Kush është ai budalla që nuk e kupton se zgjedhje në 30 qershor nuk ka dhe s’ka për të pasur.
30 Qershori për Edi Ramën dhe kotheret e tij janë vetëm një ëndërr. Edi Rama e di shumë mirë se zgjedhje nuk do ketë. Vendimi i Presidentit ishte historik, me të gjitha kompetenca kushtetuese duke bëre gjënë e duhur.
Kotheret i tremben zgjedhjeve të lira dhe nuk e pranojnë realitetin, pasi ndëshkohen dhe do ndëshkohen nga qytetarët me votë. Koha e ketyre banditëve te blerjes se votave ka marr fund!!
Bota po shikon se me Edi Ramën nuk ka negociata! Bota po shikon se Edi Rama është ai që mbushi Shqipërinë me drogë nga Veriu në Jug. Bota po e shikon, Edi s’po e kupton, tani është koha që opozita të mos dorezohet!!
Sa për shkarkimin e Presidentit, Partia Socialiste nuk e shkarkon dot, pasi nuk është votuar nga ky parlament që quhet jo ilegjitim.
Ky parlament, që vetëm parlament nuk quhet, duhet të shpërndahet urgjent, pasi parlament pa 140 deputete quhet jo legjitim!! Frika besoj, po troket te kryeministri, as vetë ai nuk di c’të bëj, por del dhe “grin sallate” nëpër qytetete se zgjedhjet do bëhen!
Ia ka qejfi, po 70 % e qytetarve nuk duan zgjedhje pa opozitën, këtë se them une, po e thonë dhe sondazhet e fundit!
Qytetarët nuk duan konflikte, dhe fjala ime si një qytetar i ndershëm është: socialist bojkotoni 30 qershorin! Mendoni për Shqipërinë, jo për Edin, zjarrvënsin e 21 janarit; jo për Taulant Ballën, jo për Elisën e doganave; zgjedhja e juaj duhet te jetë bojkot total!