve serbe. E verteta eshte se taksa Haradinaj ishte takse anti Hashim, pasi ky i fundt, i marre peng me ndihmen e Vukçeviçit me dosje nga vet Vuçiç, sillet si argat i neveritshem i padronit te tij. Ramushi vendosi te themi dhe arbitrarisht taksen anti Hashim sepse ky i fundit ne shkelje flagrante te Kushtetutes se Kosoves dhe te gjitha akteve nderkombetare mbi te cilat bazohet shpallja e pavaresise se Kosoves, ne te cilat jane percaktuar dhe vendosur kufinjte shteterore dhe integriteti territorial i saj, nxori ne treg te gjitha keto ne mbeshtetje te hapur te projektit te Serbise se Madhe, pra, defakto te ndarjes se Kosoves nga Serbia dhe Shqiperia.

Por akoma me keq, Miladini shqipfoles, Ramushit dhe shqiptareve ua shiste kete si nje projekt te tij, pra te Prishtines, me te cilin ne emer te Serbise se Madhe donte te bashkonte Shqiperine me Kosoven dhe nga ana tjeter mashtronte boten se ai kishte mbeshtetje te gjere nderkohe qe ky projekt ne Kosove nuk mbeshtetej nga asnje force politike perveç Listes Serbe dhe rezidentures se Beogradit ne Prishtine. Kurse ne Shqiperi, mbeshtetes i vetem i tij eshte Zografi Bis dhe nje grup i ngushte i narkozyrtareve te tij. Keto kisha lidhur me akuzen keqdashese por te drejte per mbeshtetjen time per Ramush Haradinajn, me te cilen me nderoi dje Aleksander Vuçiç.

Të Lidhura

“Sihariq si ky nuk ka, ah mortja që s’të ha”, Irena Beqiraj ironizon Neomalësoren e Ramës
Politikë

“Sihariq si ky nuk ka, ah mortja që s’të ha”, Irena Beqiraj ironizon Neomalësoren e Ramës

12 Mars, 2026
PLL dorëzon paketën për reformën zgjedhore, Axhami: Legaliteti tashmë një zë i konsoliduar në të djathtën shqiptare
Politikë

PLL dorëzon paketën për reformën zgjedhore, Axhami: Legaliteti tashmë një zë i konsoliduar në të djathtën shqiptare

15 Shkurt, 2026
Rrëfimi i Princ Lekës: Marrëdhënia me Ramën dhe opozita… në ‘një fazë kritike’
Politikë

Rrëfimi i Princ Lekës: Marrëdhënia me Ramën dhe opozita… në ‘një fazë kritike’

15 Shkurt, 2026
Kryelegalisti Shpëtim Axhami kërkon heqjen e toponimeve sllave: Një nismë atdhetare për rikthimin e identitetit kombëtar
Politikë

Kryelegalisti Shpëtim Axhami kërkon heqjen e toponimeve sllave: Një nismë atdhetare për rikthimin e identitetit kombëtar

6 Shkurt, 2026
Kur masakrat e komunizmit mundohen të zëvëndësohen me propagandë
Politikë

Kur masakrat e komunizmit mundohen të zëvëndësohen me propagandë

5 Shkurt, 2026
Rama dhe Berisha replika për atentatin në Rinas
Politikë

Rama dhe Berisha replika për atentatin në Rinas

16 Nëntor, 2025

TË FUNDIT

Reuters: Të dhënat satelitore tregojnë se Toka po bëhet gjithnjë e më e ndritshme natën
Të ndryshme

Reuters: Të dhënat satelitore tregojnë se Toka po bëhet gjithnjë e më e ndritshme natën

10 Prill, 2026

Horoskopi për ditën e sotme, 10 prill 2026
Horoskopi

Horoskopi për ditën e sotme, 10 prill 2026

10 Prill, 2026

Temperatura deri në 40 gradë, njihuni me parashikimin e motit për sot
Aktualitet

Kthjellime e vranësira kalimtare, si parashikohet MOTI për ditën e sotme

9 Prill, 2026

Soni Malaj habit publikun: Jetoj ende me ish-bashkëshortin në të njëjtën shtëpi
Show Biz

Soni Malaj habit publikun: Jetoj ende me ish-bashkëshortin në të njëjtën shtëpi

9 Prill, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com