InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Fjalët e fundit të Victor Hygos, 3 ditë para vdekjes!

27 Qershor, 2019
in InfoPress, Kulturë
A A
Fjalët e fundit të Victor Hygos, 3 ditë para vdekjes!

Të përmendësh Viktor Hygonë është njëlloj si të flasësh për një forcë natyrore trallisëse, për një energji krijuese kolosale, që për më shumë se një shekull, nuk ka reshtur së flladituri botën mbarë.

Një vullkan në shpërthim të përhershëm, duke vjellë pareshtur në shekullin e tij poema, romane, drama… pavarësisht pengesave ose ndoshta, falë tyre, pavarësisht tallandive të historisë dhe politikës, të një mërgimi të detyruar 17-vjeçar në Jersey, më pas në Guernsey, frymëzuar nga një aktivitet i palodhshëm.

Udhëheqës, personalitet emblematik i romantizmit, një nga poetët më të mëdhenj që ka njohur historia, mbresëlënës për guximin që tregoi gjatë ngjarjeve të dhjetorit 1851, një staturë vërtet historike, Viktor Hygoi ishte pa dyshim një vizionar, një gjeni i përshkuar nga vizioni i brendshëm, nga një fantazi e patëdytë, – mirëfilli gjeni në krijimin e imazheve, imazhe që ai rrekej t’i përkthente në fjalë.

Nuk është për t’u habitur që ai ishte, fare pak e njohim, një projektues i shquar (disa nga librat e tij të udhëtimit, si “Franca dhe Belgjika” ose “Alpet dhe Pirenetë”, ilustrohen nga përkujdesi i tij).

Aspekti “vizual” i Viktor Hygoit është çelësi magjik për të kuptuar punën e tij, ku gëlojnë përshkrime plot gjallëri: për shembull nëse lexojmë kapitullin e pestë të “Katedralja e Parisit”, është si të zhytesh në një univers, një festë të marrësh plot larmi që merr jetë në sytë tanë – dhe me ç’talent!

Këtë karakteristikë vizionare, thuajse profetike të poetit, ai e ka formuluar në mënyrë të përkryer tek “Funksioni i poetit”, çka e lejon që ai t’i parashikojë gjërat, të shohë para të gjithëve atë që do lindë dhe për rrjedhojë veprimi vihet në shërbim të këtij vizioni. Për Viktor Hygonë angazhimi politik është një shtrirje e drejtpërdrejtë e krijimit, prandaj ai do të jetë gjithashtu një “burrë shteti” në kuptimin modern të termit. I emëruar Per i Francës nën sundimin e Lui-Filipit, nga viti 1845 deri në 1848, më pas deputet 1848-1851, në 1871, sërish senator nga 1876 deri në vdekjen e tij në 1885.

Të tilla janë faktet e lavdishme, që tregojnë se deri në çfarë mase veprat korrespondojnë me këtë artist të jashtëzakonshëm, me parimet e ngritura, me fjalët madhështore.

Ekziston një vazhdimësi e përsosur midis artit dhe jetës, fjalës dhe gjestit, të cilat shpërfaqen dhe ndikojnë njëri-tjetrin. Shumë nga betejat e tij mbeten të rëndësishme (edhe nëse duhet t’i shtrijmë në perspektivë, për të shmangur anakronizmin): lufta në favor të shfuqizimit tek “Dita e fundit e një të dënuari” është botuar më 1829, ligji i heqjes së dënimit me vdekje të shpallur në Francë në… 1981), demokratizimi i arsimit, përmirësimi i pagave dhe kushteve të punës, lufta për emancipimin e gruas dhe barazia gjinore, sistemi i mbrojtjes sociale, mbrojtja e fëmijëve, mbrojtja e kombësive të shtypura dhe ideali i një republike universale… të gjitha këto tema trajtuar nga një shpirt universal, i shqetësuar për njerëzimin dhe vlerat më të larta si drejtësia, liria, paqja… gjejnë aty-këtu, sipas kontinentit ose vendit, një rezonancë ende shumë të fortë.

“Të duash, do të thotë të veprosh” do të jenë fjalët e fundit shkruar nga gjeniu i letërsisë, tri ditë para vdekjes së tij, më 22 maj 1885.

Sigurisht, nëse ka krijuar mrekulli të atilla, Viktor Hygoi ka vepruar shumë, ka jetuar shumë dhe pa dyshim ka dashur shumë.

Të Lidhura

Paradë karnavalesh në qytetin e gurtë, fëmijë dhe të rinj gjallërojnë Gjirokastrën
Kulturë

Paradë karnavalesh në qytetin e gurtë, fëmijë dhe të rinj gjallërojnë Gjirokastrën

13 Mars, 2026
Leonel Gjoka –Tingulli i çiftelisë që po ringjall traditën shqiptare
Kulturë

Leonel Gjoka –Tingulli i çiftelisë që po ringjall traditën shqiptare

5 Mars, 2026
Marko Hoti shkëlqen në koncertin festiv “Gurra e Kurbinit” në Lezhë
Kulturë

Marko Hoti shkëlqen në koncertin festiv “Gurra e Kurbinit” në Lezhë

2 Mars, 2026
Poezi nga Sokol Gjoni: Kosovë, Feniksi i Lirisë
Kulturë

Poezi nga Sokol Gjoni: Kosovë, Feniksi i Lirisë

17 Shkurt, 2026
Sokol Gjoni: Poezia e Klodiana Çobos, dëshmi e pjekurisë së vonuar të dashurisë
Kulturë

Sokol Gjoni: Poezia e Klodiana Çobos, dëshmi e pjekurisë së vonuar të dashurisë

16 Shkurt, 2026
’Jeto dhe jetën time po e deshe, eja dhe merre, veç jeto’
Kulturë

’Jeto dhe jetën time po e deshe, eja dhe merre, veç jeto’

23 Janar, 2026

TË FUNDIT

Gimbo i plotëson “live” kërkesën e Selin në “Goca dhe Gra”, poston foton me unazë
Show Biz

Gimbo i plotëson “live” kërkesën e Selin në “Goca dhe Gra”, poston foton me unazë

21 Mars, 2026

Gjirokastër, pranvera ka mbërritur/ Rikthimi i lejlekëve, simbol i natyrës që nuk harron rrugën
Të ndryshme

Gjirokastër, pranvera ka mbërritur/ Rikthimi i lejlekëve, simbol i natyrës që nuk harron rrugën

20 Mars, 2026

Pas muajit të shenjtë të Ramazanit, besimtarët myslimanë festojnë sot Fitër Bajramin
Aktualitet

Pas muajit të shenjtë të Ramazanit, besimtarët myslimanë festojnë sot Fitër Bajramin

20 Mars, 2026

Horoskopi ditor, 20 mars 2026
Horoskopi

Horoskopi ditor, 20 mars 2026

20 Mars, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com