InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Artikuj

Pikat kryesore të mesazhit të Metës/ Pse nuk bie 30 qershori?

25 Qershor, 2019
in Artikuj, InfoPress
A A

Presidenti i Republikës u shfaq në një konferencë shtypi që në tetë të mëngjesit për të kundërshtuar një vendim kontrovers të Kolegjit Zgjedhor dhe për të thënë se anullimi i zgjedhjeve të 30 qershorit nuk preket nga ky vendim.

Dje kolegji zgjedhor i përbërë nga  Astrit Kalaja, Ridvan Hado, Tomor Skerli, Artur Malaj dhe Lindita Sinanaj shqyrtoi kërkesën e partisë Uniteti Kombëtar, të Idajet Beqirit bërë ndaj KQZ që nuk donte ta ç’rregjistronte nga zgjedhjet. Ajo e kishte kërkuar këtë ç’rregjistrim me pretendimin se presidenti ka shpallur mosmbajtjen e zgjedhjeve.

Pikërisht për të arsyetuar se kjo manovër nuk e cënon aspak dekretin e tij, Ilir Meta mbajti sot një konferencë shtypi. Argumentat e tij ishin:

1)Kolegji Zgjedhor nuk mund ta shqyrtojë dekretin presidencial sepse këtë tagër nuk ia njeh kushtetuta. Presidenca gjithmonë ka mbrojtur tezën se nëse ky dekret atakohet për të mund të japë vendim vetëm Gjykata Kushtetuese. Por ne rastin konkret ajo është jashtë funksionit.

2)Kolegji zgjedhor as nuk e ka thirrur presidencën si palë në process, prandaj vendimi i tij nuk ka fuqi mbi dekretin e presidentit. Ai qëndron dhe ne 30 qershor nuk mund të ketë zgjedhje të ligjshme.

3)Kolegji Zgjedhor ka zgjidhur një konflikt vetëm mes dy palëve, partisë Uniteti Kombëtar dhe asaj që meta e etiketoi si organizata socialiste në KQZ, pra nese duhet çrregjistruar apo jo forca e Idajet Beqirit nga KQZ-ja.

Pasi dha këto argumenta juridikë, kreu i shtetit tha se po e bënte këtë sqarim si kundërpeshe ndaj dezinformacioneve të shpërndara në media që duan të ngrejnë një operacion propagandistik. Ai kaloi edhe në konsiderata më personale gjatë pyetje përgjigjeve me gazetarët kur e konsideroi KQZ e gjymtuar si një “organizatë socialiste” dhe kur e etiketoi procedurëne  ndjekur deri në kolegjin zgjedhor si një truk juridik. Meta theksoi vendimi i marrë nga Astrit Kalaja, Ridvan Hado, Tomor Skerli, Artur Malaj dhe Lindita Sinanaj “nuk mund të prodhojë një efekt juridik qoftë për dekretin qoftë për zgjedhjet”.

Të Lidhura

Nga Adelina Pali: Ersi Qazolli, një inspirim për gjeneratën e re
Artikuj

Nga Adelina Pali: Ersi Qazolli, një inspirim për gjeneratën e re

19 Mars, 2026
Nga Adelina Pali: Marrëdhënia mësues-prind një udhë e përbashkët
Artikuj

Nga Adelina Pali: Marrëdhënia mësues-prind një udhë e përbashkët

17 Mars, 2026
Alarm nga Brukseli për integrimin e Shqipërisë: Raporti kyç “IBAR” rrezikon të bllokohet pas votimit për imunitetin e Ballukut
Artikuj

Alarm nga Brukseli për integrimin e Shqipërisë: Raporti kyç “IBAR” rrezikon të bllokohet pas votimit për imunitetin e Ballukut

14 Mars, 2026
Bllokimi i ‘arrestit’ për Ballukun hedh hije mbi procesin e integrimit
Artikuj

Bllokimi i ‘arrestit’ për Ballukun hedh hije mbi procesin e integrimit

14 Mars, 2026
Rrëzimi i regjimit në Iran: a do të bëhej vendi më i lirë, më i pasur apo thjesht më i rrezikshëm?
Artikuj

Rrëzimi i regjimit në Iran: a do të bëhej vendi më i lirë, më i pasur apo thjesht më i rrezikshëm?

12 Mars, 2026
Misteri historik i “Albanisë së Kaukazit”: një histori që pak përmendet në lidhje me emrin e shqiptarëve
Artikuj

Misteri historik i “Albanisë së Kaukazit”: një histori që pak përmendet në lidhje me emrin e shqiptarëve

11 Mars, 2026

TË FUNDIT

Si një skenar filmi: SHBA ngritën një bazë ajrore sekrete brenda Iranit
Bota

Si një skenar filmi: SHBA ngritën një bazë ajrore sekrete brenda Iranit

5 Prill, 2026

5 Prill 1939, datëlindja e Leka Zogut/ Axhami: Mbret në mërgim, Sovran në histori
Aktualitet

5 Prill 1939, datëlindja e Leka Zogut/ Axhami: I lindur për të udhëhequr, i përjetshëm në kujtesën kombëtare

5 Prill, 2026

Trump kërkon 152 milionë dollarë për të rihapur burgun famëkeq të Alcatraz-it
Të ndryshme

Trump kërkon 152 milionë dollarë për të rihapur burgun famëkeq të Alcatraz-it

5 Prill, 2026

I shpallur në kërkim për abuzim me të miturin, 17-vjeçari arrestohet në PKK Kakavijë
Aktualitet

I shpallur në kërkim për abuzim me të miturin, 17-vjeçari arrestohet në PKK Kakavijë

4 Prill, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com