Nga Korça, ish-deputeti i PD, Ervin Salianji tha se kërkesat e opozitës janë të qartë dhe problem nuk është data e zgjedhjeve.
“Problem për ne është blerja e votës dhe ne kemi kërkuar largimin e Ramës dhe krijimin e qeverisë tranzitore“, tha Salianji.
“E sigurt- tha ai- është që zgjedhjet e 30 qershorit janë të PS dhe të zgjedhin kryetaret e tyre. Dekreti i presidentit është në 13 tetor. Ka një date të re sipas kushtetutës dhe presidencës. Ne po kërkojmë kushte gare. Çdo gjë që thote Rama është tentative e dështuar”, u shpreh ish-deputeti.
Salianji bëri thirrje që të mos ketë përplasje me qytetarët në interes të Ramës.