Nga, Red Varaku/
Çdo njeri me inteligjencë normale, të cilit akoma nuk i ka marrë koka erë nga militantizmi, e ka fare të qartë, që data e zgjedhjeve nuk është kaq e shenjtë sa do të na e paraqesë besëthyeri Rama.
Ajo është një datë normale me të cilën udhëheqësit e ndriçuar shqiptar janë sjellë si t’i teket. Herë e kanë shtyrë, herë kanë afruar ,madje me raste edhe e kanë hequr fare nga kalendari, dhe kjo nuk ka qenë kurrë ndonjë sakrilegj apo shkelje kushtetute për profetin mashtrues socialist.
Por atëherë nëse është kështu përse Rama nuk tërhiqet nga kjo datë dhe kërcënon të djegë Shqipërinë në 30 Qershor? Çfarë e shtyn atë drejt kësaj marrie ?
Ata, që e kanë parë dhe takuar nga afër pas përgjimeve tregojnë për një situatë tejet të rënduar të kryeministrit .
Sigurisht, publikimi i përgjimeve ishte një varrè kokës jo vetëm mbi imazhin e tij, dhe një paralajmërim i fortë për një fund tejet të keq nëse nuk tërhiqet në kohë nga marrëzia dhe ekstaza e sëmurë ku e ka futur deliri i madhështisë.
Por, ajo që po e nxjerr tërësisht nga vetja, është izolimi i madh ndërkombëtar. Ai e ka të qartë se pas këtij izolimi qëndron ftohtë dhe si një masiv shkëmbor vendosmëria e Trump, vështrimi i prerë i Merkel dhe përbuzja deri në neveri e Macron!
Fundi i tij është i qartë.
Kjo është arsyeja, që po kërcënon me destabilitet perëndimorët, po kërcënon me izolim shqiptarët dhe po kërcënon me burg opozitën .
Përpjekja për të realizuar zgjedhje kundër vendimit të njeriut që përfaqëson kushtetutën dhe pa pjesëmarrjen e opozitës, përveçse është tipike për regjime totalitare, tregon në fakt që ai është gati të bëjë gjithçka që Shqipërinë ta çojë drejt një përplasjeje fatale.
Ndërkohë , me këtë akt është bërë edhe më e qartë kapja kapilare nga ai e sistemit të drejtësisë. Është prova që reforma në drejtësi, paska qenë në fakt një variant i kamufluar i hakmarrjes për drejtësi.
I dehur nga frika dhe në ekstazë nga hakmarrja, ai ka urdhëruar lleshin e tij në polici dhe preshin në prokurori të marrin vendime shumë të rrezikshme për demokracinë në vend.
Por, tani çakalli i politikës shqiptare ka rënë në çarkun e hekurt gjerman.
Kështu që, çdokush duhet ta marrë me qetësi dhe dashuri kërcënimin e tij për burg, ndalim vizash dhe destabilitet në 30 Qershor.
Sepse, as burgu, as vizat, as destabiliteti nuk varen më prej tij. Nga dje, ai nuk është më kryeministër i shqiptarëve. Ai është thjesht një i pandehur për krimet shumë të rënda !
Sillet sikur nuk ka ndodhur asgjë si ai ashtu edhe këlyshët e tij , të cilët janë pjella monstruoze të përdhunimit, që ai i bëri PS. Por, në fakti atij i ka hyrë gjushi në bark. Kushdo në pozitën e tij do të kishte frikë. Për shkak të frikës i bën këto përpjekje, kërcënon perëndimin si në kohën e qoftëlargut. Ngjan me një qen plak që ia kanë hequr dhëmbët dhe e kanë lënë lëshuar të braktisur.
Thellë , thellë i ka hyrë frika në palcë dhe është i terrorizuar, sepse akuzat për të janë penale dhe janë nga më të rëndat dhe të padëgjuarat. Përgjimet zyrtare të publikuara nga Bild, dëshmojnë përfshirjen e tij në afera monstruoze deri edhe përdhunime. Megakorrupsion, kanabizim, larje parash, zhvatje, mashtrim, vjedhje, vrasje, trafik ndërkombëtar, prodhim narkotikësh, krim elektoral, tradhti kombëtare etj. Atë e kanë lajmëruar që arrestimi i tij është i sigurtë dhe i pashmangshëm.
Ndaj, ulëret, pëllet dhe shantazhon me burg opozitën sikur të ishte në Rusi . Ai është gati t’i vërë flakën Shqipërisë në datën 30 qershor, jo si Neroni ah sa do të donte të kujtohej si i tillë, por për shkak të Gjushit dhe Keshit që ka në bark.
Në fakt, halli i tij i vërtetë , është përballja me drejtësinë, pasi është e qartë, që do ta zbythin nga pushteti në vjeshtë. Qëndrimi i z.Engel është një garanci e madhe për këtë. Ndërsa , Palmer thjesht i sugjeroi një mundësi , që në fakt nuk është tjetër vetëm se një rrugëdalje nga përplasja e madhe civile, që ai kishte ndërmend të organizonte.
Pas 30 qershorit fillon një epokë e re. Fillon çmontimi defacto i tij dhe i regjimit të tij. Atij dhe këlyshëve të tij do t’i vihen pas siç iu vunë Escobarit ,Ghedafit apo Sadam Huseinit. Ndërkohë, me formimin e Gjykatës Kushtetuese do të merren vendimet e duhura. Gjykata kushtetuese do të rrëzojë zgjedhjet pa dekret, dhe do të përcaktojë bashkë me presidentin një datë të re jo vetëm për zgjedhjet lokale por edhe zgjedhjet e parakohshme.
Klithmat e tij të hakmarrjes dje nga vendimi i Palmer, ulërimat e tij për burg, destabilitet janë tipike për udhëheqësit e korruptuar . Ulërimat dhe ngërdheshja e tij janë në fakt lutje për marrëveshje. Lutje për falje.
Në fakt Palmer ia dogji në dorë planin për të djegur Shqipërinë
Ai kërkonte t’i vinte flakën Shqipërisë dhe bashkë me Shqipërinë të digjte edhe provat dhe kujtesën për rrumpallën kriminale gjashtë vjeçare.
Por, duhet të ketë shumë kujdes, sepse perëndimi dhe populli shqiptar nuk janë aq i leshtë sa i mendon ai. Populli shqiptar nuk ia fal më askujt këtë pas 30 vjetësh pluralizēm politik dhe demokraci .
Populli shqiptar nuk meriton të izolohet ndërkombëtarisht dhe një herë, nga kapriçot e një të sëmuri delirant mendor, që kujton se është zoti dhe pronari i shqiptarëve.
Çfarë nuk po bën për ta shtyrë popullin në përplasje civile. Çfarë nuk bëri mbrëmë në Shkodër! Arreston, burgos , fyen, tall, përqesh por asnjë reagim. Por, vendosmëria që kanë kundërshtarët e tij e shkatërron .
Ai po i hedh benzinë zjarrit të një lufte civile, sepse kjo do ta shfajësonte atë plotësisht në sytë e ndërkombëtarëve dhe krimet e tij do të harroheshin.
Por, viti 1997 dhe destabiliteti i Shqipërisë është dhe do të mbetet thjesht një dëshirë e tij merobazeske.
Ai mendon se shqiptarët janë aq idiotë sa për frikën, karrigen dhe tekat e tij të djegin sërish Shqipërinë.
Ky skenar as që mendohet se mund të ndodhë, sepse askush nuk është aq i çmendur dhe aq Llesh, sa të dalë kundër vullnetit të popullit të tij dhe të mbajë anën e kriminelëve me uniformë dhe pa uniformë.
Sepse, ata e dinë se të gjithë ata që e kanë provuar kanë dështuar me turp dhe kanë përfunduar në koshin e plehrave të historisë.
Kërcënon me luftë, trimi që kurrë nuk është shquar për akte kurajozë, por vetëm për marrëveshje tinzare, ashtu si atëherë në 2013, kur nënshkroi me gjakun e katër viktimave të 21 Janarit kapitullimin përballë Ilir Metës, vtëm për pushtetin e tij.
Ky njeri mendon se ky popull është aq i trashë sa e ka harruar që Metën president e ka peshqesh nga ai vetë, nga trimi me fletë. Problemi më i madh i Ramës sot është se përballë popullit duket që luftën e ka të humbur. Populli qëndron i vendosur dhe i palëkundur nga kërcënimet dhe shantazhimet e tij. Marrëveshja e 17 Majit të cilën e shpërdoroi paburrërisht, u bë varri i tij.
Tashmë është i lodhur, i falimentuar dhe i ezauruar nga nervat. Ai nuk ka më se çfarë të ofrojë kësaj here. Ai e di fort mirë se kush qëndron pas kësaj historie.
Ashtu si të gjithë ata delirantë që kanë guxuar t’i dalin përpara vullnetit të popullit, ai e di fatin e tij historik. Tani thjesht duhet të ulë kokën me turp dhe t’i nënshtrohet fatit të tradhëtarëve më të mëdhenj të këtij kombi. Nëse deri nesër nuk e ka bërë, do ta bëjë shumë shpejt.