InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

PUKË/ Kreu i bashkisë shantazhon “bojkotuesit”, reagon dega e PD: Përpjekje mjerane! Turfullimat e një “humbësi të madh” nuk zbehin betejën e pukjanëve për DEMOKRACI

5 Korrik, 2019
in Aktualitet, Lajme, Politikë
A A
PUKË/ Kreu i bashkisë shantazhon “bojkotuesit”, reagon dega e PD: Përpjekje mjerane! Turfullimat e një “humbësi të madh” nuk zbehin betejën e pukjanëve për DEMOKRACI

Farsa e votimeve të 30 qershorit, përpos parregullsive të shumta të evidentuara në cdo cep të Shqipërisë, vazhdon të prodhojë një dinamikë të cdoditshme ngjarjesh, të cilat po nxjerrin në pah urrejtjen që shpura kriminale e “rilindjes” ka me votën e lirë dhe me standardin zgjedhor në tërësi.

Një dëshmi e tillë vjen nga Puka, atje ku denoncimet e opozitës lokale evidentojnë një krim të mirëfilltë elektoral, ku sipas drejtuesve të degës së PD, kryetari i sapovotuar i bashkisë Gjon Gjonaj, i hardallisur nga “surpriza” jo e këndshme e zgjedhësve pukjanë, të cilët, përvecse e bojkotuan, i kanë dhënë dhe një numër të madh votash të pavlefshme, ka nisur sot, operacionin e verifikimit të gishtit të punonjësve dhe pritet në ditët në vijim të thërrasë strukturat e partisë së tij në një takim “gisht-analizuese”.

Në turfullatjen prej një humbësi të madh, kreu i bashkisë Pukë, ka lëshuar larot e tij në terren për të parë nga afër arsyen e mospjesëmarrjes së qytetarëve në votime, si dhe ka kërkuar nga punonjësit buxhetorë të cdo sektori informacion të detajuar për cdonjërin nga të afërmit e tyre, qoftë dhe me lidhje të largët gjaku, të japin shpjegime konkrete në lidhje me bojkotin qytetar.

Këtë “ofensivë”, e ka denoncuar përmes profilit të saj zyrtar në rrjetin facebook, dega Pukë e Partisë Demokratike, e cila në vijim të denoncimeve për manipulim të votave nga KZAZ-ja nr.7, sot, ka bërë publike një fakt që nxjerr në pah përmasat e tendencës së kreut të bashkisë Pukë për të kontrolluar përmes metodave shantazhuese cdo aspekt të jetës së qytetarëve pukjanë.

Skandali i manipulimit të votave në Pukë mori përmasa qesharakë, pasi kryetari ka dashur t’a cojë rezultatin e votave pro vetes së tij në shifrën e para katër viteve, por një gjë e tillë nuk eci dhe perpos babëzitjes së sejmenëve të tij komisionerë, pasi ua prishi skenarin pavlefshmëria e madhe e votave të votuesve, kështu që, në një situatë të tillë, kryetarit i duhej domosdoshmërisht gjetja e fakorëve dhe për këtë, ai, ka ngritur një grup pune prej 4-5 “skifterësh” që iu vërsulen qytetarëve me belbëzime ligjesh dhe manifestesh administrative.

Sipas denoncimit të PD, së Pukës, kreu i bashkisë, me ndihmën e komisionerëve ka arritur të përvetësojë dhe ka sot në tavolinën e tij të punës, listat e fotokopjuara të zgjedhësve të 30 qershorit, dhe sipas këtyre listave, ai po bën një “krehje” të tyre, duke evidentuar nominalisht pjesëmarrësit dhe bojkotuesit.

Në fund të këtij denoncimi, dega Pukë e Partisë Demokratike, e ka konsideruar përpjekje mjerane këtë veprim të kreut të bashkisë, si dhe ka ftuar qytetarët të denoncojnë cdo veprim abritrariteti, dhune dhe shantazhi, pasi së bashku, do të vijojmë betejën pakthim për demokraci, zgjedhje të lira e të ndershme./InfoPressAlbania/

Ja reagimi i plotë i degës Pukë të PD-së:

Pas farsës se votimeve të 30 Qershorit, braktisjes masive te qytetarëve pukjanë, perbuzja masive me vota te pavlefshme, tashme rilindasit kanë kaluar në ofensivë për të evidentuar se kush nuk ka marrë mundimin për të mos u bërë pjesë e krimit elektoral të 30 Qershorit.
KZAZ-ja “Bunker” nr.7 jo vetem ka manipuluar rezultatin por sipas informacioneve tona ka hapur kutitë e materialeve zgjedhore për të fotokopjuar listat e zgjedhësve e për t’ja vënë ne dispozicion kandidatit pa rivalë, i cili menjëherë ka ngritur grup pune (4-5) veta për të përpunuar këto lista e për të filluar “persekutimin” ndaj qytetarëve që nuk kanë votuar.

Kjo është përpjekje mjerane, pasi pukjanet tashmë e kanë vendosur me 30 Qershor se nuk duan diktaturën, nuk duan arrogancën, nuk duan drejtues që kanë si model eksperiencën e tyre të para viteve 90.
Partia Demokratike Pukë, kryetari i saj z.Ferit Ringaj inkurajojnë dhe mbështesin çdo qytetar që të denoncojë veprime të tilla dhe së bashku të qëndrojmë të bashkuar kundër së keqes për të mirën e Pukës dhe pukjanëve. 
Jemi te vendosur që së bashku me qytetarët të vazhdojmë betejen tonë pa kthim pas, për demokraci, zgjedhje të lira e të ndershme.

#8KorrikProtesto_edhe_ti
#ShqiperiaSiEuropa
#PdDegaPuke_Ferit_Ringaj

Të Lidhura

EKSKLUZIVE/ “Nuk dua të jem vëzhguese, por pjesë e zgjidhjes” – Enkelejda Veliu për garën në PD Fier
Aktualitet

EKSKLUZIVE/ “Nuk dua të jem vëzhguese, por pjesë e zgjidhjes” – Enkelejda Veliu për garën në PD Fier

2 Prill, 2026
Kryelegalisti Axhami ngre alarmin: Ndërtimet pranë Vilës së Mbretit Zog rrezik për trashëgiminë kombëtare
Aktualitet

Kryelegalisti Axhami ngre alarmin: Ndërtimet pranë Vilës së Mbretit Zog rrezik për trashëgiminë kombëtare

2 Prill, 2026
Dita Botërore e Ndërgjegjësimit për Autizmin
Aktualitet

Dita Botërore e Ndërgjegjësimit për Autizmin

2 Prill, 2026
Klanet familjare dhe provimet me pagesë? Tronditet universiteti “Eqrem Çabej”
Aktualitet

Klanet familjare dhe provimet me pagesë? Tronditet universiteti “Eqrem Çabej”

1 Prill, 2026
Berisha me zyrtarët e KE: Afera e AKSHI-t, Karçanaj është fake, e vërteta është Linda Rama
Aktualitet

Berisha me zyrtarët e KE: Afera e AKSHI-t, Karçanaj është fake, e vërteta është Linda Rama

1 Prill, 2026
Erion Braçe vetëofrohet si kandidat për kryetar Bashkie në Tiranë në zgjedhjet e ardhshme
Aktualitet

Erion Braçe vetëofrohet si kandidat për kryetar Bashkie në Tiranë në zgjedhjet e ardhshme

30 Mars, 2026

TË FUNDIT

Kryetari i New Yorkut, Zohran Mamdani shijon ushqimin me kuzhinierin dhe reperin shqiptar Action Bronson
Bota

Kryetari i New Yorkut, Zohran Mamdani shijon ushqimin me kuzhinierin dhe reperin shqiptar Action Bronson

3 Prill, 2026

“Brazili dhe Gjermania nuk janë më favorite“, Opta parashikon fituesin e Botërorit 2026
Sport

“Brazili dhe Gjermania nuk janë më favorite“, Opta parashikon fituesin e Botërorit 2026

3 Prill, 2026

EKSKLUZIVE/ “Nuk dua të jem vëzhguese, por pjesë e zgjidhjes” – Enkelejda Veliu për garën në PD Fier
Aktualitet

EKSKLUZIVE/ “Nuk dua të jem vëzhguese, por pjesë e zgjidhjes” – Enkelejda Veliu për garën në PD Fier

2 Prill, 2026

Kryelegalisti Axhami ngre alarmin: Ndërtimet pranë Vilës së Mbretit Zog rrezik për trashëgiminë kombëtare
Aktualitet

Kryelegalisti Axhami ngre alarmin: Ndërtimet pranë Vilës së Mbretit Zog rrezik për trashëgiminë kombëtare

2 Prill, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com