InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Zbardhen porositë dhe kërkesat e Ramës/ Kryesia e PS, përfundon mbledhja pas 90 minutash

3 Korrik, 2019
in Aktualitet, Lajme, Politikë
A A
Zbardhen porositë dhe kërkesat e Ramës/ Kryesia e PS, përfundon mbledhja pas 90 minutash

Mbledhje dhe analiza në Asambletë e PS për çdo bashki. Është kjo porosia që ka dhënë kryeministri Edi Rama, njëherazi edhe kryetar i PS-së, në mbledhjen e kryesisë së kësaj partie, 3 ditë pas zhvillimit të votimeve më 30 qershor.

Në mbledhjen e kryesisë mësohet se është diskutuar edhe mbi vazhdimin e procedurave për shkarkimin e Ilir Metës nga posti i Presidentit, ndërsa Kuvendi pritet të zhvillojë seancën më datën 8 korrik ku do të ngrihet edhe komisioni hetimor që do të hetojë Kreun e Shtetit.

Burimet bëjnë të ditur se kryeministri është shprehur i vendosur për t’i shkuar deri në fund procesit, ndërsa ka kërkuar praninë e të gjithë deputetëve socialist në seancën e 8 korrikut, e cila do të mbahet pasdite.

Një tjetër pikë, e diskutuar në mbledhjen 90 minutëshe të kryesisë së PS-së, ka qenë ajo mbi votimet e 30 qershorit.

Mësohet se Rama ka deklaruar mbledhjen e Asamblesë Kombëtare në fund të muajit korrik, ndërsa ka paralajmëruar një analizë të thellë jo vetëm mbi rezultatin e votimeve për secilën bashki, por edhe për atë që më parë, Rama e ka cilësuar si mesazhin qytetar për qeverisjen e vendit.

Në mbledhjen e kryesisë janë diskutuar rezultatet e votimeve, duke u përqëndruar veçanërisht te pjesëmarrja, e cila sipas opozitës është në kuotën e 15 %, ndërsa sipas KQZ-së te 20.6 % të numrit të përgjithshëm të zgjedhësve.

Burime nga PS bëjnë të ditur se pjesëmarrja është konsideruar e kënaqshme, për faktin se ajo është pothuajse e njëjtë me numrin e votave që vetë socialistët kanë marrë në zgjedhjet e shkuara, pavarësisht disa luatjeve që sërisht konsiderohen normale për shkak të situatës politike.

Të Lidhura

PLL dorëzon paketën për reformën zgjedhore, Axhami: Legaliteti tashmë një zë i konsoliduar në të djathtën shqiptare
Politikë

PLL dorëzon paketën për reformën zgjedhore, Axhami: Legaliteti tashmë një zë i konsoliduar në të djathtën shqiptare

15 Shkurt, 2026
Rrëfimi i Princ Lekës: Marrëdhënia me Ramën dhe opozita… në ‘një fazë kritike’
Politikë

Rrëfimi i Princ Lekës: Marrëdhënia me Ramën dhe opozita… në ‘një fazë kritike’

15 Shkurt, 2026
“Kam gabuar në jetë”/ Zbardhet dëshmia e 18-vjeçares që u vetëplagos në Sauk
Aktualitet

“Kam gabuar në jetë”/ Zbardhet dëshmia e 18-vjeçares që u vetëplagos në Sauk

15 Shkurt, 2026
Tiranë/ 18-vjeçarja e plagosur me armë përfundon në spital, dy të arrestuar, tre në kërkim – mes tyre i dashuri (EMRAT)
Aktualitet

Tiranë/ 18-vjeçarja e plagosur me armë përfundon në spital, dy të arrestuar, tre në kërkim – mes tyre i dashuri (EMRAT)

14 Shkurt, 2026
Sot ‘Dita e të dashuruarve’/ Historia e Shën Valentinit dhe kuptimi i festës së dashurisë
Aktualitet

Sot ‘Dita e të dashuruarve’/ Historia e Shën Valentinit dhe kuptimi i festës së dashurisë

14 Shkurt, 2026
Kushte atmosferike të paqëndrueshme, parashikimi i motit për këtë të shtunë
Aktualitet

Kushte atmosferike të paqëndrueshme, parashikimi i motit për këtë të shtunë

14 Shkurt, 2026

TË FUNDIT

Dashuria që shitet dhe vetmia që festohet
Opinione

Dashuria që shitet dhe vetmia që festohet

15 Shkurt, 2026

PLL dorëzon paketën për reformën zgjedhore, Axhami: Legaliteti tashmë një zë i konsoliduar në të djathtën shqiptare
Politikë

PLL dorëzon paketën për reformën zgjedhore, Axhami: Legaliteti tashmë një zë i konsoliduar në të djathtën shqiptare

15 Shkurt, 2026

Rrëfimi i Princ Lekës: Marrëdhënia me Ramën dhe opozita… në ‘një fazë kritike’
Politikë

Rrëfimi i Princ Lekës: Marrëdhënia me Ramën dhe opozita… në ‘një fazë kritike’

15 Shkurt, 2026

“Kam gabuar në jetë”/ Zbardhet dëshmia e 18-vjeçares që u vetëplagos në Sauk
Aktualitet

“Kam gabuar në jetë”/ Zbardhet dëshmia e 18-vjeçares që u vetëplagos në Sauk

15 Shkurt, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com