Dega Pukë e Partisë Demokratike, në vijim të qëndrimeve të saj politike, ka reaguar sërish sot, përmes sekretarit të degës, z.Alfred Qafa, duke u bërë thirrje qytetarëve dhe zgjedhësve të bashkisë Fushë-Arrëz, të refuzojnë pjesëmarrjen në procesin e stisur të votimeve më 30 qershor, duke shpërfillur me neveri antikushtetutshmërinë e këtyre votimeve, të cilat nuk janë gjë tjetër, vecse një përpjekje e mjeranizuar e “atyre” që s’kanë kuptuar ende vlerat dhe parimet themelore të demokracisë.
Z. Qafa, si ish-kryebashkiak i Fushë-Arrëzit, ka vënë theksin tek rritja e nivelit të varfërisë dhe të papunësisë në këtë bashki, duke akuzuar qeverisjen aktuale si shkaktaren e kësaj gjendje të rëndë ekonomike me të cilën përballen banorët e kësaj bashkie, dhe u ka kujtuar qytetarëve se pjesëmarrja në farsën e votimeve të 30 qershorit është klithma e një qeverie të kapur nga krimi, që rrëket të mbajë pushtetin e saj me marifete të lloj-llojshme, duke minuar hapat e bëra deri më tani në drejtim të konsolidimit të demokracisë.
Në fund të apelit të tij, sekretari Qafa, ka ftuar demokratët dhe drejtuesit e strukturave të jenë të bashkuar, si kurrë më parë, në këto ditë historike, ku beteja është e qartë dhe fitorja është në anën e qëndrestarëve. Asnjë kompromis me shkelësit dhe dhunuesit e demokracisë, prandaj sëbashku në mbrojtje të vlerave dhe lirive themelore, që shqiptarët i fituan me guxim në dhjetorin e vitti 1990 kundër etërve të këtyre që po qeverisin, dhe që ne duhet po me guxim ti mbrojmë ato në qershorin e 2019.
Lexojeni të plotë mesazhin e sekretarit të degës Pukë të PD, Alfred Qafa, drejtuar banorëve dhe zgjedhësve të bashkisë Fushë Arrëz.
Të nderuar qytetarë të bashkisë Fushe-Arrëz, ju bëj thirrje të refuzoni me cdo kusht pjesëmarrjen në zgjedhjet farsë të 30 qershorit, zgjedhje pa zgjidhje, me një kandidat si në kohën e diktaturës ku është një poshtërim për të gjithq komunitetin tonq, pasi nuk ka alternativë dhe as një platforme konkrete për zhvillimin e vendit tonë.
Presioni për të marrë pjesë në votime është shumë i madh dhe i paprecedentë, ku ju bëhet presion administratës që të dalin me gjithë familjen për të votuar dhe për të raportuar pjesëmarrjen e numrin e votave, si dhe përdorimi i nëpunësve të shtetit në shërbim të detyruar për vota fasadë dhe ruajtjen fizike të KZAZ-ve. Të kini kujdes për të mos u përdor si njëpërdorimsha, pasi fundi i këtyre zgjedhjeve dihet, pakënaqësia ka arritur kulmin.
Nuk duhet të ndikoheni as nga lista e këshilltarëve që kandidojnë, pasi mund të jenë të afermit tuaj, por të jeni të bindur se po gabojnë, pasi po i bëjnë një shërbim kësaj qeverije kriminale dhe jo legjitime! Më vjen keq që nuk e shohin situatën dhe realitetin politik, por mendojnë afat-shkurtër ku dhe vetë e dinë që këto nuk jane votime.
Kjo maxhorancë dhe qeveri ështe shkaktare e papunësisë dhe shpopullimit të bashkise Fushë-Arrëz dhe të të gjithë rrethit Pukë.
Thirrja ime, ju drejtohet dhe si Ish/Kryetari Juaj të gjithë intelektualëvë, mësuesve, mjekëve, të gjithë socialistëve të ndershëm dhe atyre që nuk jane servilë të së keqes dhe të gjithë atyre të pakënaqurve, të të pavleresuarve dhe atyre të pamundurve që janë lënë në harresë dhe thirren vec për vota.
Kam dhe një mesazh për të gjithë anëtarët e PD-së, si Sek/i Degës Pukë, që të jemi sa më shumë të bashkuar në mbrojtje të demokracisë, si dhe është e paprecedentë pjesëmarrja në këto votime, nuk është në nderin tuaj dhe ju lutem të bindni dhe pjesëtarët e familjes që të mos marrin pjesë në votime!