InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

LEZHË/ Gara për kryebashkiak, Eduart Ndocaj ka një mesazh për rivalin e tij: Askush s’do guxojë të prekë vullnetin e qytetarëve lezhianë, të cilët me votën e tyre të 30 qershorit do të trondisin themelet e politikës së vjetër të përfaqësuar nga partitë e vjetra

22 Qershor, 2019
in Aktualitet, Lajme, Politikë
A A

Lezha, është ndoshta kryeqendra e zgjedhjeve të datës 30 qershor, pasi të tillë e ka bërë rivaliteti në mesin e dy kandidatëve, që përfaqësojnë mentalitete të ndryshme politike dhe që kanë parashtruar vizione dhe ide krej të kundërta në lidhje me administrimin dhe politikat e bashkisë.

Pjerin Ndreu i “rilindjes” ka ardhur në këtë fushatë si përfaqësues i qeverisë, duke u premtuar qytetarëve lezhianë investime dhe projkete të ndryshme zhvillimore, por ka harruar se ai prej dy vitesh ka qenë deputet i lezhianëve në Kuvendin e Shqipërisë, duke dalë nga lista elektorale e qarkut të Lezhës dhe për këtë ai ka një kosto mjaft të madhe, pasi sipas qytetarëve nuk ka mundur të sjellë asnjë investim dhe ka përkeqësuar treguesit e performancës së administratës, pasi është përfshirë në emërime drejtuesish pa asnjë meritë dhe kriter profesional.

Nga ana tjetër, kemi kandidaturën e djalit lezhian Eduart Ndocaj, i cili, jo vetëm sa ishte në politikën aktive duke qenë deputet i Kuvendit të Shqipërisë, por gjithnjë ka shfaqur interes të drejtpërdrejtë për bashkëqytetarët e tij, duke dhënë kontribute konkrete me donacione në ndërtimin e një sërë veprash në dobi të komunitetit apo dhë në ndihmë të të varfërve etj.

Ky kontrast i madh, e ka polarizuar së tepërmi fushatën në Lezhë, pasi “kaubojsi” e ka ndërtuar strategjinë e fushatbërjes në takimet direkte dhe me të gjitha shtresat e shoqërisë, ndryshe nga rivali i tij, i cili shpreson në taktikat e manipulimit të votuesve apo dhe të rezultateve përmes procesverbaleve.

Këtë gjë e ka nënvizuar kandidati Ndocaj, i cili në takimet e tij në kuadër të parashtrimit të programit elektoral me shtresat e margjinalizuara të shoqërisë, ka vënë theksin tek tendenca e kandidatit të ‘qeverisë” për të blerë zgjedhësit, pasi këtë fushë rivali im e njeh mirë, dhe jo më kot, ai është bërë dhe objekt i audio përgjimeve të gazetës gjermane BILD, duke u përfshirë emri i Ndreut në skemën kriminale të blerjes së votave.

Por Ndocaj garantoi mbështetësit dhe zgjedhësit e tij, se askush s’do guxojë të prekë vullnetin e qytetarëve lezhianë, të cilët me votën e tyre të 30 qershorit do të trondisin themelet e politikës së vjetër të përfaqësuar nga partitë e vjetra.

Në takimin e tij me moshat e treta, si dhe personat me aftësi të kufizuar, Ndocaj ka përpiluar një program të detajuar, që përmbledh disa premtime konkrete, të cilat do të japin një ndikim real në përmirësimin e mirëqënies së tyre ekonomike.

Ja programi i prezantuar për këto kategori shoqërore:

PROGRAMI PER #MOSHAT E #TRETA DHE PER #AFTESI TE #KUFIZUAR .
TE PARET JANE LEZHJANET
SEBASHKU PER LEZHEN 
#TE PARET JANE #LEZHJANET, JO PARTIT E #HAJDUTAT.

1.Për të gjithë të moshuarit që jetojnë vetëm apo me familjare të papunë , do të ndërtojmë skema për rimbursimin e ilaçeve deri në 100% , dhe pagesen e dritave dhe taksave te bashkise 100% nga Bashkia.

2.Për familjet që kanë një person me aftësi të kufizuara në shtëpi, Bashkia Lezhë do t’u ofrojë 5000 lekë (të reja) në muaj çdo familjeje dhe pagesen e dritave dhe taksave te bashkise 100% .

3,Do të ndërtojmë sistemin e transportit publik sipas modeleve më të mira europiane, duke lidhur secilin fshat me qendrën e bashkisë. Transporti për nxënësit e shkollave dhe për pensionistët do të jetë falas.

4,Çdo familje, në çdo fshat të Lezhës, që s’ka asnjë pjesëtar familjeje të punësuar në privat apo shtet, do t’i mundësohet 100% rimbursim të shpenzimeve për punimin, mbjelljen dhe korrjen e drithërave, në mënyrë që në këto familje me vështirësi ekonomike të mos mungojë baza minimale ushqimore.

#JASHTE NGA LEZHA CDO SEVIL HAJDUT,BANDIT APO TE KORRUPTUAR. 
#LEZHJAN, #VOTONI Nr2 EDUART NDOCAJ .
#MANAGJIM #INVESTIME

Fotografia e Eduart Ndocaj

Të Lidhura

Parashikimi i motit, 23 Dhjetor 2025
Aktualitet

Parashikimi i motit, 23 Dhjetor 2025

23 Dhjetor, 2025
PD proteston sot përpara Kryeministrisë
Aktualitet

PD proteston sot përpara Kryeministrisë

22 Dhjetor, 2025
Bahamasi bëhet shteti i radhës që njeh Kosovën!
Aktualitet

Bahamasi bëhet shteti i radhës që njeh Kosovën!

20 Dhjetor, 2025
Parashikimi i motit, 18 dhjetor 2025
Aktualitet

Parashikimi i motit, 18 dhjetor 2025

18 Dhjetor, 2025
Parashikimi i motit, 16 dhjetor 2025
Aktualitet

Parashikimi i motit, 16 dhjetor 2025

16 Dhjetor, 2025
PD mbledh Këshillin Kombëtar të mërkurën
Aktualitet

PD mbledh Këshillin Kombëtar të mërkurën

15 Dhjetor, 2025

TË FUNDIT

Do kryente sulme në Evropë, Turqia kap figurën e lartë të ISIS-it
Bota

Do kryente sulme në Evropë, Turqia kap figurën e lartë të ISIS-it

23 Dhjetor, 2025

Parashikimi i motit, 23 Dhjetor 2025
Aktualitet

Parashikimi i motit, 23 Dhjetor 2025

23 Dhjetor, 2025

Horoskopi ditor, 23 Dhjetor 2025
Horoskopi

Horoskopi ditor, 23 Dhjetor 2025

23 Dhjetor, 2025

PD proteston sot përpara Kryeministrisë
Aktualitet

PD proteston sot përpara Kryeministrisë

22 Dhjetor, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com