InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Artikuj

Misteret e nëndetëses ruse, viktimat “shmangën një katastrofë planetare”

9 Korrik, 2019
in Artikuj, Histori, InfoPress
A A
Misteret e nëndetëses ruse, viktimat “shmangën një katastrofë planetare”

Nuk dihet çfarë ka ndodhur ekzaktësisht në ujërat e thella të Arktikut, më datë 1 korrik, por është diçka që ka shtrënguar presidentin rus Vladimir Putin të anuloj çdo takim zyrtar, dhe zëvendës presidentin amerikan Mike Pence të kthehet urgjentisht në Uashington.

Zyrtarisht, një nëndetëse e vogël eksperimentale u përfshi nga një zjarr nga tymi i të cilit u asfiksuan duke ndërruar jetë 14 pjesëtarë të ekuipazhit.

Një tragjedi, por jo e mjaftueshme që zëvendës shefi i shtabit të forcave të armatosura ruse, Serghej Pavlov, të deklaronte gjatë homazheve që “me heroizmin e tyre, ata kanë shmangur një katastrofë planetare”.

Në një vend si Rusia ku çdo fjalë zyrtare peshohet dhjetëra herë, hipotezat për shkaqet dhe dinamikat e ngjarjes marrin konturet e një romani spiunazhi.

Misteri i dytë ka të bëj me ekuipazhin. Nga 14 të vdekurit, dy kishin marrë në karrierë gradën e “Heroit të Rusisë”. Pesë ishin kapitenë të klasit të parë, njerëz me 25 vjet eksperiencë të paktën, të mësuar të drejtojnë të vetëm një mjet të tillë.  Sipas ekspertit ushtarak Aleksandr Goltz, “kjo do të thotë që misioni në të cilin po merrnin pjesë ishte aq i vështirë sa që nevojitej eksperienca e tyre së bashku”.

Pak dihet nga mjeti i aksidentuar, i quajtur AS-21 Losharik, mjet me propulsion atomik që mban 25 veta, i specializuar në eksplorimin e thellësive oqeanike, deri në 6 mijë metra.

Zyrtarisht i angazhuar në eksplorimin e Arktikut, zonë që po shndërrohet në një pikë gjeostrategjike për trafikun  e mallrave, dhe prioritet i Rusisë për vitet e ardhshme.  Por thellësi ku ndodhen kabllot e telekomunikacionit, ku dëmtimi i njërës prej tyre do të rrezikonte paralizën e  internetit dhe telefonisë, me pasoja të paparashikueshme.

Një tjetër mister, është prania e një “personi civil” të paidentifikuar në Losharik, i cili u evakuua dhe arriti të shpëtojë, ashtu si dhe 4 marinarë të tjerë.

Mjeti Losharik ishte i lidhur dhe i transportuar zakonisht nga një tjetër nëndetëse “mëmë”, edhe ajo e furnizuar me energji bërthamore, e quajtur Orenburg.

Një shpërthim i dyfishtë bërthamor do të justifikonte termin katastrofë planetare. Por dyshimet e një misteri ende të pathënë dhe që ndoshta nuk do të zbulohet kurrë, mbeten.

Ndërkohë, Losharik është transportuar në bazën e Severomorsk dhe do të riparohet, i gatshëm për misione të tjera.

Të Lidhura

Luftë globale çmimesh në tregun e makinave elektrike: BYD nis ofensivën me ulje drastike
Artikuj

Luftë globale çmimesh në tregun e makinave elektrike: BYD nis ofensivën me ulje drastike

13 Korrik, 2025
ROMË/ Takimi i vendeve anëtare të NATO-s: Qeveria Rama, mban përgjegjësi për korrupsionin e vazhdueshëm në Shqipër
Artikuj

ROMË/ Takimi i vendeve anëtare të NATO-s: Qeveria Rama, mban përgjegjësi për korrupsionin e vazhdueshëm në Shqipër

11 Korrik, 2025
Provokimi i MEDIAS gjermane: A duhet që kryeqyteti shqiptar të riemërtohet TiRama?
Artikuj

Provokimi i MEDIAS gjermane: A duhet që kryeqyteti shqiptar të riemërtohet TiRama?

6 Korrik, 2025
Si po ndikon ChatGPT (inteligjenca artificiale) në mendimin kritik. A po shkatërrohet mendimi kritik dhe kreativ?! (Analizë)
Artikuj

Si po ndikon ChatGPT (inteligjenca artificiale) në mendimin kritik. A po shkatërrohet mendimi kritik dhe kreativ?! (Analizë)

30 Prill, 2025
27 prill 1938, në ditën e kurorëzimit të Mbretit Zog I me Konteshën, Géraldine Apponyi
Histori

27 prill 1938, në ditën e kurorëzimit të Mbretit Zog I me Konteshën, Géraldine Apponyi

27 Prill, 2025
“Shtet elektoral”/ Rama nën akuzë për keqpërdorim të institucioneve për fushatë zgjedhore
Artikuj

“Shtet elektoral”/ Rama nën akuzë për keqpërdorim të institucioneve për fushatë zgjedhore

17 Prill, 2025

TË FUNDIT

Editorial nga Sokol Gjoni: “Ramaduro” – Këmbana e Rrezikshme për Demokracinë Shqiptare
Opinione

Editorial nga Sokol Gjoni: “Ramaduro” – Këmbana e Rrezikshme për Demokracinë Shqiptare

14 Korrik, 2025

Urdhri i Ramës/ Dorëheqje masive në bashkitë Shkodër, Malësi e Madhe dhe Lushnje
Aktualitet

Urdhri i Ramës/ Dorëheqje masive në bashkitë Shkodër, Malësi e Madhe dhe Lushnje

14 Korrik, 2025

Prishjet e objekteve në Theth/ Rama: Shumica e atyre që ndërtuan pa leje, jo banorë vendas
Aktualitet

Prishjet e objekteve në Theth/ Rama: Shumica e atyre që ndërtuan pa leje, jo banorë vendas

14 Korrik, 2025

HOROSKOPI I DITËS, e hënë 14 korrik 2025
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e hënë 14 korrik 2025

14 Korrik, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com